Albin Kurti nuk është problemi, por zgjidhja!

Opinione

Albin Kurti nuk është problemi, por zgjidhja!

Nga: Arsim Haziri Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:45
Arsim Haziri

Dhe aktiviteti i tij prej një problematiku masiv politik është dhe mbetet vetëm nën syrin e kundërshtarëve të dobët e të paargumentuar politik, jo edhe në vlerësimin e drejt qytetarë. Jam në gjendje t’ua njohë shqetësimin atyre, por jam edhe më shumë në gjendje t’ua kuptoj frikën ndaj rritjes së Albinit, prandaj edhe u sintetizuan të gjithë për ta ulur institucionalisht. Ai përnjëmend është fajtor, por fajësia e tij është racionale dhe e drejt madje e legale për ta poseduar e zotëruar gjithkush, veçanërisht pretenduesit politik, apo liderët partiak.

Ai përngjason me karakterin e një lideri të kompletuar e karizmatik, për më shumë të përgatitur për t’u ballafaquar edhe më sfida të rëndësisë nacionale, dhe mbi të gjitha përpos stoik në parime poashtu edhe konsistent në qendrime. Gjithmonë dhe gjithnjë janë problematizuar edhe pse padrejtësisht kuadrot fuqishëm, në rastin tonë nga vet fakti se po luftohej politikisht dëshmon dhe konstaton për fuqinë të cilën e posedon Albini. Është krejtësisht frika si arsye që ndikon në unitetin e subjekteve tjera në ballafaqim të tij, jo edhe guximi individual i gjithsecilës.
Këtu kemi të bëjmë me një frikë, krejtësisht për arsye banale, krejtësisht e si shkak i dobësisë dhe asaj të paraqitur përgjatë keqqeverisjeve. Vendit i duhen njerëz që dijnë dhe mundën, njerëz që reflektojnë pastërti dhe guxim, jo edhe aso çfarë mund e janë sinonin i dukurive negative. Përtej këtyre ngjarjeve krejtësisht të qëllimsht e negative, është kontrata e madhe qytetare ajo që sërisht do ta vendos vulën për mënyrën e qeverisjes. Çdo metodologji mund të vihet në funksion të rrëzimit të tij, mund të paramendohet çdo gjë, mirëpo jo edhe mund të konkretizohen ato duke e ditur gjithnjë për mbështetjen e madhe që gëzon prej trupit publik.

Edhe tanimë fronti tjetër politik përmes mjeteve kundërkushtetuese po përpiqet për ta përulur besimin e madh qytetarë , besimin të cilin e absorboi lëvizja. Në kushtet e një demokracie liberale, parashihen procedura tjera, pra racionale me të cilat arrihet të masivizohet vota si mbështetje qytetare. Jo edhe këto që po pretendohen t’i përdorin madje për më keq, LDK-ja fatkeqësisht është në prehërin e PDK-s,  konstatimin për një simbiozë të pashkëputshmë politike e kuptuam edhe tanimë , më rrëzimin e qeverisë Kurti. Për fund them se qeveri pa përfshirjen e Lëvizjes S’MUND të ketë, çdo matematikë e kalkulime tjera nënkupton shtrembërim të vullnetit qytetarë, dhunim të besimit të tyre, pasi tetori i vitit të kaluar

tregoi qartazi se kush duhet të udhëheqë me përgjegjësitë e larta publike. Duke ditur se presidentit të vendit kushtetshmërisht iu kërkohet uniteti dhe garantimi demokratik i funksionimit të institucioneve të shtetit, atëherë veprimet e tij duhet të jenë brenda ligjeve dhe frymës kushtetutese, në të kundërtën çdo nismë e tij përbrenda e me logjikë politike ndikon në provokimin e situatave të pariparueshme dhe për më keq dhunon besimin masiv që është materializur në kushtetutë. Qeveri pa besimin më të madhe qytetarë s’mund të ketë, e për t’i formuar ato përmes procedurave demokratike dhe kursyer çfardo rrethane duhet rikthim tek populli për t’u rikonfirmuar e kuptuar besimi si vullnet qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat