LDK, bie dy herë nga provimi

Opinione

LDK, bie dy herë nga provimi

Nga: Dedë Preqi Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:59
Dedë Preqi

LDK, me udhëheqjen e Isa Mustafës, sikur e përcjellin disa tinguj margjinal dhe monoton, me prirje laramanë, që prishin tërësinë harmonike të një vepre me interes të një rrethi shoqëror dhe më gjerë, përshak se, derigjenti lakmitar, i udhëhequr nga dëshira dhe idetë e madhështisë që ta bëjë sa më ineteresantevepren e vet, harroi me i përputhë dhe nivelizuar intonimet brenda boshtit të vet dhe atij qëndror, duke e zbehur dhe shterruar shijen e kompozicionit në tërësi.

Apo, çfarë do të thotë dhe ka dashur LDK,bashkë me derigjentin e saj Mustafa, që të arrijë me episodet e tilla, të cilat ishin të pa përlqyera për publikin e këtij vendi,në të parën kur iamundësoi autorit të veprave jo të lakmueshme  z.HTH, shpërblimin pa meritë me titullin e kryetarit të shtetit, edhepastaj episoda e dytë edhe më e keqe, në këtë kohë të pandemisë, kur populli i këtij vendi dhe gjithë bota po përballën me gjitha kapacitetët e veta për ta luftuar këtë situatë, LDK, udhëheq mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti, me të cilën ishte edhe vetë partner në këtëqeverisje.

Që do të thotë, prirja për të ndjekur rrugën e « pazarllëqëve » dhedëshiravepërfamë dhepushtet, nganjëherë trillon edhe rrolin e djallit, për t’a zavendësuar në një mënyrë, duke moskursyer as popullin e vet dhe shëndetin e tij në këto momente të vështira, për t’ia arritur qëllimit, njëheraziduke e çrregulluar rendin shoqëror e shtetëror në një trënd funksional dhe vital,qëdo ishteqeveria e parë në Kosovë, e cila e kishte inicuarluftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit në këtë vend.

Do të ishte një dështim i madh për politikën e Kosovës, por edhe një dështimbrenda faktorit popull, i cili në këtë rast të pandemisë detyrohej ta kthente vëmendjen edhe nga faktori politik i vendit, se në çfarë rrethanash shkakëtohet ky lloj i pa përgjegjësie politike, me projekte të mjegulluara e të pa qarta, në aksionin e mocionit të shkarkimit të qeverisë.

Nga goja e popupullit të Kosovës, përveq brengave që kanë nga armiku i gjithë botës, nga koronavirusi-covid19, dëgjohen edhe plotë zëra kundër politikanëve dhe politikës së tillë që zhvillohet në vend, jo vetëm që pjesa dërmuese janë në përputhje të plotë me qeverinë Kurti, por në rrethana të tilla dhe ndaj situatës kritike të pandemisë, nuk do duhej të ndodhte një gjë e tillë, sidomos te njerëzit normaltë ndonjë vendi në botë.

Nga goja e popullit dalin edhe plotë ofshamë e mallkime ndaj kësaj politike, që po abuzojnë me votën që ua besojë populli, po abuzojnë me gjakun e dëshmorëve të lirisë, po abuzojnë edhe me të tanishmën dhe të ardhmën e këtij populli, me ç’rast LDK, do e merrte barrën e gjithë kësaj drame psikike, pasojat e sëcilës sulmojnë sferat e shpresës dhe optimizmit njerëzor të këtij vendi.

Po për çfarë qëllimesh e merrkëtë rrol ta luaj LDK, që dikur jemi betuar në titullin dhe trurin e saj, për derisa  i printe dr. Rugova, F.Agani dhe të tjerë, ndërsa sot politikat e saj mund të mirren edhe si akte vetëvrasëse, për deri sa e ngrit dorën për ta rrëzuar qeverinë dhe vetëvetën për të realizuar synimet e liderit të saj, për të mos qeverisë me Albin Kurtin, sikur ky njeri nuk do ishte shqiptar i këtij vendi, si një student shqiptar i burgosur politik dhe i diskriminuar nga regjimi serb.

Një politikë e tillë nuk qonë largë, edhe nëse thotë Mustafa ditë e natë se LDK, nuk është vartëse e Hashim Thaçit, mirëpoe dëshmon vet dhe  i përputhë qëndrimet e tij me lojrat e Hashimit, i cili edhe sot në këtë situatë të rëndë nga pandemia e virusit, kryetari i shtetit bënë thirrje popullit të vet, që të mos zbatohen urdhërat e qeverisë Kurti, që në një mënyrë, do ta fustepopullin në një konfuzion dhe logjikë konfrontuese në mes njëri-tjetrit.

LDK, ka rënë keq dy herë nga provimi me fajin e profesorit të vet Isa Mustafa dhe nga një detaj i tillë, të cilin mund ta ketë përjetuar apo njohur nga afërkëtë herë populli i vendit, përmes përvojës së vet të hidhur politike e koncepton se, ky mos sukses i momenteve të unitetitvjenpërshkak të metodës klasike dhe primitive, që e përdori profesori në fjalë dhe përshkak se, për ta luftuar armikun e korrupsionit dhe krimittë organizuar, nuk do duhejtërefuzohet partneri i vet qeverisës, duke iu bashkuar gjithë atyre, që e ndihmuan dhe shkakëtuan një kaos të tillë në Kosovë.

Dhe ky insistim i LDK-së, do të ishte më shumë se një konstrukt i përgaditur pa kohë dhe i kopjuar keq, i cili nuk do luan shumë rrol në dëm të partnerit të vet në qeverisje për aq sa mendohet, përkundrazi do ta rriste rezistencën e tij, sepse vetë përcaktimi, apo koncepti i materjes e përjashton aspektin e ndonjë vizioni optimist me partnerë të tjerë, apo të ndonjë besimi të qartë,që do të mbështetej në fakte të sigurta, dhe që do të kishte për bazë një objektivitet dhe mënyrë tjetër konkrete në organizimet e ardhshme, sepse në fakt do kufizohet nga kategoritë e tilla që e drejtuan pushtetin e deridjeshëm në kuptimin e humnerës, që nxiti ndjenjën e këtij ankthi që po dominon edhe sot në tërë horizontin tonë politik dhe ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat