Luftërat e ashpëra ndërpartiake në Kuvendin e Kosovës me moton: Kush po gënjen dhe rrezikon shtetin më shumë!!!

Opinione

Luftërat e ashpëra ndërpartiake në Kuvendin e Kosovës me moton: Kush po gënjen dhe rrezikon shtetin më shumë!!!

Nga: Ali Kelmendi Më: 31 mars 2020 Në ora: 18:36
Ali Kelmendi

Derisa ju të zgjedhurit me votën e popullit për t’i përfaqësuar interesat e tij dhe shtetit në Kuvend, nga ju po dëgjojmë çdo llojë fjalë fyese, genjeshtëra, grindje e rrahje si në arenën e gladiatorëve të antikës.

Kemi menduar se ju kemi zgjedhur të civilizuar dhe keni ecur me kohën dhe jeni emanicipuar, por si po duket se nuk jeni. Në arenën e Kuvendit po ju sheh e tërë bota e populli i mjerë e thotë me vetevete „ kuku për ne se kush po na përfaqësueka“ !

Po e përmend një proverb : „Sa më shumë qe po ju dëgjojmë juve me fjalimet dhe ngatërrësat e budallavëta aq më shumë po ju besojmë shtazëve shtëpiake në kuvendin-oborrin shtëpiak.“

Konkret, pse mos t’i besojmë deltarit ilir, qenit të sharrit, i cili ta ruan shtepinë, t’i ruanë bagëtinë e sidomos zotërinë dhe oborrin e shtepisë. Ata të njëjtit soj nuk kacafytën mes veti. E luftojnë qenin e keq, e luftojnë ujkun, kur hyn në torishtë për ti hënger delet e shtepisë.

E ju çka beni në Kuvend-in e juaj të llafeve dhe tarafeve ?! Vetëm përlaheni, kacafyteni duke mbrojtur interesat partiake në çdo lloj forme edhe ato kundërthënese. Po gënjeni aq shumë sa më kush nuk po ju beson. Beni marrëveshje brendapartiake si mes deputetëve ashtu edhe me ata që nuk janë deputetë të dalë nga vota e popullit si Isa Mustafa, Agim Veliu etj.

Më e keqja është se ata vetën e zgjedhin për liderë pa e pyetur askënd e le më sovranin ! Pastaj, juve me zor ua marrin votën dhe mbështetjen për të njëjtit ! Kur bëhen liderë, prap nuk ju pyesin, por si bariu ju grahin me shtagë. Isa Mustafa s’e banë me kot shtagën-krrulën, por mjafton qe ju me ia parë atë në dorë. Në familje me shumë fëmijë, mjaftontë një thupër e hollë e varur në mur dhe qetësia dhe dëgjueshmëria mbretëronte, sa qe as miza nuk dëgjohej ! Ky rast ka të bëjë me ju partiakë.

Nëse ujku hyn në torishtë vjedhurazi dhe nëse deleve po ua prekëka- krehëka me shputë bishtin, atëherë ato ne tubë po i shkuakan pas tij në mal dhe atëherë një nga një i pret në fyt duke ua pirë gjakun. Po me dukët se edhe Hashimi, Ramushi, Fatmiri dhe Isa ua kanë pirë gjakun juve deputetëve sikur deleve !

Nga ana tjetër rrenët e juaja të thëna në Kuvend, janë pa pikë yndyre, sikur qe ndodhi me rastin e Mocionit për shkarkimin e Qeverisë Kurti. LDK-istet antirugovistë si shkak gjoja po e marrin largimin e Agim Veliut nga ministri i PK. Ra pyetja krahasuese e largimit të Zonjës Nekibe Kelmendit, ministre e drejtësisë e shkarkuar nga Hashim Thaçi, me një vendim të thjeshtë, të së ciles ia vranë burrin me të dy djemtë. Z. Bajram Kelmendi, apriori ia përgaditi Millosheviqit raportin për në Hagë. I ndjeri asokohe nuk iku nga Prishtina si shumë liderë të tanishëm, por ngeli me familje në shtepi, për ta mbrojtur pragun e shtepisë, por që fatit nuk mund t’i ikësh !

Për Hashimin »UҪK-istin » nuk kishte (dhe ka) aspak vlerë kur qindëra herë gënjente duke u thirrur në lavdatat për veti dhe bashkëluftarët e tij !

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar Arbër Gashi qe mbytur duke gënjuar për largimin e Zonjës Kelmendi, derisa vajza e saj Kosovarja ua dërgoj kopjen e Vendimit për shkarkim. Lojërat e pandërshme, të pafytyra, të dyfishta të Isa Krrutanit dhe Hashim rrencit.

Na u bë e madhe dhe gjoja shkaktar, largimi i Veliut. Atëherë, pse nuk u mbrojtë dhe kundërshtua largimi i Zonjës së nderuar Nekibe Kelmendit !

Le te dihet haptas së Mocioni nuk u bë shkaku i largimit të Veliut edhe pse thirrën në të, por përshkak të prapaskenave e Marrëveshjeve sekrete të LDK-istave antirugovistë me partitë e PAN-it dhe pakicat minoritare, të cilat shërbejnë si gjokerë dhe mbajtur anën gjoja të fortit !!!.

Të gjithë së bashku i mbështetën marrëveshjet sekrete dhe shtihohën së nuk ka marrëveshje të tilla e sidomos ajo Hashim Thaçi- Vuçiq për ndarjen e Mitrovicës Veriore me Trepçën !Rrenë qofshin kundërshtimet e juaja !!!

Po i kthehëm rrëneve të marra LIVE nga Arbër Gashi, kryetar i grupit parlamentar të LDK-istave antirugovistë gjatë fushatës parazgjedhore të koalicionit LVV- LDK dhe premtimeve për reprocitetin, por on block e mohuan se çka kanë thënë para fushatës se tyre parazgjedhore !

Citoj Arbën Gashin të ketë deklaruar gojarisht ne emisionin e Jeta Xharrës : « Taksa nga këndveshtrimi politik i LDK-së është instrument i cili duhet te jetë në funksion të shtetit të Kosovës dhe jo një mjet i cili është shëndërrur në qëllim politik të brendshëm i cili ka hypë ne qafën e Kosovës dhe po e dëmton Kosovën.

Ky është problem jashtëzakonisht i madh të cilin ne do ta trajtojmë dhe trajtimi i tij do te jetë një trajtim gjithëpërfshirës duke vendos parimin e reciprocitetit si e drejtë e garantuar ndërkombëtare dhe duke garantuar interesat e shtetit te Kosovës.

Ne këtë kuptim ne shofim prioritete të cilat janë ruajtja e miqësisë me SHBA-të dhe me partnerët evropianë si prioritet i parë .

Prioriteti i dytë duhet te jetë ruajtja e interesave ekonomike, politike dhe financiare të Kosovës dhe

Prioriteti i tretë qe do të jetë ruajta e balancave të brendëshme politike në Kosovë. Pra, te ruajtja e balancave të brendëshme politike në Kosovë nënkuptojmë se vendimi duhet të jetë vendim kolektiv i cili do të ndërmerrët nga Qeveria e Kosoves dhe do të merrët pastaj edhe si Vendim ne nivelet e reciprocitetit nga Kuvendi i Kosovës. »

Jeta Xharra : Ҫka nënkupton reciprociteti?

« Reciprociteti nënkupton çdo gjë qe Sërbia nuk e njeh Kosovën ose e bllokon, qoftë ajo bllokadë politike, qoftë ajo bllokadë ekonomike, qoftë bllokadë administrative, Kosova do ti përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

Pra reciprociteti politik, reciprociteti ekonomik dhe reciprociteti tregëtar. Me këto mendoj se me rrethana Kosova nuk e ka luksin që të sillet në mënyrë prepotente ndaj partnerëve ndërkombetarë dhe nuk duhet të sillet si e tillë. Argumenti kryesor i Kosovës është qe Kosova duhet ta ruaj partneritetin ndërkombetarë por, në të njëjtën kohë te ruaj subjektivitetin e vet ndërkombetarë dhe te ruaj autoritetin si shtet sovran i cili vendos barrierat në bazë te interesave të veta nacionale. »

Jeta Xharra : A do ta heqni nëse vini ju në pushtet? A e heqni 100% taksën?

« 100% është mjet i cili nëse i skadon arsyeja e existencës së tij, nuk do të existojë ne procese vendore. »

Jeta Xharra: Ҫka është arsyeja sipas juve?

« Arsyeja e existences se tij nënkupton se rrethanat të cilat do te krijohën në raportin ndërkombëtar dhe vendor do te jenë të ndryshme nga ato qe janë sot. »

PS : Lexues, qofshi edhe politikanë luteni ta vlerësoni deklaratën e lartëpermendur e që ishte një prej arsyeve të Mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë së z. Albin Kurtit, sepse ne të thirrej LDK-ja më së shumti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat