A po i vjen era juntë politike?

Opinione

A po i vjen era juntë politike?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:38
Skënder Mulliqi

Gabojmë  nese nuk thëmi që kjo shoqëri është ende e papjekur dhe e politizuar.  U krijuan pas luftës shumë parti politike . Partitë  bartëse te proceseve jo të  lehta  të  fazës  së tranzicionit  për Kosovën ,ishin kryesisht LDK, PDK, AAK dhe tash në fund VV.Politika është grupim masash që merren nga pushteti, as më shumë dhe as më gjerë.Disa janë të mendimit së politikë është gjithëqka që ndodhë në jetën publike .  Ka shumë teza lidhur më këtë temë.Ne demokraci dhe në sistemin pluralist lejohet kritika.Por, që politikës serioze , nuk I lejohet mos transparenca ,  dhe as futja vendit në rrugën e gabuar.

Shumë regjime janë  treguar okupuese .Ne shoqëritë demokratike strukturat politike merren vesh , sidomos kur bëhët fjalë për temat e mëdha të karakterit shtetëror e nacional.Kosovën po e mbysin oratoritë e zbrazëta  politike, të cilat janë  hyrje në dëshprim! Me shumë po kemi agjitatorë , të cilët nuk janë të denjë për politikëbërje! Këto rexhime dihet së si fituan në zgjedhjet e deri tashme, fituan  në menyrë manipulative dhe mashtruese,. Ne zgjedhjet e fundit , fituan forcat më të avansuara politike . Ende partitë tona kan nevojë për reformim të mbrendshem .Kjo po shihet. Problem në këtë drejtim po hapin  strukturat regresive dhe të korruptuara politike mbrenda tyre  , që dihet së në çfarë gjendje na sollën situaten politike,  ekonomike, sidomos tash në kohën e epidemisë së madhe.Këta po sillen dhe po veprojnë më shumë  në menyrë  klandestine  duke bojkotuar  rregullat e demokracisë. Pushteti ndërrohet më zgjedhje ,mund të ndodhë që të rrëzohet më protesta demokratike .

Nese nuk merren parasysh  të drejtat e partisë fituese nga presidenti ,Thaqi kjo hapur është bojkot dhe shkelje kushtetuese , duke mos dhenë shëmbull aspak  të mirë , që më në fund të kemi një pushtet stabil nga zgjedhjet , që  do  të bënte punë të mira , duke e dërguar deri në fund mandatitin. Kjo qeveri ka mundur që të këtë ndonjë nguti, por e keqja  e madhe  ka qenë rrëzimi I saj në këtë mënyrë dhe  në këtë kohë krize epidemie .Përpjekja që  të rikthehen në  pushtet ata që e kan pru gjendjën para bankrotit  nuk flete hiq mirë. Na  thuani a nuk ishte kështu deri më sot?! Ishte dhe  shumë u keqpërdorë pushteti .  Qytetarët duhet të janë ata që e përcaktojnë fatin e vet .  Idealistët e vërtetë nuk  punojnë kështu keq .Kalkulimet politike në dobi të qytetarëve dhe shtetit janë metoda të mira të punës, por jo edhe kalkulimet politike , të cilat bien ndesh katercipërisht më interesat e tyre. E kjo ndodhi në Kosovë. Politika është art i të mundshmës , është  mozaik i një pune të madhe dhe të ndershme , është punë që i dërgon idealet e një kombi në vend.  Kjo klasë politike ka ra ndesh idealeve . Kjo shoqëri përfundmisht duhet të tregon pjekuri politike . I gjithë orjentimi ynë politikë dhe shoqëror duhet, të jenë  forcat e reja  dhe creative  .Kjo pëmbysje  e pushtetit ndodhi nga strukturat e vjetra politike… A nuk po i vjen era huntë politike …?

Natyrisht së  këta njerëz  nuk mund  ti imagjinojnë ndryshmet dhe largimet nga postët. Këta kanë punuar më decenie për të krijuar një Kosovë , që në qdo kohë mund të kemi frikë  dhe të jemi të frikësuar . Dhe, këtyre natyrisht së ju pëlqen zona potenciale e konfliktit shoqëror. Ky është ushqim për çdo fashizëm…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat