Na myti xhelozia

Opinione

Na myti xhelozia

Nga: Kimete Berisha Më: 1 prill 2020 Në ora: 00:17
Kimete Berisha

Na myti xhelozia.

1. Në Shqipëri u çmendën nga xhelozia pse Kryeministri Edi Rama e bëri gjestin më të bukur e më human që mund të bëhet.

Anipse Shqipëria në karantinë e në krizë të madhe nga pandemia, e gjeti forcën dhe dërgoi në Itali 30 mjekë e infermierë për t'i dalë në ndihmë popullit atje.

Këtë gjest në këtë kohë pandemie do ta kishte pranuar si gjest të mbinjeriut, edhe vet Niçe, i cili ishte baba i mohimit e i nihilizmit.

Populli shqiptar bëri veprim të shenjtë si
të zotërave, sepse shqiptarët dëshmuan se as vuajtja e as izolimi nuk ia mundin ndjenjës së dhimbjes dhe mëshirës për tjetrin.

Këta që e shajnë Edi Ramën për veprën e tij hyjnore, e bëjnë thjesht nga xhelozia, nga lakmia për t'u dukur si Edi Rama para syve të botës.

Me punë të mëdha, normal që shkon edhe 'kapuçi i madh', çka paskeni kujtu ju, vepra e madhe të bën të dukesh i madh

Duku si Edi Rama, kush po ta ndal.
S'ka më lehtë, vish mantelin e mjekut e shko deri në spital si mjek që je, je kundër t'u ndihmohet njerëzve që po vdesin, ti Sali Berisha...e me atë gjestin e mjekut do të bëheshe simpatik e jo
duke e sharë veprat e mira të Edi Ramës.

Nuk funksionon kështu Ligji i Tërheqjes.
Duke e mohuar të mirën, bëhesh i keq.
Thjesht. S'ka filozofi këtu.

2. Në Kosovë, u çmenden nga xhelozia pse Kryeministri Albin Kurti merr kaq shumë 'Like', merr vëmendje dhe tërheq shikueshmëri.

Xhelozojnë sepse vetë nuk dinë të bëhen interesantë, intrigues dhe atraktiv.

Albin Kurti sonte në TV-intervistë ishte si ai seriali 'Kasandra', kur hynin hajnat nëpër shpia vjedhnin e nuk i hetonte kush n'shpi, se krejt sytë e veshët kah Kasandra.

Albin Kurti e as Edi Rama nuk ua ndalojnë të bëheni interesantë.
Ata nuk u kanë thënë shikuesve mos e përcjellni çka ka me thënë sonte Isa Mustafa e Sali Berisha.

Kush po ia ndal Isa Mustafës me pas shikueshmëri e me marrë Like?

Duhet me pranu me qetësi, dikush thjesht është tip interesant, edhe kur e ka keq, e shpreh të keqen me fjalë të mira.

Në intervista, Edi Rama dhe Albin Kurti janë të pakrahasueshëm me të tjerët.

Ju e dini, prandaj i xhelozoni.

Mos e xhelozo, por 'vjedhja' zanatin.
Tërheq Like, vëmendje, shikueshmëri.
Nuk i mundë duke i mohuar.
Përkundrazi, veç i rritë.

I mundë duke ua pranuar. Kurrë asnjë shkrimtar nuk u bë i madh duke i mohuar shkrimtarët e mëdhenj.

A ka dikush që e xhelozon Isa Mustafën?
Apo Sali Berishën?

Jo.
Pse?
Sepse s'janë interesantë, as kur e thonë të vërtetën, sepse edhe kur flasin mirë, shprehen me fjalë të kqija.

P.S. Xhelozo, por mos e shpreh.
Kur ke pak Like, thuaj kjo është politika ime, me mbledh rreth vetes vetëm elitën ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat