Si dhe sa do ta shfrytëzojë Thaçi krizën pandemike

Opinione

Si dhe sa do ta shfrytëzojë Thaçi krizën pandemike

Nga: Sherif Ramabaja Më: 2 prill 2020 Në ora: 10:55
Sherif Ramabaja

Është e kuptueshme po kryetari Thaçi, ndoshta ka kaluar netë pa gjumë duke menduar, si t´i uroj theqafje kryeministrit Albin Kurti. Presidenti në çdo shtet demokratik është mbipartiak, neutral dhe figurë që ofron palët dhe është shembull për popullin.

Fatkeqësisht kryetari i Kosovës Thaçi shfrytëzoi krizën e Coronavirusit dhe me më pak se 20 të infektuar, kërkoi ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Me një veprim të tillë kryetari Thaçi deshi ta shfrytëzoi rastin që pushteti tërësisht të kaloi në duart e tij.

Kur nuk ia arriti qëllimit ngase ishte një absurditet, e ftoi popullin në rezistencë që mos t´i bindeshin qeverisë.

Ky veprim i kryetarit Thaçi në shtete demokratike mund të quhet i papresedan, po ai e shfrytëzonte rastin e Coronavirusit që ta hiqte qafe kryeministrin Kurti.

Tash edhe po e akuzon kryeministrin Kurtin se ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës. Ndoshta kryetariThaçi do të duhej të hudhte edhe një sy tutje, ç´po ndodhë në vendet e tjera.

Gjermania psh. Ka angazhuar forcat e veta të armatosura për ndihmë sanitare. Ministren e mbrojtjes e intervistuan se sipas ligjit nuk është në rregull që ushtria të angazhohet në mision të brendshëm shtetëror.

Ministrja e mbrojtjes zonja Karrenbauer u përgjigj : në këtë rast të pandemisë ne do të ndihmojmë si është më së miri. Kur të kaloi pandemia do të ulemit´i diskutojmë, miratojmë dhe ndryshojmë ligjet.

Të një mendimi të njejtë me presidentin Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme ishte edheMinistri i Punëve të Brendëshme i LDK, zoti Veliu.

Ishte ky plan i parapërgaditur nuk dihet, po kryetari i LDK Mustafa që llogaritet si vegël e kryetarit Thaçi, kërkoi mocion dhe e rrëzoi qeverinë e koalicionit LVV - LDK.

Kryetari Thaçi për ta arritur marrëveshjen Kosovë- Serbi u orientua krejtësisht në SHBA- të dhe ia ktheu shqelmat EU-së, si dikur Erdogani, ngase EU-ja nuk përkrah planet e tij për ndryshim kufijsh. Pengesë për planet e tij Thaçi kishte edhe kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Disa këtë e përshkruajnë si rivalitet mes EU-së dhe SHBA-së, kurse të tjerët e marrin si interes i SHBA-ve në politikën e jashtme të tyre për fushaten e zgjedhjeve të presidentit Trump.

Sido që të jetë për ne një kusuritje e tillë është sa e rrezikshme aq edhe e paqartë.

 Ne vëhemi në pozitë, si të veprojmë ­: nëse e kundërshtojmë planin aktual amerikan ndoshta do ta rrezikojmë të ardhmen tonë.

Po nëse veprojmë ashtu si na sugjeron administrata e presidentit Trump, shtrohet pyetja a do ta ruajmë Kosovën në kufijtë e tashëm, apo do të detyrohemi në ndarjen e saj që për ne do të ishte edhe një dhimbje fatale?!

Shqiptarët e kosovës si t´i besojnë presidentit të tyre Thaçit, kur ai me qëndrimin e tij përqarës ka krijuar huti në popull.

 Mosbesim i madh është edhe në partitë dhe liderët e tyre që qeverisën Kosovën për 20 vite.

Rast për ta dëshmuar veten pati kryeministri aktual Kurti, po potenciali konfliktual mes presidentit dhe kryeministrit ishte aq i lartë sa nuk priteshin ditë të mira për Kosovën. Lufta për pushtet vetëm sa ka filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat