A ishte kjo Pandemi e mirë per Eko-Sistemin

Opinione

A ishte kjo Pandemi e mirë per Eko-Sistemin

Nga: Shpend Salihu Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:36
Shpend Salihu

Sipas parashikimeve të ekspertëve kjo pandemi, do të zgjasë deri në fund të vitit, ndoshta edhe më gjatë, pasiqë ky virus ka jo vetëm përmbajtje të gripit të zakonshëm, të virusit Ebola por edhe përmbajtje të HIV ose siç njifet të Sidës, andaj gjetja e vakcinës do të merr kohë, pasiqë duhet testuar se cili është serumi i cili mund ta eliminojë parazitin e këtij virusi në organizëm, e pas gjetjes së serumit duhet testime laboratorike nga ana e bio-kimistëve, infektologëve dhe parazitologëve, që të shifen efektet anësore të këtij serumi që eliminon parazitin në organizëm. Sipas vlerësimit të ekspertëve anti-inflamatorët kanë indicie negative në organizëm sepse ky parazit arrin të dobësojë dukshëm sistemin imunitar e përmes anti-inflamatorëve përkeqësohet struktura bio-organike dhe kimike e organizmit.

Përdorimi i anti-oksidantëve natyror siç janë: limoni, xhenxhefili, karrota, citrusi, etj, vetëm se arrijnë ta neutralizojnë përkohësisht parazitin, por asesi se eliminojnë. Vetëm serumi apo vakcina në të ardhmen që do prodhohet do jetë e mundshme të eliminojë parazitin në organizëm. Këto ishin efektet negative të virusit, gjersa efektet pozitive të tij janë: se gjatë kësaj periudhe eko-sistemi do riparohet.

Duke patur parasysh se kishte ngrohje globale, dhe ndotje të tmershme të ambientit, përmes lirimit të sulfateve dhe karbonateve në ambient, si dhe provave nukleare, të cilat e dëmtuan Ozonin 03, si dhe kishim dëmtim të tmershëm të litosferës e hidrosferës, si dhe zhdukje masovike të faunës dhe florës, e mbi të gjitha si pasoi e saj, edhe probleme me sistemin respitaror, e me uljen e nivelit të lumenjve dhe liqeneve, si dhe ndotjen e lumejve dhe prerje të maleve që ndikuan në uljen e nivelit të O2 në atmosferë, ky virus i përhapur pavarësisht viktimave të ulëta njerëzore, dhe dëmeve materiale në botë, si pasoi e mbylljes së industrisë, nëse kjo krizë do zgjatë dikund 6 muaj deri 1 vjet, përkundër dëmeve material dhe ekonomike të cilat pas tejkalimit të pandemisë, do të rimburoheshin për një periudhë 3 deri 5 vjeçare, ne do kemi ngrirje të akullnajave në polin e Veriut, të cilat deri më tani në mënyrë enorme vazhdonin të shkriheshin, përmirësim të Ozonit, rritje të nivelit të oksigjenit, filtrim dhe pastrim të ujërave, rritje të florës dhe faunës, ndalje të ngrohjes globale, dhe me një fjalë përmirësim të eko-sistemit në botë, dhe bota do frymojë sërish, e pas saj do ishte e mirëseardhur të ndalen provat nukleare, të obligohen industritë të pajisen me filtra të veçant që do reduktonin toksifikimin masiv të ajrit siç është bërë deri tani, dhe jetëgjatësia do të zgjatej e sëmundjet bakteriale dhe kronike do zvogëloheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat