Veriu i Kosovës nën administrimin serb!

Opinione

Veriu i Kosovës nën administrimin serb!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 4 prill 2020 Në ora: 20:54
Muhamet Kelmendi

Tash edhe de-fakto u vertetua se Veriu i Kosoves nuk administrohet nga Republika e Kosoves. Ai territor gjindet nen kontrollin de-fakto te Serbise. Dhe, kjo gjendje eshte realizuar gradualisht dhe ka filluar ne vitim 1999/2000, atehere kur ky territor u vendos nen mbikqyerjen e KFOR-te francez. Duke u vendosur nen kete ushtri, u ndertua nje pushtet tipik i shtetit serb.

Atje u lejuan organet e shtetit serb dhe u debuan nen mbikqyerjen e ushtrise franceze mbi 12 mije familje shqiptare. Gjendja e tille e fitoje poziten juridiko-politike me krijimin e komunave ne Kosove gjate organizimit te pushtetit lokal qe u be ne Vjene. Gradualisht ky pushtet u forcua dhe iu krijuan organet lokale teper te centralizuara, te cilave ju dha pushtet i gjere me Marreveshjen e Vjenes te vitit 2006. Me ate u krijuan edhe shume komuna serbe. Iu dha pushtet ne administrate, ne shendetesi, ne arsim, ne jurispodence dhe ne politike, se bashku me fushen e rendit dhe te sigurise se tyre.

Me marreveshje me vone u formua edhe policia e veriut dhe te gjithe kriminelet e organizuar ne "Rojet e Ures" u futen ne polici, ne sigurim dhe ne administraten e ketyre komunave tipike shteterore. Po keshtu u ndertua me marreveshje edhe sistemi gjyqesor, ai prokurorial dhe keshtu u ndertua nje Republike de-fakto serbe ne Kosove. Tere ky pushtet u forcua. Mbi te u ndertua edhe "Lista Serbe", nje parti tipike ktiminale e organizuar dhe e udhehequr nga shteti serb. Dhe, tere kjo cdo here u be me pajtueshmerine e organeve te Kosoves, te cilat fare nuk ishin te vetedijshme per gjendjen qe e krijuan me marrevedhjet e bera dhe te nenshkruara ne Bruxel.

Dhe, kur tash po del se shteti serb e ka kete vend nen konroll, duke e shpallur edhe gjendjen e kufizimit te drejtave, deri edhe te shmangies se tyre, kuptohet nga Serbia, po akuzohen organet e shtetit te Kosoves, si shkaktare te saj. Me te drejte. Por, ceshtja eshte me komplete dhe teresisht ka dalur jashte kontrollit te shtetit te Kosoves. Dhe, keshtu duhet te ndodhete, sepse vetem keshtu kuptohet gjendja ku eshte Republika dhe pse lejohen nga organet e shtetit nje lushtet i tille! Pse nuk vepron Qeveria e Kosoves, Kuvendi a Presideti etj.? Ku eshte KSRK?. Organe shteterore ka vendi. Duhet veprime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat