Kush mund t`i pajtojë klasën (politike) të Kosovës...?

Opinione

Kush mund t`i pajtojë klasën (politike) të Kosovës...?

Nga: Skënder Karaçica Më: 5 prill 2020 Në ora: 11:48
Skënder Karaçica

Këso kohe në Kosovë i kemi dy (pandemi):Korona virusin dhe hasmëritë e skajshme të klasës politike...!

Kush mund t`i pajtoj në këtë kohë kaq të rëndë,që,në historinë e Kosovës asnjëherë nuk e kemi pasur gjendjen kaq të vështirë bashkë me popujt e planetit...!

Për çdo mëngjes,vijnë lajme të këqija për epideminë Korona Virusin dhe diskursi i hasmërive të skjashme politike,që nuk dihet se ku do të përfundojë...?

Pse kaq shumë hasmëri politike...?I bëjë thirrje publike nga Amerika dhe pse jo edhe në emër të Diasporës Shqiptare që të dalin burrat e dheut(Familja e respektuar Adem e Hamëz Jashari, tërë organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, bota intelektuale, akademike dhe universitare, studentë, mësues, shkrimtarë, gazetarë, sportistë pleqtë e katundit në Kosovë, që të dalin bashkë për të bërë THIRRJE KOMBËTARE:JO hasmëri politike në mes partive politike në Kosovë,që,me rrjedhën e deritashme,po nis shembja e ndërtesës historike të kombit shqiptar:LIRIA DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS dhe Ftohja e Miqëve tanë në Evropë dhe Amerikë...!

Bëhuni bashkë qysh sot parti politike të Kosovës!Uniteti dhe lufta e mendimeve në demokracinë pluraliste është fitorja jonë!

Bëhuni bashkë se nesër është vonë për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat