Situata në veriun e Kosovës dhe deklaratat nxitëse të liderëve politikë

Opinione

Situata në veriun e Kosovës dhe deklaratat nxitëse të liderëve politikë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 5 prill 2020 Në ora: 19:30
Ismail Muçiqi

Menaxhimi i situatës në Komunat Veriore me shumicë serbe, ka filluar të bëhet temë e nxehtë e disa liderëve politikë të cilët qe nga pas lufta ishin në krye të Shtetit të Kosovës.

Këto deklarata të pa matura dhe jo racionale kundër Qeverisë në pushtet kinse nuk po menaxhon më pjesën Veriore të Kosovës në këto momente të pandemisë së Koronavirusit nuk janë relevante për momentin e pikrishëm.

Nuk dua të flasë për gjendjen ekzistuese të pjesës Veriore pasi që të gjithë e dimë se shtrirja e sovranitetit të Republikës së Kosovës në pjesën Veriore ka qenë problem i sigurisë që nga pas lufta.

Serbët të derigjuar nga politika në Beogradë, vazhdimisht kanë shkaktuar probleme duke bërë rezistencë me metoda të ndryshme ,me qëllim që ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës të mos zbatohen në atë pjesë. Të gjithë e dimë historikun 20 vjeqarë të ngjarjeve të cilat i organizuan strukturat paralele të formuara nga Qeveria në Beogradë.

Ky problem dhe kjo gjendje nuk është krijuar nga Qeveria në detyrë por këto rrethana u krijuan dhe u manifestuan vite me radhë në të gjitha sferat e organizimit shtetërorë.

Sot shkollat fillore, të mesme dhe fakultetet në pjesën Veriore që nga pas lufta punojnë me planë programet arsimore të Serbisë, njejtë funksionon edhe sistemi i shëndetësis dhe shumë mekanizma tjerë në Veri.

Në bisedimet të cilat u zhvilluan vite me radhë ndërmjetë Republikës së Kosovës dhe asaj të serbisë me ndërmjetsimin e Bashkimit Evropian,mbetën të shkruara në letër më shumë se 30 marrveshje të cilat nuk u zbatuan asnjëhere.

Mendojë se në momentin e pikërishëm gjithë Bota është mobilizue kundër Koronavirusit dhe i gjithë potenciali politikë, diplomatikë, financiarë e mos të them edhe ushtarakë është i bashkuar për një qëllimë që ta shpëtojnë njerzimin nga kjo katastrofë.

Instuticionet e Shtetit të Kosovës duhet të jenë shumë më vigjilente dhe ti parandalojnë retorikat nxitëse të cilat shumë lehtë mundë të provokojnë situatën në Veri.

Instuticionet përkatse të sigurisë të Republikës së Kosovës në këtë kohë të pandemisë duhet të jenë vigjilente ndaj aktivitetit të Shërbimeve Sekrete të cilat mund të provokojnë apo nxisinë eksese në pjesën Veriore.

Në rendë të parë angazhimi i mekanizmave të sigurisë të Kosovës duhet fokusohet në veprimtarinë dhe aktivitetin e një numri të ashtuquajtur ekipe mjeksore të cilat përmes Qendrës Humanitare Ruse e cila është e vendosurë afër qytetit të Nishit herë pas here në mënyrë të kamofluar si mision humanitarë qarkullojnë nëpër Komunat Veriore të Kosovës.

Menquria politike në momente të caktuara është akt dhe veprim i cili i parandalon planet ugerzeze të armiqëve,të cilët kan pretendime për ta destabilizue Kosovën.

Në fund po theksojmë se Serbia ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të "Koronavirusit"... Dhe situatën e përgjithshme të sigurisë e ka marrë në dorë Ushtria nën komandën e Aleksandër Vuqiqit.

Andaj instuticionet e Shtetit të Kosovës në këto momente duhet të zhvillojnë politikë të maturë duke i amortizuar të gjitha veprimet e mundshme të cilat mund të shkaktojnë rreziqe të pa parashikushme.

Çdo deklaratë populliste nga ana e disa liderëve politikë të Kosovës, të cilët dalin mbi kompetencat e institutcioneve të shtetit, janë të dëmshëm dhe shkaktojnë shqetësim dhe pasiguri te qytetarët.

Shteti i Kosovës ka të gjitha institutcionet relevante, të zgjedhura me Kushtetutë në mënyrë demokratike dhe janë në funksion dhe në shërbim të sigurisë së vendit.

Andaj retorikat e pamatura të individëve apo të grupeve të caktuara në këtë drejtimë, janë avantura të cilat mund të sjellin pasoja të paparashikushme vendit.

Duhet ta dimë se Ushtria dhe Gjandarmëria serbe, është e pozicionuar gjithëandej rreth kufirit të Kosovës. Menquri është që të përkrahet KFOR-i, i cili ka mision dhe detyrë ti mbroj kufit e Kosovës, në bazë të rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit nën ombrellën dhe komandën e NATO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat