Kompetencat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit krahasohen me të Kryetarëve të Komunave

Opinione

Kompetencat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit krahasohen me të Kryetarëve të Komunave

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 prill 2020 Në ora: 10:44
Sulejman Mehazi

 

Mjafni më me llafe të zbrazura e gënjeshtra të pastërta, vdiq koha e manipulimeve e rrenave kushtetuese e shtetërore i nderuar President Hashim Thaçi.
Pse ju zotëri Thaçi s'bëheni të sinqertë e të thoni, se kurrgjë s'mund të bëjmë përtej kushtetutës?, pse s'u tregoni popullatës se presidenti i shtetit kurrgjë s'është përpara qeverisë së Kurtit, pse s'u tregoni se presidenti i Kosovës është kukull para Kushtetutës, para Kryetarit të Parlamentit Vjosa Osmanit e para Kryeministrit të shtetin Albin Kurtit?
Ju ose shtireni, ose bëheni se jeni budalla para popullatës, bëheni se jeni aq  i fortë sa që ia kaloni Donald Trampit të Amerikës.
Pse nuk bëheni të sinqertë e të tregoni se kompetencat e presidentit të shtetit janë sa për të zgjedhur ambasadorë, konzullë, gjeneral shtabi mbrojtës e kurrgjë tjetër?
Pse s'jeni të sinqertë e t'i thoni popullatës e votuesve se ky shtet s'është presidencial, por parlamentar e qeveritar, se kompetencat e presidentit janë të dobëta para qeverisë së Kurtit.
Fuqinë tuaj presidenciale  mund ta krahasojmë  me të Kryetarëve Komunalë, të parët zgjedhin ambasadorë, konsullë e gjeneral shtab, të dytë drejtorë shkollash fillore e të mesme, drejtor llomaxhinjësh dhe çesmaxhinjësh.
Prandaj mos u krekosni me premtime boshe kushtetuese.

I nderuar President i Kosovës, Hashim Thaçi, nëse mundet disa pyetje të thjeshta, po mjaftë serioze për ju?
Pasi mbaheni se je më i madhi i shtetit atëherë çfarë force komanduese keni:
- Në Ministrinë e Punëve të Brendshme?
- Në Ministrinë e Drejtësisë?
- Në Ministrinë e Shëndetësisë?
- Në Ministrinë e Arsimit?
- Në Ministrinë e Ekonomisë?
- Në Ministrinë e Transportit?
- Në Ministrinë për Punë Sociale?
Asnjë forcë, prandaj ju themi sinqerisht mos luani me Kushtetutën e Kosovës, me ndjenjat e votuesve, me ndjenjat e Albin Kurtit dhe me ndjenjat e popullin të Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat