Vetëlavdërimi dhe modestia

Opinione

Vetëlavdërimi dhe modestia

Nga: Dibran Demaku Më: 6 prill 2020 Në ora: 17:54
Dibran Demaku

Dikur e kisha një mik(atëherë mikut i thonim shok)i cili bënte ç‘bënte dhe lavdëronte veten!Lavdatat e tij në adresë vetiake ne shokët e tij i merrnim si marrëzi,por që për mirësjellje i tejkalonim në heshtje!

Shoqëria e kohës sonë na kishte mësuar se vetëlavdërimi ishte një ves i keq i cili duhej luftuar me çdo mjet?!Përveq kësaj shumë sociologë dhe psikologë të kohës sonë vetëlavdërimin e cilësonin edhe si hap të parë të çmendurisë?!

E kundërta e vetëlavdërimit në kohën tonë(me kohën tonë duhet kuptuar gjeneratat e para viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas)ishte modestia,e cila nga të gjithë trajtohej si një veti e individit të urtë dhe të ekuilibruar.Modestinë e favorizonin pothuajse njerëzit e të gjitha moshave!

Sa më modest të ishte individi vlerësohej nga të gjithë!Në shkollë na mësonin që kurrë mos të vetëlavdëriheshim për punën e bërë,por përkundrazi të ulnim kokën dhe të prisnim lëvdata nga të tjerët!Edhe në shtëpi na mësonin po të njejtën gjë(babai,nëna,gjyshi apo gjyshja...e deri tek motrat apo vllezërit më të mëdhenj!

Andaj,modestia na ishte bërë pjesë e jetës nga e cila nuk ndaheshim dot!Po të ndodhte që ndonjë shok(mik) yni të vetëlavdërohej në mesin tonë ne të tjerëve na skuqeshin veshët sikur të ishim fajtor,që shoku(miku) ynë vetëlavdërohej!...

Pas thyerjes së madhe që ndodhi në fillimvitet e nëntëdhjeta të shekullit që iku,modestia sikur humbi shtrirje;ndërkaq vetëlavdërimi u bë alfa dhe omega e shoqërisë shqiptare?!

Sot nuk ka qenie njerëzore të kësaj shoqërie që mos ta vetëlavdërojë vetën derin në refuzim,të mos themi deri në gërditje!

Vetëlavdërimi i tepruar,inividin e shndërron në mendjemadh, duke e paraqitur atë ai që nuk është,dhe i cili individ si i tillë mund të bëhet i rrezikshëm për shoqërinë?!...

Andaj o shqiptarë,mos u vetëlavdëroni shumë sepse nga vetëlavdërimi mund të përfundoni në marrëzi?!...Më modestë o shqiptarët e mi ju lutem!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat