z.Gucati mos manipulo me veteranët e UÇK-së në kohë pandemie Covid-19

Opinione

z.Gucati mos manipulo me veteranët e UÇK-së në kohë pandemie Covid-19

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 6 prill 2020 Në ora: 23:38
Hysni Gucati

Ndonëse nga pandemia COVID-19 që ka përfshi rajonin dhe pastaj edhe vendin tonë ,qeveria e Kosovës filloj të ndaj një buxhet për t’ju dal ne ndihmë kategorive që ishin ne vine e pare të frontit për mjeket,policet,zjarrfikësit,po ashtu edhe për kategoritë e sektorit privat që ju ishte ndal puna dhe disa bizneseve të prekura që u përfshin ne ketë pakon emergjente. 

Me ç’rast i menjëhershëm ka qenë kryetari i organizatës se veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati i cili është ngritur ashpër duke kritikuar dhe kërkuar nga qeveria t’i fut edhe kategoritë e dalura të luftës ne ketë pako emergjente.Megjithatë unë e kam një kërkesë publike për z.Gucatin:

-Z.Gucati edhe unë jam pjese e kësaj kategorie dhe nëse kërkon të futet ne pakon emergjente kjo kategori,lirisht merre pagën time dhe dërgoja,mjekeve,policëve dhe të gjithë atyre që sot janë ne vijën e par të frontit apo të prekurve nga pandemia.Jo që i kam punët mirë por se nuk dëshiroj të përfitoj nga fatkeqësia e popullit tim,por do të ndihmoj edhe ne kafshatën e fundit siç ishte edhe e kaluara jonë humanitare dhe çlirimtare.

Të lutem tërheqë kërkesën mos manipulo me ketë kategori të shenjte me na marr fytyren dhe vendos para aktit të kryem ne ketë kohe pandemie e fatkeqësie,kur kemi të infektuar qytetare dhe të vdekur ne anën tjetër,dhe nëse vërtet e dëshiron ketë kategori gjë që nuk është dëshmuar deri me tan,është dashur të ngriteni ne këmbë kur e shendrruat bashkërisht me qeveritë e kaluara ketë kategori meritore ne kategori sociale dhe e mbyllet gojën ngase dikush atu përfitoj jashtëzakonisht shumë.

Prandaj të lutem nuk është koha ideale dhe as e sinqertë për kërkes të tillë derisa të kthehet gjendja ne normalitet,mos u shendrro ne instrument partie por të organizatës,UÇK,ishte dhe është e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat