Letër e hapur Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Opinione

Letër e hapur Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Nga: Rexhep Hasani Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:34
Hashim Thaçi

I nderuari z. President,

Ju drejtohem në lidhje me kërkesën Tuaj drejtuar Lëvizjes Vetvendosje! për të emëruar kandidatin tjetër për Kryeministër, të bazuar në dispozitat e nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës. Pas leximittë vëmendshëm të të gjitha dispozitave të këtij neni, është e qartë se me asnjë paragraf të tij nuk ndërlidhet situata e krijuar pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti.Së këndejmi,nuk ka mundësi të zbatohet as paragrafi 5 i të njëjtit nen,i cili i referohet rastit kur Kryeministri jep dorëheqje (siç ishte rasti i Qeverisë Haradinaj), në ç’rast Qeveria nuk “bie”- siç është përkthyer gabimisht në tekstin në gjuhën shqipe, por i “pushon mandati” – anglisht"Government ceases".

Nësituatën e krijuar duhet zbatuar dispozita nga neni 82 paragrafi 2 i Kushtetutës,duke pas parasysh se “mocioni destruktiv”për mosbesimkundër Qeverisë, në pajtim me nenin 100.1, uiniciuanga LDK-ja,që ishteshtylla e dytë e Qeverisë, për dallim nga “mocioni konstruktiv” i cili, në pajtim me nenin 100.2, iniciohet nga Kryeministri -si votëbesim për Qeverinë, duke ofruar zgjidhje alternative. Kjo për arsye se përmbushet kushtii paraparë në pjesën e dytë të fjalisë së paragrafit 2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”. Pra, folja “mundet”,në këtë fjali kushtore,është përdoruar në kuptim të lejimit, pas përmbushjes së kushtit që ndërlidhet me votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit (shih shpjegimin për fjalën në gjuhën angleze “may” p.sh. nëfjalorin shpjegues “Black’s Law Dictionary – Henry C. Black).

Nga sa u tha me lart,është e qartë se mbetet të zbatohetparagrafi 2 nga neni i përmendur 82. Kjo edhe për arsye se as amendamentimi i përfolur eventual i Kushtetutës, me qëllim të evitimit të zgjedhjeve të reja, nuk do të mund të kishte efekt retroaktiv, me veprim prapaveprues, dhe së këndejmi nuk do të mund të zbatohej për zgjedhjet paraprake të 6 tetorit. Me intervenimin eventual tëkëtillë në tekstin e Kushtetutës, për të shmangur zgjedhjet, do të shkelej edhe parimi i sigurisë juridike. Pra, është e qartë se Kushtetuta jonë, me anë tëdispozitës nga paragrafi 2inenit 82,eviton mundësinë e abuzimit me legjitimitetin e fituar përmes votës së lirë.Prandaj,është evidente se në nenet e përmendur (95 dhe82.2) nuk ka paqartësi e as zbrazësi juridike, sepse për situatën e krijuar në rastin konkret, zbatohet dispozita nga neni 82 paragrafi 2, e cila nuk lë hapësirë për interpretim arbitrardhe shmangie nga zgjedhjet e reja.

Si duket 82 deputetë që votuan mocionin destruktiv në këtë situatë pandemie, me pasoja të paparashikueshme për jetën dhe ekonominë e Kosovës, nuk ishin të vetëdijshëm se ishte një nen në Kushtetutë, numri i të cilit, për ironi të fatit,përputhet menumrin e votave për mocionin e tillë (82), që i kthen të kërkojnë përsëri mandatin nga sovrani (populli).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat