Nuk është tradhti ta tradhtosh tradhtinë. Kujtesë për LDK-në - Bota Sot
Nuk është tradhti ta tradhtosh tradhtinë. Kujtesë për LDK-në

Opinione

Nuk është tradhti ta tradhtosh tradhtinë. Kujtesë për LDK-në

Nga: Skëndër Sadri Kapiti Më: 8 prill 2020 Në ora: 20:33
Skëndër Kapiti

Nga Skëndër Sadri KAPITI

Po, çfarë është tradhtia?

Tradhti është kur bën pabesinë. Tradhti në demokraci bën politikani që tradhton publikun, kur tradhton dhe spekulon me interesat kombëtare, kur nuk mban fjalën, kur mashtron, kur hipokrizon dhe kur gënjen e premton për të mashtruar.

Tradhti është kur merr drejtimin e partisë dhe kur lidershipi saj harron, braktis dhe tradhton idealet,programin, vizionin dhe premtimet e saj; tradhti është dhe kur e shfrytëzon dhe manipulon me partinë për interesa e përfitime personale; kur spekulon dhe matrapazon me votat e votuesve dhe me besimin e tyre.

Pra, kjo është tradhtia dhe amoraliteti politik, dhe ta tradhtosh e të mos jesh palë me këtë tradhti nuk je tradhtarë, pra nuk është vlerë t’i qëndrosh besnmk të keqes, mashtrimit ,gënjeshtrës dhe pabesisë së tradhtarëve e spekulatorëve që kapin e privatizojnë partinë dhe e shfrytëzojnë atë për interesa personale.

Të etiketosh p.sh. Vjosën se po bën tradhti, pse ajo thotë të vërtetat të cilat tashmë i dinë publiku; pra të thuash se po bën tradhti kur ajo i qëndron besnike vetes së saj së pari, dinjitetit dhe personalitetit intektual e politik të saj; ta etiketosh dhe akuzosh për tradhti dikë që i qëndron besnik marrëveshjeve, vizionit dhe premtimeve që LDK dhe ajo kane bërë para elektoratit dhe popullit gjatë fushatës elektorale kur kandidonte për kryeministre. Ta akuzosh tjetrin për tradhti pse ka guximin intelektual, politik e patriotik për të thënë dhe mbrojtur të drejtën, të vëtetën, parimet dhe premtimet elektorale, interesat publike e kombëtare kundër tradhtisë dhe pabesisë, kunder krimit e korrupsionit; pra ta akuzosh pse tradhtohet tradhtia, kjo është avokatia më e madhe që i bëhet tradhtisë.

Ata që tradhtojnë tradhtinë nuk janë tradhtarë, por tradhtarë dhe më të këqinj se tradhtarët janë ata të cilët i qëndrojnë me vetëdije besnik dhe i nënshtrohen me servilizëm tradhtisë dhe ata që shiten per interesa personale te tradhtia.

P.sh. tradhtarë janë Mustafa, Veliu, Haziri dhe të gjithë ata të cilët deklaroheshin se kurrë kualicion me PAN e me PDK, por që u bënë aleatë dhe bashkë kundër kualicionit qeverisës të LDK-së me VETVENDOSJEN. Ata deklaronin: kurrë aleancë me Presidentin Thaçi por që u bënë jo aleat por madje edhe instrumente e vegla të tij kundër Qeverisë Kurti. Pra ata janë tradhtarë sepse tradhtuan partinë, votuesit dhe elektoratin të cilët u besuan premtimeve për që më keq akoma, u bënë palë me ata të cilët i akuzonin dikur për tradhti, për pazare territori e korigjim kufijsh, për krim, korrupsion e hajni. Dhe të mos jesh me këta që bënë tradhtinë nuk është tradhti, por është dinjitet, burrëri dhe personalitet human, politik, patriotik dhe intelektual. Isa Mustafa me kompani e kanë larguar LDK -në nga rugovizmi, që kur ata rrëmbyen drejtimin e saj, pastaj ai bëri, hyri e bashkëqeverisi me Thaçin, që kur ai edhe e zgjodhi dhe votoi Thaçin President, dhe pra që kur LDK-ja u distancua nga parimet dhe program politik i saj . Dhe sot asgjë nuk i ka mbetur LDK-së nga fizionomija e saj politike deri sa arriti deri aty: sa që të bashkohet e të rrëzojë legjitimitetin demokratik, u bë dhe organizatore e një puçi parlamentar kundër vetevetes dhe kundër verdiktit popullor të 6 Tetorit 2019, madje arriti sa që edhe e shfrytëzoi pandeminë globale të koronvirusit për të rrëzuar qeverinë legjitime LVV-LDK . Sot LDK-së i ka mbetur si trashëgimi vetëm emri LDK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat