Korona virusi si lojë futbolli në xhunglën e egër për disa politikanë të PDK-së dhe LDK-së!

Opinione

Korona virusi si lojë futbolli në xhunglën e egër për disa politikanë të PDK-së dhe LDK-së!

Luan. A. Dibrani Nga Luan. A. Dibrani Më 9 prill 2020 Në ora: 15:14
PDK, Kuvend

Shkallëzimi i keqësimit te situatës politike dita ditës, po sinjalizohet nga maskat dhe të maskuarit qe e mbajtën situatën të tensionuar qe 20 vite!!!

Me rastin e Mocionit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për mosbesim ndaj qeverisë së kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit, qe shkarkoj nga detyra ish ministrin e Brendshëm, Agim Veliun (LDK) i cili, theu parimet e një ish ministri të brendshme në mënyrën ma mizore nga e cila u krijua një hendek politik !?.

-Ai i maskuar doli në favor të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

“Tani në kohë pandemie nga koronavirusi pritet të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit, pas asaj për rrëzimin e Qeverisë”.

Edhe se u mbajt ai tubim i maskuar dhe bota bënte dhe është duke bërë akoma luftën kryesore kundër kësaj epidemie! Partitë tona ,politikajt tanë dhe elita e klasës politike aktuale e Kosovës kërkojnë seanca te jashtëzakonshëme, siç është kjo e iniciuar tani nga PDK-ja për një seancë të jashtëzakonshme gjeja mbështetjen e sektorit privat të miratohet një pako e veprimeve ekonomike dhe financiare që ndihmojnë sektorin privat. Edhe përkundër disa reagimeve nga drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi thonë se në këtë kohë pandemie, nuk duhet të thirren seancat parlamentare, e të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik

Nuk duhet kurrfarë seance e Kuvendit tash në këtë situatë pandemie. Nëse janë te domosdoshëm atëherë të mbahen këto mbledhjet Online sikur që i mbanë Qeveria.

PDK-së sikur nuk i bëjnë sytë drite dhe nuk kanë vesh qe me pandeminë e COVID 19 është një rregull ne nivel botëror qe ka lëshuar dhe e ka rekomanduar “Organizata Botërore e Shëndetësisë”, mbi bazën e të cilave po veprojnë edhe institucionet shëndetësore në Kosovë, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit, dhe nuk parashohin tubimet e njerëzve ma shumë se dy e tre njerëz me distancë 2 metra.

Kjo parti tani po e ndjek hapin qyqar te LDK-së dhe po sillet shumë me pa përgjegjësi ndaj kësaj epidemie nga e cila në çdo moment përpiqet qe ta acaroj gjendjen si shëndetësore ashtu edhe politike në Kosovë?. Korona virusi për disa politikaj,( PDK-në LDK-ë ) po vlerësohet lojë futbolli në xhungël. A mund te mbahet një ndeshje futbolli ne xhungël jo! Atëherë çka kërkojnë ne këtë situatë?,ta bëjnë Kosovën xhungël ne sistem ekonomik ,politik,ekonomik apo çka kërkojnë sqaromna o popull!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat