Dialogu Kosovë-Serbi kishte filluar nga bishti, a duhet të ndryshojë kahja

Opinione

Dialogu Kosovë-Serbi kishte filluar nga bishti, a duhet të ndryshojë kahja

Nga: Luz Tomaj Më: 9 prill 2020 Në ora: 19:55
Luz Tomaj

Që në fillim, po e shprehi një fanatizem të profesionit. Mbaj bindjen se, jo vetëm kur është fjala për dialogun, por, edhe gjatë periudhes që nga shpallja e pavarsisë, shtresat politike, i lan anash njerzit e shkencave juridike si ato administrativo-kushtetuese, të drejtave ndërkombëtare, penale, civile ...shkenca këto të cilat kanë të bëjnë, drejtëpërdrejt me shtetin. Mbaj bindjen se, edhe sot e kësaj dite, vërehet mungesa e profesionalizmit në procesin e zhvillimit të shtetit.

Për një moment, ma ndërpreu shkrimin Evliaja Kadri Veseli në Rubikon.

Sidoqoftë po vazhdoj. Nuk e dij saktë, sa vite më parë, filloi dialogu. Dialogun e ka inicuar Serbia famkeqe. Pse e inicoi? Për të drejtat dhe njëfar statusi të veçantë për një grusht serb. Pretendohej në njëfar asociacioni për të drejtat e serbëve, por edhe për një status autonom apo nuk di çka. Kam reaguar në këtë temë me disa artikuj dhe edhe sot e mbaj të njejtin mendim.

Ajo që, vazhdimisht, më brengos është se Serbia insiston për dialog për të drejtat e serbëve. Është temë e veçant çështja e të drejtave të serbëve, nga se ato, në asnjë mënyrë, nuk cenohen. Përkundrazi, serbët jan vetizoluar, sipas udhëzimeve të Serbis dhe, as që e rrespektojnë shtetin e Kosoves. Të drejtat e minoriteteve duhet shiquar në konstelacion me Kushtetuten e shtetit dhe aktet ndërkombëtare të cilat i dedikohen kësaj çështje. Shiquar Kushtetuten e Kosoves, sërbet janë të privilegjuar, si në asnjë shtet tjeter madje edhe është mëkat ndaj minoriteteve tjera. Pretendimet e Serbis mua nuk më befasojnë nga se i njoh mirë serbet dhe politiken serbomadhe. Më befason fakti se pse, shtresat politike të Kosoves, që nga fillimi, lejojnë që Serbia t’iu lëshon mjekerr?!!

Kush duhet të kërkoj drejtësi - viktima apo krimineli

Duke e shtruar këtë pyetje, mendoj se vërehet mungesa e profesionalizmit në proces. Serbia, ndon se, me status të kriminelit,  filloi të kërkon mbrojtjen e të drejtave për një grusht serb apo, unë mendoj, për një status i cili ua mundëson ndarjen nga Kosova dhe ti bashkangjiten Serbis. Këtë e ilustron fakti se, një kohë bëhej bujë çështja e asociacionit, ndërsa, që nga momenti kur filloi të flitej për kufinjë, asociacionin nuk e përmend askush.

Kosova hyri symshelazi në këtë proces apo dialog. Tegjith i dijm përmasat e pasojave të krimeve gjenocidiale të Serbis. Sa shpejt u harrua viti 1999!!! Gjat vitit të kaluar, në një takim me z. Madeleine Albright, ajo nuk e kishte harruar atë vit dhe procesin e bisedave në Rambuje. Ajo nuk e kishte harruar por si duket, politikajt e Kosoves, të cilet e filluan dialogun, e kishin harru. Nuk disponoi me shenime të sakta statistikore, por në mënyrë globale po thëm se numri i serbëve, për të cilët Serbia kërkon drejtësi, nuk është më i madh se numri i viktimave, të plagosurve, të dhunuarave gjatë fushates gjenocidiale të Serbis në Kosovë. Shkurtazi, kush kujt duhet me i parashtru kërkesë?!

Lëshimet apo gabimet në politikë nuk është lehtë me i korigju

Çështja e dialogut, tani, përseri është aktuale, madje edhe bëhet presion. Kur bëhet fjalë rreth krimit, e në këtë dialog, krimi nuk mund të anashkalohet, sugjeroi që mos të harrohet në profesionalizëm. Kosova duhet të vepron, vërtet, si shtet dhe nuk preferoi, edhe pran çfardo presioni, që të përulet, veçanërisht kur disponon me prova. Prandaj, që në fillim të procesit, hapi i parë që duhet të ndodhë është ilustrimi i personalitetit të njëres dhe pales tjetër - të njërit shtet dhe shtetit tjeter. Është e vërtetë se, kushdo që do të ndërmjetësoj, nuk do ballafaqohet me të panjohura, por, në shumicen e rasteve edhe formalizmi duhet të ndodhë. Hapi i radhes, Serbin, aty për aty, duhet informuar për kërkesat, të cilat do i parashtroj Kosova. Çdo negociate tjeter duhet ti paraprij kërkesa e dëmeve të luftes. Qeverija e Kosoves, cila do qoftë, më në fund duhet të tregon se është qeveri e popullit të Kosoves, se ato viktima të cilit do lloji qoftë, se ato dëme që i shkaktoi Serbia kanë qenë dhe janë në dëm të popullit të Kosoves.

Nëse kjo kërkesë nuk ka ndodhë në fillim, duhet të ndodhë tani, ndërsa në vazhdim mund të negociohet edhe për çfardoqoftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat