Vjosa Osmani është pasuesja e vërtetë e filozofisë politike rugoviane

Opinione

Vjosa Osmani është pasuesja e vërtetë e filozofisë politike rugoviane

ISMET RASHITI Nga ISMET RASHITI Më 9 prill 2020 Në ora: 21:03
Vjosa Osmani

Ka disa vite që një klan i vjetër në kuadër të organeve udhëheqëse të LDK-së, e ka uzurpuar mendimin ndryshe të kësaj partie politike. Sado që këta individ të shterrur politik thirren në njëfar instutucionalizmi, veprimet e tyre të fundit për prishjen e koalicionit me VV-në dhe përpjekjet për t’a « izoluar »Dr.  Vjosa Osmanin, "gruan e hekurt" dhe më të votuar në botën shqiptare, tregon se ky klan i shterrur politik nuk ka lidhje, as me filozofinë politike rugovjane, as me vijen institucionaliste në të cilën thirren si autoparlant të shkoqur. Veprimet e tyre të fundit, treguan më së miri se këta persona janë në gjendje të bëjnë çdo gjë, e të thejnë çdo parim, thjesht për interesat e tyre klanore dhe personale.   

Koha po dëshmon se këta hajdutë të vjetër të LDK-së janë keqpërdoruesit  më të mëdhenjë  të emrit të Presidentit Ibrahim Rugova. Në fakt kjo është rryma e vjetër që përpiqet të mbijetoj në skenë, duke u thirrur në emrin e Rugovës, e duke sheklur njëkohësisht me te dy këmbët mbi frymën dhe filozofinë rugoviane. Ky grup i stërkequr politik po përpiqet me çdo kusht t’a përmbysë çdo përpjekje  që ka për qëllim t’i vëj në jetë  mësimet parimore dhe institucionale si shtyllat kryesore të filozofisë rugovjane. Filozofia rugoviane është e njohur për konsekuencë politike, mbrojtje parimesh demokratike, tolerancë, mbrojtjen e orientimit evropian dhe lidhjeve speciale me SHBA. Edhe pse Presidenti Ibrahim Rugova ka qenë njeriu më proamerikan në klasën politike shqiptare, asnjëherë nuk ka ndodhur t’i sulmoi kundërsharët politik me "antiamerikanizëm" dhe për më tepër të krijoi raporte të « ngrira », duke mos i dëgjuar thirrjet e shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, ku Kosova synon të anëtarësohet si  shtet demokratik me të drejta të barabarta.  Kjo ndodhë vetëm nga ata persona që janë shkëputur krejtësisht nga baza e tyre dhe interesi i popullit, duke u thirrur me parulla të shpifura si « antiamerikanizmi », gjë e cila nuk ekziston fare tek shqiptarët.     

Nuk është hera e parë që ky krup i amortizuar politik i LDK-së të përpiqet t’a mbysë që në embrion frymën progresive dhe parimore të Dr. Vjosa Osmani dhe të gjeneratës që përfaqëson ajo sipas filozofisë parimore rugoviane. Çdo përpjekje e politikanës së guximëshme dhe shtetndërtuese mbi bazën e parimeve të qëndrueshme, bëhet pengesë e atyre që tashmë parim kryesor kanë « pazaret » e natës për interesa klanore, duke e devijuar vullnetin e popullit në mënyrën më të keqe të mundëshme. Ndryshe nuk ka si të kuptohet  « tradhëtia » që i bënë elektoratit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, duke premtuar luftë kundër korrupsionit, bashkëqeverise vetëm me Vetëvendosjen, reciprocitet me Serbinë dhe shumë premtime tjera përmes gojës së Vjosa Osmanit. Dinakria e kësaj klike të hargjuar politike shkoi deri atje sa brenda një muaji të shkelë me te dy këmbët të gjitha premtimet që bëri në emër të Dr. Vjosa Osmanit dhe të bashkohet tinëzisht me partitë e vjetra politike për interesa të reja. Për më tepër, e gjithë kjo lojë, u bë prapa shpinës së partnerit të kualicionit dhe në të shumtën e rasteve edhe prapa shpinës së kandidatës për kryeministre, Dr. Vjosa Osmanit. Edhe më e keqja është se i gjithë ky skenarë, u bë duke u thirrur në emër të një « antamerikanizmi » të shpifur, thjeshtë duke mos pasur asnjë arsye tjetër për prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen, në njërën anë dhe përpjekjet për ta menjanuar politikanen më parimore Dhe më të vendosur kundër së keqës, Dr. Vjosa Osmanin.   

Popullariteti i zonjës Vjosa Osmani asnjëherë nuk i ka shkuar për shtati klanit të shterrur të LDK-istëve të vjetër që s’kan asnjë parim në politikë, përveq parullave demagogjike duke u thirrur në emër të Ibrahim Ruigovës. Këta « tregëtarë » politik » Dhe zhuramgjinjtë par rreth tyre që thonë e premtojnë diçka, e bëjnë krejt diçka tjetër në praktikë, përpiqen me çdo mënyrë dhe pa zgjedhur mjete ti menjanojnë kuadrot me perspektivë të LDK-së.  

Përpjekjet e kota për ta « izoluar » Vjosa Osmanin po bëhen thjesht për ti ruajtur pozitat e tyre, qoftë edhe duke u shkëputur krejtësisht nga baza dhe duke  shkelur çdo vlerë e parim politik.

Tashmë çdo kush në botën shqiptare është i bindur se prishja e koalicionit me Vetëvedosjen dhe përpjekjet për ta linçuar Dr. Vjosa Osmanin, janë një skenar i rrezikshëm që do ti kushtoj shumë shtrenjtë Kosoivës në këto kohë të vështira të pandemisë së Koronavirusit.

Me gjithë këtë imoralitet politik të disa tregtarëve të vjetër politik të LDK-së , Kosova po përkrahet nga të gjitha shtetet evropiane dhe nga SHBA-të. Nga ana tjetër qëndresa parimore dhe këmbëngulësia e Dr. Vjosa Osmanit është LDK-ja e Presidentit Ibrahim Rugova, është e arfdhmja e LDK-së, ndaj gjithsesi do të ngadhnjejë mbi veprimet e papërgjegjëshme të mashtruesve dhe skenaristëve të natës. Sa më herët të kuptohet nga baza dhe pjesa më e madhe e udhëheqësve të LDK-së, politika parimore e Dr. Vjosa Osmanit, aq më të vogla do të jenë pasojat për këtë subjekt politik.  

Dr. Vjosa Osmani është fituese e 176 mijë votave në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, është fituese morale edhe mbi skenaristët e vjetër të LDK-së, ndaj pa asnjë dyshim është përfaqësuesja e vërtetë e filozofisë politike të Presidentit, Ibrahim Rugova, themeluesit dhe udhëheqësit të LDK-së.       

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat