Obskurantizmi politik i Hashim Thaçit, me imponime në seancat parlamentare për 2/3 e votave dhe roli i masmediumeve tona

Opinione

Obskurantizmi politik i Hashim Thaçit, me imponime në seancat parlamentare për 2/3 e votave dhe roli i masmediumeve tona

Nga: Ali Kelmendi Më: 10 prill 2020 Në ora: 13:34
Ali Kelmendi

Masmediumet shqiptare qe 20 vite ishin bërë-opiume për masat e gjera. Individi ne masë nuk kishte kurrfarë përgjegjësie personale, pasi që ai humbej në të. Atje ku faji personal “shoqërizohej“, aty nuk kishte liri personale. Shoqëria e masave e uzurpojë lirinë e individit. Masa ishte bërë fuqi, siç pretenduan dhe vepruan deri më tani pozita PAN-iste dhe LDK-istat antirugovian. Njeriu i masave nuk mendonte më, pasi qe për të mendonin të tjerët, kryesisht liderët e tyre me maska antikombëtare dhe profitabile per interesat personale dhe grupore apo partiake e në dëm të shtetit dhe ardhmërisë sonë kombëtare. Kryesisht njeriu, deputeti etj. bëheshin mallë i lirë konsumi me shumicë. 

Diktohej „obskurantizmi“(qëndrimi armiqësor kundër vetëdeklarimit dhe përparimit ose pengimit të mendimit të pavarur. Obskurant- njeri i errët, lat.) dhe mënyra e veprimit, e detyrimit, shantazhimit dhe të inkriminimit të deputetëve per ngritjen e gishtit pë ta votuar aktin më tradhtarë në historinë tonë të re, siç ndodhi me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi  për kufirin Ҫakorr-Hajlë dhe Kullë e Zhlebit dhe shitjen e 8.270 ha të Rugovës kreshnike. I njëjti rast u ripërserit edhe me rastin e iniciimit të Mocionit për rrëzuarjen e Qeverisë së Albin Kurtit!

Si kësaj here dhe dy vite më parë deputeti nuk ndjente kurrfarë ndërgjegjeje për aktet e turpshme. Ajo ndjenjë u ishte topitur dhe u kishte vdekur!!!. Kur dihej dhe kuptohej se ajo është shenjë e personalitetit dhe e individualitetit të secilit veç e veç.  Ato ishin shenjat e fundit të cilat duhej t’i ruaj vetëm demokracia pluraliste, ku në qendër të vëmendjes është njeriu - individi me mundësinë e lirë të mendimit të pavarur dhe të shprehjes  së lirë demokratike e pluraliste.

Po e përmendi Kryesinë e LDK-istave  në krye me Isa Mustafën, të cilet po linçojnë deputetet për mendime të lira, të porositura nga sovrani, e qe janë kundër platformave komuniste on block, siç vepruan për demarkacion dhe Mocionin, qofte edhe deputetja dhe kryeparlamentarja e Parlamentit të posazgjedhur  Zonja Vjosa Osmani e ndëruar dhe respektuar për të tërë popullin shqiptar atdhedashës.

 Kësaj ia bashkangjesim edhe televizionin, si pushteti i katërt në shtet, i cili këto veprime, fatkeqësisht, nuk i emetojë dhe përkrahu, pasi qe sistemi i perfeksionuar i radios dhe televizionit dhe deri diku edhe shtypi, nuk lëshonin asnjë informatë, e cila s’ishte konform me shtetin dhe ideologjinë  e tij kriminale dhe tradhtare !

 Po e japi një shëmbull të freskët : Gazeta « Zeri » me datën 16 mars 2020 botojë një shkrim të Dr. Tomor Ҫelës me titullin : « Ҫakorri dhe gënjeshtra e madhe e 8200 hektarë » !

Në të njëjtën kohë i bëra Tomor Ҫelës një demant duke dërguar shkrimin tim qe u botua në portalin e Bota Sot, njëkohesisht edhe gazetës Zëri e cili nuk e botojë shkrimin, përshkat të përmbajtjes kritike ndaj shkrimit të Tomorit?!

Si duket e kishin për shpirt Tomorin e për të mos ia qitë në dritë gënjeshtrat e tij të alamet pseudoeksperti për Ҫakorrin dhe Kullën rugovase!

Manipuluesi, mashtruesi, pseudoeksperti duke shkruar dhe gënjyer: më poshtë thirrët në Marrëveshjen e ratifikimit, qe : me datën 21.03. 2020 bëhen dy vjet, andaj i rikujton  gjoja pseudoekspertët që kanë edhe një javë kohë deri me 23.03.2020, të fillojnë procesin e « korrektimit » të kufirit në drejtim të Ҫakorrit dhe Kullës, bazuar në Marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar për kufirin.

Me tej ai deklaron se; ditën e parë të kësaj pranvere, « rrena për humbjen e 8200 hektarëve, nga aspekti shkencor duhet të hedhet poshtë, si e pabazuar, joprofesionale, qëllimkeqe dhe shumë e dëmshme, e cila e pengoj seriozisht përfundimin e procesit për shënjimin e kufirit  me shtetin e Malit të Zi». Pseudoeksperti Tomor Ҫela aludon në komisionin shtetëror të ekspertëve të udhëhequr nga Prof. Dr. Shpejtim Bulliqi, njërit ndër ekspertet më të mirë që ka sot Kosova.

 Tomori ndër tjera gënjen duke thënë se : … « këta të komisionit  të dalin publikisht dhe të pranojnë se, me ose pa qëllim  kanë lansuar gënjeshtrën e madhe për humbjen e 8200 hektarëve, në zonën e Bjelluhës, Ҫakorrit dhe Kullës me  ç’rast manipuluan politikanët, i vunë flakën Kosovës, trazuan të gjithë skenën politike dhe penguan funksionimin e administratës së shtetit » .

 Po të funksiononte shteti ligjor duke u nisur nga sharllatani Tomor e deri të kryehajni Hashimi duhet të ishin në burgun e përjetshëm për tradhti kombëtare, përshkak të tjetërsimit të territorit dhe humbjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror.

Tani  mbetët të ju lexues të dashur të vlersoni shkrimin e tij, apo ta hudhni si të pa bazë gënjeshtrën e Dr. Tomor Ҫelës me prapavi tradhtare dhe antikombëtare të tij !!!

Me datën 17 mars 2020 i jam përgjigjur këtij farë Tomor Ҫelës … dhe shkrimit të tij tendencioz, qëllimkeq, gënjeshtar, antikombëtar dhe racist i paguar dhe imponura nga obskurantisti Hashim Thaçi, për të gënjyer dhe tradhtuar me ekspertizën së bashku me Dr. Hivzi Islamin, ku gjoja pseudoekspertët po na konstatuekan së : në segmentin e kufirit me Maqedoninë, Kosova po humbëka 191 ha dhe në segmentin me Malin e Zi, sipas këtyre sharllatanëve dhe tradhtarëve të kombit , nuk po humbëkan asnjë m2 (metër katrorë) ???!!! Njejtë deklaronin edhe Hashimi dhe Isa se Kosova nuk humb asnjë mm të tokës së saj !!!

Edhe më e keqja është se, gazeta Zeri në rubrikën « zërat » i mban per datën 16.03.2020 tri shkrime me fotografi të Tomorrit  në portalin e saj. Kjo me habit që kjo gazetë propogandon permës shkrimeve qe mban në portal për kaq kohë  dhe e tregon vetën se është e kapur nga Hashim Thaçi dhe turpi me i madh qe ka ndodhur me tjetërsimin dhe shitjen e 8.270 ha të Rugovës kreshnike, nga mashtruesit, hajnat, profiterët kriminelë, qe për para ta shesin të tërë shtetin !!

Tani paska filluar mjerani të flet edhe për demarkimin me Sërbinë. ! E garantoj që nuk do t’i vijë kurrë rradha këtij pseudoeksperti të marrë pjesë në ndonjë komision për përcaktimin e kufijve - as me Sërbinë.

I njoftoi të interesuarit që shkrimi im si demant i Tomorit ka titullin : Parasë, tradhëtisë, pseudoekspertëve e sharllatanëve nëse nuk u ndërpritët rruga e çojnë ujin përpjetë dhe na e tjetërsojnë kufirin shtetërorë (datë 17.03.2020) [email protected].

Me tej po theksoj se « politikanëve » të ndryshëm u jepet rasti, të ulën në skenë, duke zotëruar pozimet dhe frazat për minutat e nëvojshme në ekran. Nuk çajnë kokën për spektatorët se realiteti politik i tyre devijon nga e vërteta dhe e përditshmja. Lajmet e ca televizioneve me ç’kontributin e tyre shkaktojnë apati politike, përdrisa ato emetojnë informata, relevanca e të cilave nuk i mbulon veprimet e përditshme politike.

Shikuesin  e irriton ajo, kur emetimi i informatave nuk ka të bejë me realitetin. Për këtë arsye duhet mbajtur distancë me shtetin dhe partitë për ta fituar autonomonë e publicistikës. Vetë kështu do të bëhej e domosdoshme që gazetari të ketë gatishmërinë kritike e jo vetëm guximin për t’i demaskuar të pavërtetat dhe shtrembërimet e politikanëve dhe maskarenjëve tjerë.

Televizioni nuk u përket as politikanëve, as gazetarëve dhe as analistave qe janë bërë të shumtë. Gazetarët duhen të jenë ekspertë të emetimeve të informacioneve. Profesioni i tyre  është të grumbullojnë informata, t’i  përpunojnë ato duke i artikulauar dhe dorëzuar më tej. Profesioni nuk lejon të polemizojnë dhe të polarizojnë. Për ta emetimet duhen të jenë të qarta, që shikuesit t’ia bëjnë jo vetëm të mundshme, por edhe të nevojshme mundësinë për marrjen e vendimeve të pavarura mbi çdo temë veç e veç.

Edhe një shembull tjetër të freskët: ku para dy netesh në T7 ishte musafir një analist i mirë z. Rron Gjinolli, i cili kur bisedonte dhe e mbronte me dinjitet z. Vjosa Osmanin duke e lavderuar si grua burrërore si atë, për veprimtarinë e saj në LDK, nga ana tjetër Buzhalla sorollatej duke e kundërshtuar dhe imponuar analistit mendimin e tij të njëanshën. « Turpi nuk ka brina“.

 Buzhalla para ca ditë akuzoi se dikush e kishte kërcenua atë dhe apelonte në ndonjë militant të LVV-së. Mirëpo policia duke e hulumtaur rastin e gjeti se ai ishte një militant apo anëtar i PDK-së.

Berat Buzhalla nuk guxon së paku në televizion të bëhet mbështetës njëpartiak i PDK-së edhe pse dikur ai ishte antar i saj!

Shoqëria demokratike mbështetët në të vërtetat e jo në dezinformimet.

Sa më afër që do t’i qëndrojmë shtetit demokratik, aq më afër do t’i qëndrojmë së vërtetës, në të kundërten do ta marrë djalli edhe shtetin edhe të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat