Hashim Thaçi nuk ngopet me lluks, do të blejë veturë 145 mijë euro me para të popullit

Opinione

Hashim Thaçi nuk ngopet me lluks, do të blejë veturë 145 mijë euro me para të popullit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 prill 2020 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Keqpërdorimi i buxhetit të shteti nga ana e zyrtarëvë të lartë nuk është ndonjë risi, asnjëherë ska ndodhur që vendi më i varfur në Evropë të bëjë jetë të shtrenjtë në zyrat e shtetit . Në vazhdën e kësaj logjike Presidenca e Kosovës  ka planifikuar të bëjë ata që nuk e ka bërë asnjë president i më parëshëm, dhe asnjë zyrtarë tjetër deri tani, pavarësisht se keqpërdorimet nuk kanë munguar. Në fakt Presidenca e Kosovës po planifikon që gjatë këtij viti të blejë një veturë të blinduar në vlerë 145 mijë euro. Pa dhënë asnjë shpjegim tutje me pak fjalë kështu thuhet në Buxhetin e miratuar për vitin 2020.

Për të vazhduar me komoditetin e presidentit përveç veturës, Presidenti Hashim Thaçi do t’i ndërrojë edhe mobiljet e Presidencës gjatë këtij viti. Vetura pritet të jetë diçka  special, meqense për këtë çështje do të shpenzohen 140 mijë euro, pas nuk mbesin as pajisje të IT’së, për të cilat  Presidenca do të shpenzojë 215 mijë euro, me një total 355 mijë euro. Shpenzimi i këtyre parave në një kohë pandemie, e cila sipas ekspertëve botërore do të sjell recension ekonomik në mbarë botën, ndërkohë që Kosovën pritet ta fus në një kolaps ekonomik, një akt i tillë nga presidenti është jo i duhur, dhe për më tepër as i nevojshëm. Edhe sikur mos të ishte fare pandemia, edhe gjendja të ishte siç ka qenë prapa se prap Kosova ka qenë e varfur, dhe një veprim i tillë mbete i panevojshëm.

Një veturë në vlerë 145 mijë euro duhet të jetë e blindura, ndërkohë që nuk ka të dhënë se presidenti i Kosovës rrezikohet. Pa asnjë indikacion për rrezikim të sigurisë së presidentit, të blihet një veturë kaq e shtrenjtë, përbën në vetvete një akt të paprecendentë, krejtësisht në vazhdën e mentaliteti zhavtës të buxhetit të shtetit. Kjo Presidencë që edhe ka shkelur Kushtetutën me rastin e procesit të decentralizmit  dhe formimin e grupit negociator me Serbinë, me paftyrësi vazhdon të thirret “ për mbrojtën e Kushtetutës”.

Edhe ky vendim i tyre për shpenzimin e 355 mijë eurosh për lluks, shpërfaq fytyrën e tyre të vërtetë, që këta nuk e kanë hallin tek qytetarët dhe interesat e tyre. Me këto para zyra e Presidentit do të mund të financonte bursa për studentë, të cilët kanë nevojë shumë.Ka edhe shumë vende të tjera ku do të mund të destinohen këto para, por kështu nuk mendon dhe nuk dëshiron presidenti, për të cilin luksi i tij ka më tepër rëndësi se një student apo edhe një mjek që ballafaqohet me kushtet elementare të punës. 

Presidenti i Kosovës në vend se të ishte shembull, model i shërbmit ndaj shteti dhe qytetarëvë të saj, është shëndrruar në sinonim  i të keqës, dëmit ndaj shteti dhe qytetarëvë të saj. Luks në dëmë të popullit të vet bëjnë vetëm monakët gjakpirës, që janë jo të pakët në histori, si dhe diktatorët. Fatkeqësisht kemi një president për të cilin luksi përsonal është “ prokupimi” i vetëm që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat