Plani Marshall, shpresë e shpëtimit të ekonomisë europiane!

Opinione

Plani Marshall, shpresë e shpëtimit të ekonomisë europiane!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 12 prill 2020 Në ora: 14:46
Ismail Muçiqi

Presidenti gjermanë tha dje: "Koronavirusi është një test për njerzimin, ku shihet ana e mirë dhe e keqe e njerzimit".

E nisa këtë shkrim nga motivi i rrethanave ekzistuese, të cilat e kanë kapluar planetën tonë. Fenomeni i Pandemisë së Koronavirusit, në bazë të parashikimeve të ekspertëve të ekonomisë, diplomatëve, shkenctarëve, politikologëve dhe i një varg të instituteve botërore, parashikojnë ndryshime në rendin global në ekonomin dhe jetën e përgjithshme në planetin e tokës.

Koncepti i themelimit, ndërtimit dhe zhvillimit të strategjisë të Bashkimit Europian, integrimi i shteteve të Ballkanit në Bashkimin Europian, është synim kryesorë edhe i shteteve të Ballkanit të cilat pa dyshim se do të tejkalojnë më lehtë edhe krizën e Pandemisë globale e cila ka përfshi njerzimin.

Bashkimi Europian si institutcion i organizimit politikë, ekonomikë dhe i mekanizmave të sigurisë këto ditë mori vendim që nga buxheti Europian , shteteve të Europës të cilat po përballen me Koronavirusin, të ndajnë një buxhet prej 100 miliardë eurosh.

Ky plaë marshall pa dyshim do ti ndihmoj sistemit ekonomik dhe sistemit makrofiskal të shteteve të Bashkimit Europian, të cilat po përballen me stagnimin e ekonomisë,largimin e qindra mijëra puntorëve nga puna, si dhe ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në sferën e ekonomisë, industrisë dhe segmenteve tjera të jetës normale.

Nga plani marshall padyshim se do të përfitojnë edhe shtetet e Ballkanit të cilat ende nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Në këtë drejtimin Republika e Kosovës, përkatsisht Qeveria dhe institutcionet e tjera të shtetit, duhet të mobilizohen dhe të jenë në nivel të detyrës dhe përgjegjësis duke hartuar programe dhe projekte për ekonominë dhe zhvvillimin e vendit i cili ka nevojë imediate për thithjen e fondeve të cilat do të ndahen nga Bashkimi Europian përmes planit marshall për tu ndihmuar vendeve për tejkalimin e krizës, e cila u shkaktua nga Pandemia e Koronavirusit.

Përqarjet politike dhe lufta për pushtet e liderëve dhe partive politike, ka ardhë koha që njëhere e përgjithmonë të zhduken, të tejkalohen këto pengesa të cilat i kanë sjellë shtetit të Kosovës dëme të pariparushme.

Fenomeni i Koronavirusit, e ka sjellë botën dhe ekonominë e saj në sfida të mëdha të cilat kërkojnë mundë,dije, angazhim dhe investime për zbutjen e pasojave të cilat i solli ky mister për të cilin ende askush në planetën tonë nuk po arrin ti jep përgjigjje këti fenomeni. Andaj nëse njerzimi arrin të tejkalojë sa më shpejtë këtë parazit, aq më të mëdha do të jenë shpresat e njerzimit për t'iu kthy jetës normale, por asnjëhere pa e harruar këtë të keqe e cila e befasojë njerzimin duke i goditur të gjitha shtetet e botës.

Kjo do të mbetët për tu studiuar gjatë periudhave të ardhshme nga shkenca dhe institutet e shëndetësis botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat