Të ndryshohen teoritë politike si dhe të bëhet ridefinimi i sistemit politik

Opinione

Të ndryshohen teoritë politike si dhe të bëhet ridefinimi i sistemit politik

Nga: Ejup Berisha Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:52
Ejup Berisha

Nevojën për ndryshimin e teorive politike dhe për ridefinimin e sistemit politik nuk po e imponon gjendja e rëndë me Virusin Corona sepse tani për tani brengë, preokupim dhe angazhim primar i njerëzimit në mbarë botën është lufta efikase për kufizimin e përhapjes së tij dhe shpëtimi i jetëve njerëzore. Por nevojën për këto ndryshime e imponon realiteti objektiv i cili ka ndryshuar dukshëm dhe që po dominion në ambientin politik në shtetet e ndryshme të botës. E kame fjalën pra për shtetet normale e jo për ato jonormale por sot edhe shtetet normale kanë filluar që të dalin nga normaliteti i tyre.

Dhe pasiqë sot kemi ndryshim të theksuar dhe të dukshëm të realiteteve politike imponohet nevoja e ndryshimit të gjërave që po I lexoni në titullin e këtij shkrimi sepse nëse teoria politike mbetet e njejtë realiteti politik ka ndryshuar tepër shumë. Prandaj konsideroj se ka nevojë që pas tejkalimit të gjendjes së veshtirë me Virusin Korona që shkencëtarët, mendimtarët dhe teorerticientët politik ti rreken shumë shpejtë punës vëllimore siç thashë për ndryshimin e teorive politike dhe ta ridefinojnë sistemin politik. Nëse teoria politike nuk ndryshon dhe sistemi politik nuk ridefinohet atëher shumë ide, teori dhe koncepte politike janë të pavërteta, të pasakta të papërputhshme, dhe jo te perdorshme. Të fillojmë me radhe Parlamenti.

Në aspekt formal ky është organ perfaqsues i qytetarëve apo thuhet se ky institution më i lartë shtetëror ligjvenës dhe kontrollues është shtëpia e qytetarëve në të cilën keta i realizojnë interesat si dhe te drejtat e tyre qytetare Deputeti. Gjithmonë sipas aspektit formal apo në bazë te asaj që thuhet në teori ky është i zgjedhuri i qytetarëve i cili në këtë post vjen duke u kandiduar vetë, nga grupe interesi ose nga partite politike. Ky pra prezentohet për pjesmarrje në aktivitetin politik që quhen zgjedhje. Në to ai si kandidat i mundshëm për deputet votohet nga qytetarët pra në zgjedhje periodike dhe i njëjti nëse fiton numër të konsiderueshëm të votave ai bëhet deputet. Mandati i nje deputeti në aspektin kushtetues dhe ligjor në të shumtën e rasteve zgjatë katër vite. Parlamenti në aspekt formal Po mbetet organ perfaqsues i qytetarëve por ajo që nuk është e saktë është se tanimë në të nuk perfaqsohen aq shumë interesat e qytetarëve por aty perfaqsohen dhe realizohen më së tepërmi interesat e partive politike apo me sakt interest e udheheqësve politik si dhe të politikanëve të tjere aktiv që kanë forcë politike dhe ndikim mbi funkcioninin e institucioneve politike. Deputeti në fakt zgjidhet nga qytetarët me votat e tyre por në realitet ai është vënë në shërbim jo të atyre që e kanë zgjedhur por tani ai është në sherbim dhe punon më shumë në realizimin e interesave padronëve të tij politik që u përmendën më lartë.

Prandaj idetë, teoritë dhe konceptet e deritashme për pozicionin rolin dhe funkcioninin e Parlamentit nuk jane më në përputhje me realitetin objektiv dhe me këtë ato ka kohë që janë të pasakta dhe te paperputhshme e me kete edhe të papërdorshme. Demokracia.Gjithashtu duhet ndryshuar edhe defunicioni dhe çasja ndaj teorisë së Demokracisë. Kjo më nuk është rregullim shoqëror në të cilin sundon populli apo me zhargonin bashkëkohor qytetari,por sot qytetarin e sundojnë elitat politike. Sot për të gjitha qështjet më të rëndësishme shtetërore dhe shoqërore fjalën kryesore në vendim-marrje e kanë politikanët e jo qytetarët. Edhe pse polikanët në të shumtën e rasteve thonë se gati në të gjitha qështjet shoqërore në lëmin e vendim-marrjes dëgjohet dhe artikulohet zëri apo vullneti i qytetarëve kjo fatkeqsisht nuk ndodh. Prandaj teoria se demokracia është në shërbim të qytetarëve është e vjetëruar dhe e devalvuar si dhe në të shumtën e rasteve nënçmuese dhe poshtruese duke e pasur parasyshë se elitat politike kanë filluar jovetëmse ti nënqmojnë por edhe ti poshtërsojnë qytetarët të cilët më herët ishin pronarët e sovranitetit shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat