Me zhvillimin e teknologjisë, është duke u kërcënuar seriozisht ekzistenca e njeriut dhe botës së gjallë në planetin e Tokës

Opinione

Me zhvillimin e teknologjisë, është duke u kërcënuar seriozisht ekzistenca e njeriut dhe botës së gjallë në planetin e Tokës

Nga: Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili  Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:25
Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili 

Mendohet se gjatë tri epokave civilizuese të shoqërisë njerëzore janë shkaktuar ndryshime më të rendësishme të ambientit jetësor. 

Njeriu sot për të plotësuar nevojat e veta materiale, kulturore, standard të lartë jetësor dhe jetë më të mirë shfrytëzon sasira të mëdha të energjisë dhe materjes.

Sot, konsiderohet se materiali djegës dhe energjetik që prodhohet nga fosilet e përdoren si burime të energjisë, janë faktor kryesor të ndotjes së ambientit jetësor.

Në, ketë mënyrë, njeriu duke shfrytëzuar këto burime të energjisë, aplikimin e teknologjisë bashkëkohore në prodhimtari me materiet e reja, urbanizimin e ambientit ka ardhur gjerë në një situatë absurde që si pasojë ka degraduar ambientin jetësor e që lajmërohet si bumerang i intencave të civilizimit njerëzor për jetë më të mirë dhe standard më të lartë jetësor. 

Konsiderohet se rritja e pakontrolluar e popullacionit  të njeriut në rruzullin tokësor, posaqerisht koncentrimi i tyre në meset e urbanizuara, paraqesin rrezikun më të madh për çrregullimi  e baraspeshës në ambientin jetesor.

Njeriu duhet patjetër të adaptojë nevojat dhe sjelljet e veta ligjeve natyrore duke berë kursimin e natyrës, gjetjen e burimeve të reja energjetike dhe ndryshimeve në sociosfer dhe infosferë.

Rezultatet e hulumtimeve të shumta bashkëkohore dhe shqyrtimet teorike të shkaqeve të krizës bashkohore ekologjike, tregojnë se dëmet e shkaktuar natyrës mund të sanohen dhe përmërsohen nëse të arriturat e reja shkencore dhe botëkuptimet e reja mbi natyrën dhe planetin në terësi vehen në shërbim të zhvillimit e civilizimit njerëzor.

Me zhvillimin e mëtejmë të teknologjisë, kunderthëniet në ekosistem janë duke u ashpërsuar dhe në ketë mënyrë është duke u kërcënuar seriozisht ekzistenca e njeriut dhe botës së gjallë në planetin e Tokës.

Prandaj, është i arsyeshëm interesimi gjithnjë e më i madh i opinionit botëror për mbrojtjen e ambientit dhe përmërsimin e ambientit jetësor.

Për ketë qëllim janë duke u bërë hulumtime të reja të teknologjisë efikase të cilat kërkojnë më pak energji dhe materiale që nuk ndotin ambientin. 

Që me arsimimin - edukimin në të gjitha nivelet të kontribuohet në aktualizimin e problemeve të ndotjes së ambientit, të zhvillohet kultura ekologjike dhe vetëdija për nevojat e mbrojtjes së ambientit njerezor.

Nga kjo që u cek më lartë, mund të konkludohet se detyrat e mbrojtjes së ambientit jetësor janë të përbëra dhe të gjera si dhe realizimi i tyre, i cili në shumicën e rasteve kërkon involvimin e shkencës multidiciplinare për të realizuar të gjitha detyrat të mbrojtjes së ambientit jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat