Letër e hapur zotit Kryeministër të Kosovës Albin Kurtit dhe organeve tjera qeveritare!

Opinione

Letër e hapur zotit Kryeministër të Kosovës Albin Kurtit dhe organeve tjera qeveritare!

Nga: Blerim Zeqiri Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:40
Albin Kurti

I nderuar Kryeministër, me lejoni t'ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes nga diaspora shqiptare nga shtetet e Evropës ku jemi ne të përqendruar përkohësisht,reagoj në emrin tim por edhe në emër të shumë biznesmenëve mërgimtarë,po edhe masës së gjerë të Diasporës shqiptare mesa vijon:

 Unë që ju shkruaj jam një mërgimtarë me vite të tëra nëFrancë, si gjithë mërgimtarë të tjerë ashtu edhe unë e pata fatin e hidhur dhe u detyrova ta braktis vendlindjen duke e lënë të vetëm nënën time plakë, pasi që shteti im nuk ma mundësojë një vend pune afër nënës sime!!!

 Afër atdheut tim,fushave e arave qe e lash fëmijërinë time. Ai shet me rriti  dhe me krijo, por për fat te keq e braktisa qe edhe se jetoj këtu në ketë  shtet të huaj, çdo mëngjes kur zgjohem  më mall e kujtoj vendlindjen , atdheun tim ,Kosovën e përgjakur ,Kosovën ne pushtuar...Çdo ditë e kujtoj varfërinë  e Kosovës dhe ndërskamsat qe po i bëhen qeveri pas qeverie si hyzmeqar ma shume te huaj!!!

Çdo dite  ëndrrat asnjëherë nuk i shoh ne këtë vend te huaj, por i shoh atje ku me ka rënë koka për herën e parë. Atje te kënga dhe jehona dashurisë për atdheun... e kujtoj lule lajthijen  e hershme të pranverës qe me epte arome dhe i shijoja ëmbëlsisht ato fusha e male.

Me mungesën e te gjitha këtyre vlerave te atdheut tim  duhet t’i shërbejë një populli të një shteti i cili ma mundësojë atë çka nuk ma mundësoj shteti im, por prapë se prapë edhe pse jetoj këtu , qëllimi im ishte se si të kontribuojë për vendin tim që sa do pakë ta kemi një strehimore shpirtërore   si mërgimtarë. Këtë  e bëra  me rastin e hapjes s e  një Radio, e cila tani më është bërë radio më e dëgjuara ne “Mërgatën Shqiptare”.

 Me plotë gojën mundë të them se “Radio Mërgimi” i vena emrin pikërisht nga ky fenomen i mungesës se atdheut tim . U përpoqa për bërë një urë lidhëse e çdo mërgimtari, tja sjell secilit mërgimtar një cope atdhe për mes saj!?.

 Themelimin e saj e lidha me  në një datë historike të 28 Nëntor 2008 !

 I nderuar dhe i dashuri  kryeministër data historike dhe e pa harruar për mua dhe  ne mërgimtarët ishte edhe  data e  6 tetor 2019, kur kuptuam se ju ishit fitues i këtyre zgjedhjeve.

 -Ju ishit shpresa e fundit për ne si mërgimtarë, pasi që vendi ynë kalojnë nëpër shumë fatkeqësira që mendonim me juve nuk do përsëriten më, pastaj me gëzim pas 4 muajsh dëgjuam lajmin se ju morët vendin e Kryeministrisë, gjë kjo që na bëri edhe ma  të lumtur të gjithëve mua dhe mërgimtarë tjerë.

As gjumin, gjumë nuk kemi mundë ta bënim nga gëzimi, e aq më tepër u gëzonim pasi që shumica e shoqërisë kosovare u dëgjonin duke thënë, që kurën e kurës  Albinin nuk do ta ketë Kosova Kryeministër, pasi që nuk e donë Amerika, ndërsa shkurti i vitit 2020 na bëri ta kuptojmë, se ne kosovarët vendosim vetë për fatin tonë, e jo siç pretendonin të tjerët !1!

 Me kënaqësi i përcillnim intervistat e juaja, bile,bile, as një herë nuk na u bënin të tepërta ti dëgjonim edhe shumë herë gjatë ditës, pasi që nga këto intervista nga një kryeministër si ju, vetëm çka na mësonin fjalë të mira, të mençura që ka nevojë, jo vetëm fëmijët tanë, por edhe ne si prindër ! I nderuar Kryeministër, edhe pse neve si mërgimtarë na quajë të huajë në vendlindje, gjithashtu të huajë në shtetin ku jetojmë, ne prapë se prapë me mendje e me shpirt jemi me ju në Kosovë, vetëm që fizikisht jemi të ndarë! Tani më, jemi në një situatë mjaftë të rëndë sikur ju në Vendlindje, ashtu edhe ne në Diasporë, po luftojmë me të njëjtin armik të pa dukshëm (Coronavirus Covid-19), por na besoni që ne si mërgimtarë, kemi harruar veten duke menduar për juve në “Vendlindjen”, pastaj me dhimbje të madhe shikuam edhe mocionin e mos besimit ndaj jush dhe rrëzimin e qeveris, mbi të gjitha në këto kohëra që më së shumti qytetarëve ju duheshit, ju që ju votuan me datë 6 tetor ! I nderuar kryeministër, siç e ceka edhe më lartë unë jam pronar i një radio, dhe kemi një staf të përkryer, çdo mbrëmje jemi me mërgimtarë në debate të ndryshme, pak a shumë thellë në zemër e ndjejë edhe pakënaqësinë e tyre dhe për këtë arsye ju drejtova me këtë letër  duke reaguar si më poshtë:

-Qysh bre kryeministër as një fjalim që pate në intervista të shumta nuk i përmende mërgimtarët, e di që si kemi kontribuar dhe çka kemi bërë me për ju!!!???...

 Ju  zoti kryeministre nuk mund ta bëni kurrë, por të paktën si nuk dolët as një herë me ndonjë intervistë, çfardoçoftë ajo intervistë edhe 5 minuteshe  të thoni me këto fjalë :

“Të dashur bashkatdhetarë e dimë që atë panik që e kemi ne në Vendlindje keni edhe ju, por ju e keni të dyfishuar, sepse ju jeni larg vatrave tuja! E  dimë se nëse ju ndodhë ndonjë fatkeqësi në familjet e juaja, ju nuk mundë të vini në ceremoninë mortore të ndonjërit nga familjarët e juaj, gjashtë zoti që mos ti ndodhë as kujt kjo, por edhe nëse ju ndodh dikujt nga ju, mos e mbani atë gajle se unë si kryeministër i Kosovës, ju premtojë që do jemi afër familjeve të juaja po si të ishit ju, ! Pastaj kryeministër i nderuar, ju as një herë nuk dolët me ndonjë informacion dhënë nga Ambasadat që përfaqësojnë  Mërgimtarët në ato vende ku ata jetojnë, me na tregu numrin e të infektuarve nga Covid-19, numrin e të vdekurve, që po varrosen në vendet e huaja për pa mundësin e transportit për tu varrosur në vendlindje!!! Ne si mërgimtarë në Valët e “Radio Mërgimi” kemi pritur që të dilni me një intervistë mbështetëse për ne, duke pasur parasysh që jemi duke luftuar me armikun e njëjtë sikur se ju në Vendlindje.

Zoti Kurti me të vërtet jemi të befasuar nga deklarata e juaj e fundit në “Facebook LIVE”, kur ju kërkonit ndihmë financiare nga njerëzit, që ju nuk u interesuat me ditur se a janë të gjallë apo të vdekur???...

Citoj thënien tuaj zoti Kurti “Ju nuk po mundeni me ardhë për këto pushime në Kosovë,por ju kisha lutur që ato para që i keni ndarë për kafshatën e fëmijëve të juaj, për këto pushime, edhe mos të ardhëshit, ju parat dërgoni ,keshtu e ke përfunduar ndër te tjera  !!!

 Sic dite te na kërkosh para  zoti kryeministër pse nuk dite ta theksosh njëherë  Te dashur bashkatdhetar urgjentisht  sa më parë që është e mundur të merrni kontakte me Ambasadorët e juaj dhe të na njoftoni shifrën e personave kosovarë që janë të prekur nga kjo PANDEMI, e sa ka të vdekur, gjithashtu të na tregoni mundësin se si të kontribuojmë dhe tu zbusim dhimjet e juaj”

Zoti Kryeministër ju e dini se nga terrori serbosllav dhe ish qeveritarët dhe pushtuesit   e Kosovës qe 20 vjet,Kosova u zbrazur dhe gjysma  popullit jemi jashtë Kosovës ?!.Zoti kryeministër a jemi edhe ne pjesë e popullit shqiptar edhe në këto fatkeqësi, apo vetëm te na përdorni si monedhe ne raste nevoje?.

Ju po na e gjeni  derën vetëm për para a asnjë ministër ne si mërgatë nuk  e kemi  në Kuvendin  e Kosovës zoti kryeministër!!!???...

Zoti kryeministër ne raste te tilla ju duhet drejtuar edhe   fondeve ndërkombëtare   si arsyetim se qeveria paraprake ta ka lënë  arkën e shtetit bosH!!!

Shkas-motiv i kësaj letre të hapur ishte pikërisht kërkesa e parave ndaj nesh pa e dhënë asnjë shenje  dashurie ndaj nesh  se paku  ne atë anën morale për mes mediave dhe shtypit kosovar.

E harruar Diaspora  shqiptare, duke e zhgënjyer,here pas herë  edhe Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi, na kanë keqpërdor ,madje edhe  Haradinaj qe vet personalisht ja kam hap derën  në kohën  ma te vështirë, nuk u kujtuar të veproj as ta nderoj diasporën me as ma te voglën gjë,pos shfrytëzimit.

Zoti kryeministër  ti  e din mirë se Pavarësia e Shqipërisë  u formua nga ne mërgimtarët ne kryem me Ismail Qemail Vlorën  e Hasan Prsihstinen dhe shume burra te Rilindjes kombëtare .Edhe pavarësinë e Kosovës ,mos harro se Enver Hadri e vëllezërit Gërvalla ishin dhe bashkatdhetar tjerë qe e hapen derën e parlamentit  evropian  për herë të parë e jo si  Isa Mustafa qe vinte me duar në xhepa!!!

Prandaj  zoti Kurti  mos u beni si kryeministrat  epare por ndrysho por me pas dern te hapur  e jo si ata qe ishit kasap ndaj biznesmenëve te Diasporës,por edhe ndaj vendaseve ndryshoni, ligjet në të mirën e ekonomisë po edhe te diasporës!
“Mërgata ka investuar ma parë ,po tash do të hezitoj të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë qe mbretëroi  ne Kosove prandaj ndrysho zoti kryeministër  rregulloren ndaj Diasporës. A do të mundin qytetarët e diasporës me i përballua këtij terrori psikik dhe fizik,le të mbetet ta shohim në të ardhmen,por me këtë politikë që ndiqet tani në "Shtetin tonë te pavarur të Kosovës" së përgjakur dhe të shtrenjtë e paguam ,ne të Diasporës. Prapë po ia lëmë kohës se apo del ndonjë forcë politike t'u ndalë hovin këtij avazi  apo shpresojmë se ju do te jeni ai njeriu i shpresës për ndryshime,”Diaspora Shqiptare iu pret...

Reaguesi i letrës së hapur  Blerim Zeqiri udhëheqës i “Radio Mërgimit” dhe veprimtar për çështjen kombëtare 13 prill 2020  vendbinimi xxxx i juaj  Francë  

Kalo mire i nderuar mireupafshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat