Diaspora shqiptare gjithnjë në shenjestër të hajnave politikë

Opinione

Diaspora shqiptare gjithnjë në shenjestër të hajnave politikë

Nga: Reshat Sahitaj Më: 13 prill 2020 Në ora: 18:48
Reshat Sahitaj

Armiku i padukshëm i quajtur Crona Virusi i ka shpallur luftë mbarë njerëzimit të planetit, ku secili shtet me metoda dhe mjete e veta në dispozicion  janë duke e luftuar këtë armik të përbashkët të njerëzimit. Lufta kundër Corona viruit është duke u zhvilluar në shumë fronte : në frontin e parë janë shkencëtarët në labaoratore të tyre duke u përpjekur të gjejnë barnat më efikase, mjekët, infermierët, policët , zjarrfikësit,dhe gazetarët, kurse në frontin e dytë janë qeveritë të cilat marrin masa në koordinim më ekspertët shëndetësor  më të njohur të vendit  për mbrojtjën e popullsisë.

Kosova në gjendje kaotike

Qe në rastët e para të diagnostifikimit më Corona virus, Kosova e shpërbëri qeverinë dhe masat e marrura nga kryeministri në largim Albin Kurti, u cilësuan të paligjshme. Albin Kurti shkoi në gjykatë më aktakuzë kundër Hashim Thaçit, e mënjëherë pas tij Hashim Thaçi ngriti akuzë kundër Albinit. Askujt nuk i vriste ndërgjegja për gjendjen e shëndetësisë së popullit , por për formcimin dhe kapjen e pushtetit. Në këtë gjendje kaotike politike viktimë ishte dhe mbeti popullsia e lënë në mëshirën e Perëndisë dhe të Corona virusit.

Qeveria për të treguar duartë e hekurta se vetëm kjo qeveri edhepse në largim është e vetmja që vepron dhe ndihmon popullin tonë , filloi me shkarkime dhe ngarkime të bordeve të ndryshme, më arsyetimin se ata ishin hajna e këta janë të ndërshem.  Mirëpo është për t’u habitur se pse qeveria këta hajna nuk i akuzoi dhe dhe t’i  arrsetonte ?! Do të ishte shumë nomale sikur këta hajna të arrestoheshin për miliona të vjedhura e jo vetëm të largoheshin nga postet e tyre.

Vizitat e kryeministrit janë reklamë

Kryeministri dhe ministri i shendetësisë vazhdojnë udhëtimet e tyre në qytete e fshatra të Kosovës sikur më vete të kishin ilaçe që sherojnë të sëmuerit,  e në fakt shkojnë më duarë ndër xhepa sa për t’i hedhur pluhurë popullsisë sonë edhe ashtu të verbuar nga skamja dhe sëmundja.

Pse Albin Kurti shkon t’i vizitojë qytetët e Kosovës ? A ka me vete barna sherues ? A u dërgon popullsisë maska, barna apo ushqime? Jo. Vizitat e tij janë vetëm për të manipuluar masën se qeveria e tij janë aktiv dhe në mbrotije të popullit e në fakt , te gjithë e dimë situatën se çfarë po ndodhë në spitale. Në terren nuk kanë dalur as presidenti i SHBA Trumpi, as i Frances Makroni e asnjë tjetër shef I shtetit më shumë se sa Albin Kurti që çdo ditë i viziton qytetët e Kosovës, thuase e ka shkopin magjik për sherim nga Koroc virusi.

Nga deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të shendetësisë  na lënë përshtypjen se po mos të ekzistonin këta dy, popullsia shqiptare  do vdisnin. Sjelljet e kryeministrit Albin Kurti dhe fjalimet e tij na lënë përshtypjen se Kosova i ka 100milionë banorë e në fakt krejtësisht jemi sa një  lagje e një kryeqyteti evropian psh vetëm Parisi 2milionë e 190 327 banor (Grand Paris). Asnjë kryeministër apo kryetar shteti në botë nuk është duke dalur në televizione çdo natë për të folur mbi Corona virusin perveç Albin Kurtit dhe Edi Ramës .

Diaspora në shënjestër

Qeveria e Albin Kurtit mbrëmë iu adresua diasporës që t’i dali në ndihmë popullsisë sonë që bashkarisht të kalojmë edhe këtë luftë. Shtrohet pyetja : se sa është shuma që i duhet qeverisë për të dalur nga kriza dhe cili është destiancioni i i shumës që do të grumbullohen ?  

Diaspora jonë ka ndihmuar Kosovën në kohërat më të vështira siç do ta ndihmojë edhe kësaj radhe, mirëpo, sot  t’i kërkosh  pare diasporës sonë është turp,  dhe keqpërdorim i pozitës. Diaspora ka ndihmuar të gjitha fondët e dikurshme ekzistuese duke e mbajtur gjallë arsimin shqiptarë, politikën shqiptare dhe mbarë popullin tonë. Më përfundimin e luftës, diaspora shqiptare nuk gjeti përkrahjen as më të vogël të shtetit të Kosovës për të cilin ata kishin sakrifikuar jo vetëm paratë, por edhe jetën e tyre duke u angazhuar vullnetarë në luftën çlirimtare.

Themelimet dhe funksionimet e fondeve te asaj kohe ishin normale dhe domosdoshmëri , sepse personalitetet politike vepronin në kushte jo normale. Partitë politike, qeveria dhe presidenti  jetën e tyre e kishin në rrezik bashkë më rrezikun që i kanosej edhe popullit. Sot, deputetët, ministrat, zyrtarët marrin rroga të majme edhe pa punue dhe kanë fytyrë t’i kerkojnë pare diasporës sonë të cilet pikërisht tani ata janë të pa punë.

Do ishte një aksion i mire i qeverisë sikur pagat e deputetëve të cilët qe nga punësimi i tyre e deri sot kanë punuar vetëm 40orë , tërë ata muaj që nu punuan t’ia dhurojnë fondit të Albin Kurtit.

Pse t’i kërkojnë pare diasporës kur diasporën publikisht e injoruan pikërisht personalitetët poltike ? Pse t’i kërkojnë pare diasporës kur më diasporën vetëm pak ditë para se përhapej virusi u tallën disa persoanlitete politike ? Pse t’i kërkojnë pare diasporës kur para dhjetë ditësh  vetë Albin Kurti e akuzoi diasporën duke deklaruar se virusin na kanë sjellur diaspora ?! 

Diaspora nuk ka nevojë t’i ndihmojë fondit të Albin Kurtit, sepse secili mergimtar i ka familjet e veta në Kosovë . Secli mërgimtar mundet t’i ndohojë familjes se tij e ato familje u ndihmojnë atyre që kanë nevojë. Sot nuk jemi në kohë lufte ku nuk kishim as lidhje telefonike më familjarët . Andaj, sot nuk kemi nevojë të kërkojmë pare nga diaspora e nesër perseri ta injorojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat