Përballja me Covid-19

Opinione

Përballja me Covid-19

Nga: Hajro Limaj Më: 13 prill 2020 Në ora: 20:24
Hajro Limaj

Tani po thuajse te gjithe,kush me shume e kush me pak, jemi ne dijeni se c fare eshte Coranavirusi COVID-19, cfare mund te behet dhe si duhet te ruhemi prej tij.

Cdo dite dhe ne cdo vend tashme flitet per kete smundje.Ndjekim se sa te smure te rinje ka ne cdo vend, cfare eshte bere per seicilin, sa personave u jane bere teste,sa personave u ka dale pozitiv.

Per te gjithe ne koronavirusi eshte kthyer ne rend dite.Natyrisht qe ky virus I pa pare ne syte e asnjerit prej nesh filloi te fryje ererat e nje frike te pa deshiruar Brenda nesh edhe per diturire qe morem se ai ka per qellim te haje jeten tone.

Ne thelb cdo gje e mbyllur nga ku ne mund te plotesojme deshirat dhe lumturite tona.Kinetmate,kafenete,restorantet te gjitha mbyllur.Edhe marketet me dyqanet ku ne do te mund te benim blerjet e nevojeshme me kufizime te ashpera. Me nje pjese te madhe te shokeve , shoqeve e miqeve tane te afert ,bile edhe te femijeve tane u shkurtuan ose u nderprene takimet e aferta njerezore. Femijet kumunikojne vetem me telefonta me prinderit e tyre,ndersa gjysherit mund te flasin vetem me telefon me niprit dhe mbesat e tyre.Po te ishte I vetem ky prishes i moralit ,do te ishte pak me e lehte,por kur mbi keto degjojme lajmet mbi vdekjet qe ndodhin si shkak I COVID-19,apo duke u diskutuar temat serioze te kesaj smundjeje , rritet mjaft prishja e nervave.
Por duke marre informacione nga kjo gjendje e pergjitheshme,edhe kumunikimi me transparence eshte shume I rendesishem dhe me shume vlera.

Keshtu qe edhe ne kete periudhe jo prodhuese nervat dobesohen.Por ne na bashkon nje qendim I perbashket,sepse te gjithe jemi ne nje situate te jashtezakoneshme ku perfshihemi te gjithe.Nuk eshte asnje gje si me pare.Vecanerisht nese ne e pranojme ket shtrengim cdo gje mund te vazhdoje me me lehte. Drejtuesit dh profesoret e klinikes Infektive po e manaxhojne dhe po e drejtojne kete periudhe me shume kujdes dhe sukses. Ata po I kryejne sherbimet mjeksore ndaj te infektuarve duke kercenuar jetet e tyre dhe nga andej na japin ato mesazhe teper profesionale dhe shume njerezore.Si ne cdo lufte shpalosen heronjte qe luftojne per te ruajtur lirite apo cliruar njerzit nga pshtuesit.Te tille jane mjeket tane ne kete beteje me nje armik shume te rrezikshem dhe te pa dukshem.Kjo situate e jashtezakonshme vertetoi vlerat e tyre shume profesionale dhe teper njerezore,te cilet plitika anti njerzore e politikaneve shqiptare te ketyre vitive ua kishte dhunuar.Nga heronjte kryesor te kesaj lufte Prof Pellumbi Pipero dhe Prof. Tritan Kalo per kete himbje qe i ka sjell rrugaceria politike u shprehen“profesionalizmi kurdohere duhet te perveloje mbi politizimin ne shendetesi” …

Kjo eshte nje lufte, ashtu sic kane luftuar bashkarisht shqiptaret ne historine e tyre per mbrojtjen apo clirimin e vendit.Lufta jone qe po vazhdon me kete virus nuk ka ndryshim nga keto. Te vdekurit na japin humbje.Por per ta zvogelur kete dhe per me teper per ta ndaluar ne nje mase te konsiderueshme eshte ne duart tona. Te vdekurit na japing humbjet.Por per ta zvogeluar ,apo per me teper per ta ndaluar ne nje mase kryesore varet nga ne.

Edhe spe na duket e veshtire duhet te degjojme vetem deklaratat dhe spiegimet qe japing mjeket tane me te njohur.Te braktisim dhe te injorojme deklarimet e politikaneve,qe edhe ne kete lufte kerkojne te bejne politike.

Kur ata thone a mos dilni jashte, ne duhet ta zbatojme sic zbatojne urdherin ushtaraket,”Urdheri zbatohet dhe nuk kundershtohet”. Perdore mire lirine tende te mos daljes nga shtepia.Pwr juve punojme thone doktoret dhe te punosh ne kete lufte nuk eshte luks.Prandaj kjo situate kerkon llogjike,gjakftohtesi dhe largpamesi.Mungesa e kultures mjeksore dhe formimit tek shume njerez fillimisht ju dukej shaka.Fatkeqesisht edhe pse tani jemi perballe humbjeve dhe shtrimit te shume bashkeqytetarev shume,sidomos te rinje nuk vendosin masakat dhe nuk mbajne distancen sociale kur levizin apo blejne buke apo hyjne per te psonisur ne markete.Krijohen edhe perplasje midis atyre qe kerkojne te zbatohen rreptesisht kerkesat qe duhen zbatuar dhe te pa pergjegjeshme te cilet e quajne trimeri per te mos zbatuar ligjet e kesaj lufte.Keto mos akordanca prishin dhe rendojne psikologjine e qytetareve .Prandaj te gjithe duhet te kuptojne se ne jemi perpara nje provimi te veshtire.Sa me shume te zbatojme kerkesat dhe porosite e shkenctareve te mjksise tone, aq me te lehte do ta kemi kapercimin pa shume ngeles te ketij provimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat