Atdheut ia kemi borxh jetën, kur ka nevojë edhe kuletën

Opinione

Atdheut ia kemi borxh jetën, kur ka nevojë edhe kuletën

Nga: Dedë Preqi Më: 15 prill 2020 Në ora: 10:41
Dedë Preqi

Thirrja e kryeministrit të Kosovës, e z.Albin Kurti, drejtuar mërgimtarëve, është edhe një kushtrim ndaj atdheut, të cilit ia kemi borxh edhe jetën, duke e kuptuar gjendjen aktuale të këtij vendi nga pandemia e koronavirusit kovid 19, me ç’rast edhe bota e ka një brengë të tillë.

Mërgimtarët shqiptarë kudo në botë, e ndjejnë obligim moral e njerëzor ndihmën ndaj atdheut të vet. Dhe mbi ndjesinë që krijohet për formën dhe funksionimin e rrolit të vet diaspora, edhe mbi përvojen e vet praktike që ka, si gjithëherë e gatshme në çdo kohë të veprojë dhe të ndihmoj.

Veqanarisht me rëndësi mbetët çasti i momentit për ndërmarrjen e preventivave të mundshme për parandalimin e koronavirusit kovid 19, që po i kanosët edhe vendit tonë, dhe për këtë arsye, porsa del në skenë edhe thirrja e kryeministrit të Kosovës, e cila thirrje do të ishte shumë e arsyeshme, por edhe e domosdoshme.

Por, përballë kësaj krize, ia shtojmë edhe përshtypjet e vrazhda të disa politikanëve të zellshëm të zhurmave dhe skandaleve, duke i dhënë kahe të kundërt kësaj thirrje të kryministrit Kurti, që i drejtohet diasporës, për atë se e kanë mizën nën kapuq, kur vetë po këta njerëz abuzuan me mjetët e 3%, «Vendlindja thërret» dhe shumë kontribute tjera të mërgimtarëve, gjatë vitëve të luftës 98/99, që ia dedikuan UçK-së, dhe popullit të Kosovës.

Kryekeqpërdoruesit e njohur të 3%, sikur që ishin Bujar Bukoshi, Isa Mustafa dhe të tjerë, tani sikur po gjuajnë shqelma mbas kësaj thirrje të kryministrit, sepse e kanë frikën e masës së diasporës, që në këto momente mund të shpaloset skandali i kaluar i tyre, që në fakt, këtu hasim edhe në detyrën e një çlirimi të brendshëm ndaj humanitetit të mërgimtarëve dhe djersës së tyre.

Dhe e veqanta e gjithë kësaj rrjedhe nënkupton se, një shumë e madhe e atyre mjetëve, që ka të bëjë me miliona DM, janë fshehur dhe përvetësuar nga grupet e tilla, dhe prej asaj periudhe e deri më sot nuk ka ndonjë shpjegim të qartë dhe transparent të menagjimit të atyre mjetëve nga njerëzit kopetent, të cilët e kishin marrë përgjegjësinë për mbikqyrjen dhe menagjimin e këtyre mjeteve, prandaj, prokororia e shtetit të Kosovës, e ka obligim moral dhe obligim ligjor, që këta njerëz të ndiçen penalisht për këto vepra penale.

Megjithatë, sot ndeshëmi me rrezikun global nga koronavirusi covid 19, dhe populli i Kosovës, ka nevojë si çdo herë për nevojën e diasporës, e cila edhe kjo është aty-këtu e prekur nga kjo pandemi e rrezikshme, por Atdheut ia kemi borxh edhe jetën, kurrë atyre që na vjedhën mundin dhe djersën.

Atdheu është i patjetërsueshëm, duhet ta kemi edhe përgjegjësinë individuale, që të ia dalim me vendosmëri dhe vullnet sa herë që kërkohet nevoja e jonë, sikur edhe tani në këto momente të vështira, të japim gjithë kontributin tonë brenda mundësive që kemi dhe ti përgjigjemi thirrjes së kryeministrit Kurti, si një thirrje e arsyeshme dhe solidare për ta zbutë krizën edhe ndaj këtij armiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat