Kosovës i duhen korrigjime historike?!

Opinione

Kosovës i duhen korrigjime historike?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:39
Skënder Mulliqi

Secili  nga ne e dimë së kjo botë është e padrejtë.E dimë gjithashtu së ka njerëz të pasur.Disa e kan arritur këtë pasuri më punë e shumica në mënyrë të pandersheme.Dhe, njerëzit më të drejtë janë kurreshtarë ta dinë , çka ju duhet gjithë kjo pasuri , të cilën kurrë nuk mund të shpenzojnë? A kan pasanikët ndjenja për kategorinë e shumicës të varfër në këtë botë?Kjo   është duke u shuar? Sot, në  botë nuk ka shumë popujë të robnuar, por ajo që po i lidhë njerëzit është bërë –paraja.Kuleta po i lidhë fortë njerëzit, sikur dikur robët të cilët i kan lidhur njeri me tjetrin  më hekra.I kan lidhur më hekra më ju pamundësuar të ikin.Por robnimi neoliberal njerëzit i ka shtërnguar sa nuk  kan kah tia mbajnë. Është e quditshme të thuhet së në këtë shtet apo tjetër njerëzimin e sundon  demokracia, kur  paraja  po ju takon pasanikëve! Okupimi neoliberalist   na ka  futur  në rethin vicioz. Kjo është  një temë e gjërë për ta zbërthyer.Por, që edhe shtetet demokratike nuk po funksionojnë  mirë , kjo është e vërtetë e madhe.Nuk ka liri të nevojshme të vendosjës . E dihet së hisedarë në vendimarrje janë të gjithë. Paraja është bërë korrupcion amoral.

 Shumica janë bërë të robnuar , nga ata që i ka robnuar paraja e fituar  në kurriz të  robnuarëve, shumicë sot në Kosovë. Na e kemi vërbuar vetën dhe kjo jetë nuk po na duket jo shumë   e keqe?! Ata që na kan robnuar  më sukses edhe po i plasojnë  formulat e tyre për jetën tonë?! E dihet së këta pasanikë të rinjë,  deri dje brekë në byth nuk kan pasur?! Dhe, aq më keq  për ne, që kemi pranuar  një nënshtrim kaq të ulët! Janë pasuruar duke na  kthyer në shërbyes dhe  idiotë të tyre. Shumë nga ta mendojnë së fjala Pasanik rrjedhë nga Zoti, e jo nga egoja e tyre  e sëmuar . Shumicën sot po e mbytë pafuqia, plogështia , inercioni për ta ndryshuar  këtë gjendje ,në të cilen jemi katandisur .Nuk janë  duke na konsideruar as çënje njerëzore?! Kemi mbetur të pambrojtur, së   nuk po e mbrojmë veten. Ne mënyrë naïve po e kënaqim vetën më pak, nuk po mendojmë së  po jetojmë në  kohën  e tregut  liberal.Asnjë popull vizionar nuk do të kishte lejuar  të sundohet kaq keq?! Kjo është më shumë se naivitet. Mirë do të ishte sikur ti kishim ndryshuar rolët me ta.Që po pupulli tua konfiskon pasurinë pa ligjshme , dhe do ta kishin pa  veten së ku janë. Kjo do ta kishte ndryshuar gjendjën politike dhe ecuritë ekonomike për të mirë në Kosovë.Korigjime të mëdha i duhen  kësaj shoqërie, si korigjime  historike ?! Suksesi më i madh i utopizmit është së në të gjitha -kohërat është mundur- nga konventat konformiste…Madje këto “hyqymete”, të pas luftës na i kanë cenuar shumë  edhe liritë dhe të drejtat elementare njerëzore …?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat