Sukseset dhe gabimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj

Opinione

Sukseset dhe gabimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 17 prill 2020 Në ora: 15:49
Albin Kurti

Euforia si ndjenjë sociale e shoqërisë njerëzore vie pas gëzimit të ndonjë fitoreje të madhe dhe po nuk u menaxhua si duhet di të jetë e dëmshme e në disa raste edhe e rrezikshme.Kështu i ndodhi Lëvizjes Vetëvendosje pas fitimit të zgjedhjeve të fundit nacionale!Gëzimi dhe euforia e fitores i kaploi që të gjithë duke filluar nga lideri i partisë,anëtarësisë së gjërë e deri tek simpatizantët e shumtë!Sidomos euforik dhe i papërmbajtshëm u tregua lideri i saj,Albin Kurti,i cili në fund të ditës së votimeve,kur ende nuk dihej rezultati i fitores,para qindra anëtarëve e simpatizantëve në Sheshin Skënderbeu,si dhe qindra-mijëra dëgjuesve e shikuesve para ekranit të televizioneve do të deklaronte se brenda 48 orëve do të formonte  qeverinë e „shpresës“siç e kishte emëruar ai dhe partia e tij!

Por,euforia e fillimit nuk do të zgjaste shumë dhe jo për fajin e Vetëvendosjes dhe liderit të saj,por në radhë të parë prej subjektit bashkëqeverisës,e që ishte Lidhja demokratike e Kosovës!Kështu qeveria e“shpresës“nuk do të formohej,jo pas 48 orëve,por as pas 48 ditëve,e mbase nuk do të formohej fare po mos të bënte presion faktori ndërkombëtar!...

Pas presionit të madh ndërkombëtar u formua qeveria „e shpresës“ apo ndryshe qeveria Kurti.

Që në ditët e para qeveria „e shpresës“ apo ndryshe qeveria Kurti filloi me anulimin e shumë ligjeve e vendimeve të dëmshme të qeverive të mëparëshme!Së pari anuloi ligjin apo vendimin e qeverisë Haradinaj që vetes së vetë dhe zyrtarëve të qeverisë në gjatë mandatit të tij ua kishte dyfishuar pagat!Pastaj në ditët në vazhdim do të anulonte edhe ligje e vendime të qeverive të mëparëshme për privilegje që ata do të gëzonin sa të ishin në pushtet dhe edhe pasi të binin nga pushteti!Qeveria „e shpresës“ apo qeveria Kurti do të anulonte edhe ligje e vendime mbi zgjedhjen dhe emërimet nëpër ambasadat dhe konzulatat e Kosovës në vende të ndryshme të botës,të personave të afërm apo familjarë të ish pushtetarëve,që tashmë kishin ngelur në opozitë!

Të gjtha këto në popull trajtuan si suksese të qeverisë së re,të qeverisë së „shpresës“apo të qeverisë Kurti!

Dhe mbase këto suksese do të vazhdonin edhe më tutje,sikur kryeministri Kurti dhe qeveria e tij,të mos përdornin gjuhën e fushatës edhe gjatë qeverisjes!Pothuajse çdo ditë Kurti dhe qeveritarët e tij do të theksonin se gjatë mandatit të tyre qeverisës do të nxirrnin ligje mbi konfiskimin e pasurië së ish pushtetatëve!Përveq kësaj Kurti dhe qeveritarët e tij thesonin,ashtu në mënyrë euforike se shumë nga ish pushtetarët do t‘i dërgonin prapa grilave!Dhe këtë e bënin kur ende nuk kishin mbushur muajin në qeverisje!

Përveq kësaj,Kurti dhe qeveritarët e tij,në çdo ditë të zotit do të deklaronin se së shpejti do ta detyronin të parin e shtetit të jepte dorëheqje ose do ta shkarkonin nga posti i tij!...

Deklaratat e këtilla,sigurisht që do të nxisnin reaksionin e kundërveprimit të ariut të lënduar,e që ishin ish pushtetarët dhe partitë e tyre tashmë në opozitë!Ata,të tmerruar,që e kishin humbur pushtetin,privilegjet dhe tash rrezikonin edhe vendisjen prapa grilave,thirrën vëllain e madh në ndihmë,Lidhjen demokratike,që ta rrëzonin qeverinë e“shpresës“ sa nuk ishte bërë tepër vonë!E vëllai i madh,Lidhja demokratike,nuk do të hezitonte për asnjë çast që të rrëzonte Kurtin dhe qeverinë e tij,sepse për shkak të së kaluarës së saj mund të rrezikoheshin edhe shumë zyrtarë të saj,nga fshesa KURTI!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat