Letër publike
Për:
Qeverinë e Republikës së Kosovës, Albin Kurti kryeministër në detyrë
Ministrin e Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Arben Vitia ministër në detyrë
Nga:
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri’ dega në Deçan, Dr.Shkodran Imeraj kryetar
I nderuar Kryeministër,
I nderuar Ministër,
Ditët e fundit në vendin tonë, janë tepër të vështira, kur dihet se tashme sëmundja infektive e Covid-19, po merr përmasa të mëdha, jo vetëm të te infektuarve, por edhe atyre që po vdesin. Kjo situatë është tepër e rendë. Shpresojmë që të bie numri i atyre që po prekën si dhe i atyre që vdesin nga kjo sëmundje, jo vetëm në vendin tonë por edhe gjithandej botës.
Natyrshëm, që punën me të madhe këto ditë po e bëjnë mjekët tonë pranë Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse - Infektiven në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ne Kosovë, për të cilët jemi mirënjohës dhe ju shprehim konsiderata të veçanta.
I nderuar Kryeministër,
I nderuar Ministër,
Dy ditët e fundit, në Kosova ka shumë përplasje në publik rreth ndihmave nga Republika e Serbisë që ka pranuar Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e cila drejtohet nga juve Kryeministër Kurti, ku nder të tjera po thuhet sa janë 1000 (njëmijë) teste për Covid-19.
Duke e ditur retoriken tuaj anti Serbi, mbi të cilën edhe e keni ndërtuar kauzën tuaj, kauza e cila doli fituese në zgjedhjet 6 tetorit 2019, në emër të strukturave tona, kërkojmë nga ana e juaj që të publikohet i plotë i gjithë dokumentacioni përcjellës i kësaj ndihme dhe të njëjtën kohë të dihet se shteti serb, a i është drejtuar vendit tonë me emrin kushtetuese, Republika e Kosovës apo me “Kosova dhe Metohia”? Kjo është shumë e rëndësishme të dihet nga opinioni i vendit tonë, pasi që është edhe obligim kushtetuese e ligjor, kur dihet që juve si Qeveri e vendit keni futur në fuqi reciprocitetin me Republikën e Serbisë.
Presim nga ana e juaj, qoftë si Kryeministër apo edhe vartësi i juaj si Ministër, të e publikoni të plotë këtë dokumentacion, dhe në të njëjtën kohë të sqaroni opinionin se ky kontingjent i ardhur nga Serbia, a do të shërbej vetëm për banorët serb të Kosovës apo për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Po ashtu është e nevojshëm të dihet se ky kontingjenti i testeve i ardhur nga Serbia, a ka shkuar në spitalet dhe qendrat e mjekësive familjare gjithandej komunave ku ka popullatë serbe si dhe në veri të vendit. Andaj, duam të dimë se a ka garanci të nevojshme shëndetësore se materialet janë në rregull? Besoi se kjo është e nevojshme të sqarohet për publikun e gjerë në Kosovë.
Mbesim me shpresë që kjo letër e jona publike, do të merret parasysh nga ana e juaj.
Me respekt dhe konsiderata të veçanta,
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan
Dr.Shkodran Imeraj kryetar
I dërgohet:
Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti kryeministër në detyrë,
Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Arben Vitia ministër në detyrë,
Opinionit publik (shtëpive mediale), dhe
Arkivit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.