Prishtina e heshtur

Opinione

Prishtina e heshtur

Nga: Ismail Muçiqi Më: 18 prill 2020 Në ora: 18:41
Ismail Muçiqi

Eshtë ditë vikendi stinë Pranvere 18 Prill 2020, rrugët, sheshet Bulevaret e Kryeqytetit të Kosovës Prishtinës janë të shprazta pa njerzë dhe këto rrugë më shumë i përgjajnë një piste të airodromit i cili pret aterimin e ndonjë airoplanit.

Në Kryeqytet aty këtu kalon ndonjë qytetarë duke hecur me hapa të ngadalshëm gjithmonë i kujdesshum për tu mbrojtur nga Pandemia e Koronavirusit.

Njerëzit aty këtu lëvizin disa shpejtë disa më ngadalë për ta krye ndonjë punë të cilën e kërkon situata dhe jeta.

Këto punë duken se janë kryesisht furnizimi me artikujt të nevojshëm ushqimorë apo për tu pajisur me barëra mjeksore.

Masat Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtarë Shëndetësor për të mos lëvizur dhe për të qëndrue në shtëpi po respektohen gjithandej rrugve të Prishtinës.

Jeta në Prishtinë po heshtë, po na mungonë sheshi Nënë Tereza, Sheshi Ibrahim Rugova,Sheshi Zahir Pajaziti, Bulevarde këto për të cilat janë të lidhura shumë ngjarje të rëndëshishme të historisë së re të Kosovës. Prishtina është simbolë i të kaluarës në të cilën u ndërtuan dhe u gërrshetuan periudhat më të ndryshme të gjeneratave të cilat lanë gjurmë në historin e këti Qyteti.

Tani në kohë të Pranverës, Pandemia e mallkuar ja ndërpreu ritmin Pranverës në Prishtinë stinë kjo e cila në Prishtinë duket më e bukurë se në asnjë vendë tjetër.

Këtë e bëjnë simbolike gjeneratat e ndryshme të Prishtinës dhe gjithë Kosovës, të cilat u shkolluan në këtë Qytet për tu ngritur në personalitetet të profileve të ndryshme të shkencës kulturës politikës,shëndetësis,ekonomisë të cilat i dhanë refleksion dhe kuptimë jetës dhe qytetarve të saj.

Lulet të bukura të cilat këto ditë Pranvere po shkëlqejnë gjithandej mbi degët nga të dy krahët e Sheshit Nënë Tereza, simbolizojnë stinën më të bukur të vitit Pranverën, të cilës po i mungojnë njerzit e përditshëm të cilët i dhanë shkëlqim dhe sharm Kryeqytetit.

Kafenet dhe Restoranet tani të mbyllura për shkak të Pandemisë sikur donë ti thërrasin musafirët e më parshëm të cilët kanë mbetur nëpër shtëpit e tyre por pa dyshim se kanë mallë dhe nostalgji për ta pi makiaton në Sheshin Nënë Tereza të Prishtinës.

Mjerishtë kjo Pandemi e pa pritur ja ndali për nje moment hovin jetës normale dhe këngës antologjike "Kur Pranvera erdhi në Prishtinë".

Edhe kësaj here shpresa nuk do të humbë me ndihmën e Zotit dhe të moralit të fortë, të qytetarve të Prishtinës dhe Kosovës per ta mundur dhe eliiminuar këtë Virus duke dalur edhe më të fortë në rrugëtimin e jetës normale për tu takuar sërish në Sheshin historik Nënë Tereza për të pirë kafe apo makiato me shpresë dhe dëshirë se Pranvera po kthehet sërish në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat