Bujar Berisha: Kërkoj falje për këtë reagim, po nuk mujta pa reagu

Opinione

Bujar Berisha: Kërkoj falje për këtë reagim, po nuk mujta pa reagu

Më: 19 prill 2020 Në ora: 00:37
Bujar Berisha

Kerkoj falje per kete reagim, po nuk mujta pa reagu!

Ne vitin 1999, ishim ne klase, ne akademine e arteve ne prishtine, dhe kerkohej qe disa nga ne te shkojme te japim gjak per profesorin tone te dashur e tashme te ndjere z.Abdurrahman Nokshiq, i cili per fatin e tije te keq ishte i shtruar ne ate kohe ne spitalin e Prishtines, nen ato rrethana…

Ishte kohe pa kohe ajo, po prap se prap u beme disa nga studentet e aktrimit edhe vendosem te shkojme te japim gjakun ne shenje humanizmi per profesorin…

Kur u shtrime aty per te jape gjakun, ishte nje atmosfere tmerri. Neper koridore ndegjoheshin zerat e policve dhe paramilitarve te palgosur e te mllefosur bashke me stafin qe punonin ne spital…

Pasi qe dhame arsyen pse e per kend ishim aty…u shtrime per te dhene kontributin tone modest per profesorin tone te nderume (tashme te ndjere).

Asnjehere nuk mund ta harroj ate moment…
Derisa pomponim gjakun tone nga venat…para nesh ndodhej nje fotografi e madhe e Sllobodan Millosheviqit, dhe mendja shkonte gjithandej…

Ne ate moment kam vendose, se nese shpetoj nga lufta i gjalle ,edhe ç’lirohemi nje dite… ç’do gjashte muaj do te dhuroje gjak, pasi qe mendoj se eshte nje nga te mirat me te medha qe mudnesh me i jape komunitetit tend, e qe vlene me shume se paraja ose nje pakete me vaj e makarona ne emer te nje partije ose organizate!

E kam parasyshe qe nuk mund te prodhojme vegla e paisje super-moderne, por gjak te pastert e me bollek, ne prodhojme.

Andaj ju therras krejt miqte e mi te vertete, qe te aktivizohemi e ti ndalim me pune keto propaganda!/KultPlus.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat