Opozita doli me test pozitiv

Opinione

Opozita doli me test pozitiv

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 19 prill 2020 Në ora: 12:33
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Kryeminstri në detyrë Albin Kurti ia bëri sot testin opozitës lidhur me virus corona para se ata te merrnin pjësë në një tryezë për menagjimin sa me te mire te situates së pandemisë. Opozita e refuzoi kërkesën e kryeministrit për te marrë pjesë në tryezë sepse testet treguan se ata dolën pozitiv Të gjithë u futën ne karantinë sepse viruesi i tyre është me helmues.

Megjithate edhe nga karantina ata quanë meszhe së së nuk ka nevojë për një tryezë të tillë qe se bashku te menaxhojnë sitatën e pandemisë sepse kjo nuk qenka aq e rëndësishme për ta anipse ata po shohin për çdo ditë rritjën e te infektuarve dhe numrin e vdekjeve. Kjo i bije se shendeti dhe mbrojtja e popullit nga ky virus vdekje pruas për ta nuk qenka aq i rëndësishëm.Madje njeri nga lideret opozitar e quan Kurtin edhe si mashtrues duke harruar se ata vetë janë mashtrues ordinar e disa te tjere e akuzojnë Kurtin për kufizimin e lirisë se njërëzve,por janë këta vet të cilët e vodhën dhe e plaqkiten këtë popull për 20 vjet duke e ndjekë popullin e tyre nga vendi. Por, për çka na qenka opozita me interesuar ne këtë situate të veshtirë nëpër te cilën po kalon kombi?!

Në përgjegjet e tyre delë se ata qenkan me te interesuar që Albin Kurti të lënë Kryeministrin dhe te lëshoi rrugë për formimin e qeverisë së re e cila sipas tyre do ta rrespektoi kushtetutën. Po kush është aty në këtë fare qeverin e re,te cilët aq mire e paskan mbrojtë kushtetutën për te gjitha ato vite të pasluftës?!

Prap në këtë “qeverin e re”jan aty te gjitha ata qe e dhunuan dhe e shkteruan kët vend për 20 vite,ata qe e vodhën dhe plaqkitën vendin, ate të cilët e dhunuan nderin e kombit,ata qe me veprimet e tyre mbenda dhe jashtë,i qitën faqen e zezë Kosovës.

Po,po mu për këta sot po benë luftë titanike Hashim Thaçi me opozitaret si Isa Mustafën,Ramush Hrajdinaj,Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn ti infektuar”me virus corona pozitiv”për te ardhë në pushtet ligjshëm e pa ligjshëm,por edhe me qykë të zorit. O zot ruaju mendet se ndoshta nuk janë duke ditur së si dhe për çka po veprojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat