Aktualiteti ynë politikë dhe ndikimi i Presidentit Thaçi

Opinione

Aktualiteti ynë politikë dhe ndikimi i Presidentit Thaçi

Nga: Shefqet Cakolli Më: 19 prill 2020 Në ora: 21:18
Hashim Thaçi

Politika jonë në kohë të pandemisë botërore, të shpallur edhe nga OBSH-së, me masa të parandalimit, duke marrë për bazë edhe numrin e viktimave të këtij virusi të pa dukshëm dhe tinëzar, natyrishtë se nuk ka kursye as Kosovën, por që neve na është shtu edhe një virus tjetër.

Kosovën bashkë më Covid-19, e ka kaplu edhe “virusi politike”, që në fakt popullatën dhe sidomos partit, qoftë në opozit, qoft në pozit i ka destabiluzu me sjelljet e tyre, karshi një pandemie që bota po ballafaqohet, kurse te ne kanë ndodhë ngjarje dhe momente që bota u habit nga politikat tona, sidomos përqarjet politike, deri sa erdhi te rrëzimi i qeverisë në kohën më të papërshtatëshme të popullit tonë, kur kemi të bëjmë me një pandemi si kjo.

Tani nëse i vështrojmë ambicjet dhe parashikimet e politikës së vet Presidentit Thaqi lidhur me; Kosovën, bisedimet me Serbinë, marrëveshtjet mete, dhe raporti me SHBA-të,veçanarishtë politika aktuale e Donald Trumpit, edhe për mes të emëruarit të tij, ambasadorit në Gjermani z. Richard Grenell, për Ballkanin Përëndimor, e në veqanti të emëruarinpër Kosovën, na dalin shumë dyshime dhe dilema se çka u “zije” në qarqe ndërkombëtare, në këto dy - tri vitet e fundit, lidhur me ne dhe Serbinë në anën tjetër, marrë për bazë edhe të disa takime të ndryshme që kishin ndodhë në mes të dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Përkundër zhagitjes së formimit të Qeverisë Kurti,pas zgjedhjeve të 06 tetorit 2019, mandej numërimi, rinumërimi, ankesat, nxjerrja e NISMA-ës + PSD nga pragu, votat e serbëve dhe shumë vonesa tjera, ndikuan që të jetë një rezultat i zgjedhjeve pa zgjidhje, si gjithënjë edhe përkundër shpresës së qytetarëve duke u bazua në rezultatet që dolën për LVV-ën, dhe LDK-ën si të parat, me një diferencë shumë të vogël.Por edhe vonesat dhe neglizhencat, të vetë LDK-ës dhe mos marrëveshtjeve të tyre të stërzgjatura, më në fund u dakorduan dhe krijuan qeverinë më 03 shkurt të këtij viti, me 66 vota të koalicionit në përjashtim të opozitës të cilët e lëshuan mbledhjen si; PDK-ja AAK-ja, Nisma, dhe Lista Serbe.

Politikat dhe bisedimet me Serbinë kishin një penges që nga viti 2018 me vënjen e taksës 100% të produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, prej nga politika aktuale e Amerikës po e kërkonte me të madhe, duke angazhua pikërisht ambasadorin Grenell, që të insistoj heqjen pa kushte të taksës ndaj Serbisë, për tu arrit një marrëveshje që askush nuk po e dinte se si dukej dhe si do të bëhej në të vërtet, edhe pse Presidenti Thaqi kishte potencua disa here se ka një dakordim me Serbinë, përmes Amerikës që të zgjidhjet qështja e Kosovës,herë si korigjim kufijsh, herë si ndërrim teritoresh, e herë si marrëveshtje e dhimbëshme, por asnjëhere e sakt dhe e hapur për opinionin.

Krahas kësaj, zhvillimet po “acaroheshin” karshi trysnisë që po i bëhej Qeverisë Kurtitë sa po formuar, e cila ende nuk ishte konsilidua e tëra, dhe ende nuk kishte emëru të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat, ajo përpos presionit Amerikan, po i dilte edhe presioni i mbrendshëm lidhur me taksen dhe raportet me Amerikën që po thelloheshin dita - ditës, gjithënjë sipas partnerit të koalicionit të Qeverisë Kurti.

Edhe pandemia po përhapej me të madhe, karshi problemeve politike që kishte Kosova, andaj krahas këtyre dy sfidave që po bëheshin gjithëmon më të vështira, po ja vështirësonin veprimin Qeverisë Kurti, edhe me pandeminë e coronavirusit, me një shëndetësi tejet të dobët dhe të pa pregaditur, e të lënë në gjendje të mjerueshme me vite të tëra. Gjithësesi Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me InstitutinKombëtar të Shëndetësisë, dhe institucionet tjera relevante morën masat e shpejta dhe të duhura, me ato mundësi që kishin, por që patën mjaft efekt në mos përhapjene madhetë pandemisë në Kosovë, dhe që u vlerësuan lartë edhe nga disa shtete Europiane e Rajonale, bile edhe të OBSH-ës.

Qeveria Kurti me një herë tentoj ta heq taksen me kushte, së pari për lëndën e parë dhe më pas me reciprocitet dhe disa afate të caktuara varësisht nga sjellja e Serbisë, por hasi në kundërshtime të mëdha thuaja se nga të gjithë faktori i mbrendëshëm, përpos AAK-ës, e cila edhe e kishte vu taksen sa ishte në Qeveri.

Filluan kështu letrat e komentet, të qarqeve të ndryshme, bile edhe të vetë ambasadorit Grenell, deri edhe te vizitat e pikëpamje të ndryshme me Qeverinë Kurti, sepse Grenell kishte zgjedhur formën dhe pikën e dobët, për ta injoru Kurtin, e pse jo edhe për ta rrëzu Qeverinë e tij, që nuk po i bindej planeve të tija.

Kështu edhe filluan “aksionet” kundër Qeverisë Kurti, e cila po ballafaqohej me shumë trysni e mëdyshje, prej nga; në njërën anë përkrahej nga BE-ja, heqja e taksës edhe ashtu sipas propozimit të Kurtit, kurse në anën tjetër kërkohej nga SHBA-ja, të hiqej e tëra dhe pa kushte e pa reciprocitet.

Pas këthimit të shefit të shtetit të Kosovës nga Amerika, i cili kishte qëndrua një kohë të gjatë atje, me disa takime të administratës Amerikane, për të bërë edhe disa deklarata nga atje se duhet ndryshu politika e Qeverisë Kurti, me preteks se po i rrezikonte raportet me Amerikën.Me tu këthyer Presidenti Thaqi nga SHBA-ja, me një herë kontaktoj së pari Isa Mustafën kryetarin e LDK-ës, dhe partit tjera për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, karshi korona-virusit i cili atë kohë kishte 19 të prekur dhe asnjë të vdekur. Ai në fakt kishte marrë “izë” nga “dikush” për të provu ti merr në kompetencë gjendjen e krijuar me corona-virusin, por që në esencë kishte qëllim që ta eliminonte Albin Kurtin, si pengesë e bisedimeve apo më mirë me thënë, pengesë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Sërbisë. Po ashtu u thirrë mbledhja e Këshillit të Sigurisë, për të marrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonëshme si hapi i pare.Këtu me gjasëMinistri i Mbrendëshëm nga radhët e LDK-ës, doli kundër qëndrimeve të Qeverisë Kurti edhe pse ishte vetënë Qeverinë e tij, duke e përfshirë këtu edhe Isa Mustafën që i kishte paraprir një ideje të tillë që Kosova të shkoj në gjendje të jashtëzakonshme, kuptohet me vota të parlamentarëve e përmes Kuvendit. Në fakt këtu nuk i “dhezi” Presidentit Thaqi, bashkë me Isa Mustafën, që në fakt ishin dakordua që kjo Qeveri duhej rrëzua disi sepse po i prishte raportet me SHBA-ës, edhe pse mire po menagjohej situata dhe masat që kishte marrë Qeveria Kurti, sa i pëket koronavirusit.

Tash Ambasadori Grenell, po rrinte i qetë sepse kishte gjet formulën e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke e përdor edhe “Kalin e Trojës” apo më mirë me thënë “bombën” e kurdisur, që e kishin vu kahere, Agim Veliun, një kundërshtar i koalicionit me LVV-ën, që si shkas, me qëllim apo pa qëllim, ai provokoj Albin Kurtin, me largimin e tij nga Qeveria, për shkak të një deklarate në një TV- lokale në mbështetje të Presidentit dhe në kundështim të shefit të tij. Ai (Kurti) të nesërmen mori një hap, ndoshta të “ngutshëm” për opinionin, por jo në esencë, sepse me kohë ishin marrë të gjitha masat, që Qeveria Kurti të rrëzohej me çdo kushtë.

Kështu edhe ndodhi, pas disa afateve të një pas njëshme,nga partneri i koalicionit gjëja se do të ngrisin mocion për rrëzimin e tij, kjo në fakt ishte vetëm mbules para elektoratit të LDK-ës, se gjëja po e lut me këthy Agim Veliun në qeveri, po e pret heqjen e taksen pa reciprocitet, për mos dal para elektoratit aq e ligë, sepse në fakt nuk do duhej të rrëzohej qeveria për një ministër, por Albin Kurti nuk e ktheu, Agim Veliun dhe hoqi taksen 100%, ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës,dhe tha se do të mbaj reciprocitet me Serbinë dhe jo me Bosnjen dhe Hercegovinën, prej nga makineria e rrjedhave politike po ecte në drejtim të rrëzimit të Qeverisë Kurti, ku nën masa tejet jo të favorëshme karshi pandemisë, u caktua data e mocionit më 25 mars, prej nga edhe u votua, pas 12 orë debate, replika e kundër replika, me 82 vota për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Natyrishtë se kësaj i parapriu edhe vizita e Skender Hysenit në Amerikë, mandej deklarata e Grenellit, dhe deklarata e ambasadorit Kosnett në Kosovë se;“Menzi po e priste momentin kur do rrëzohej qeveria Kurti”, me çka kjo u pa shumë leht se prej nga po vinin të gjitha ato vota të spektrit politik për rrëzimin e shpresës së popullit që kishin votua mbi 50% për ndryshime.

E tërë kjo po bëhet për hesape të strategjive madhore të politikës aktuale të SHBA-ve, dhe administratës së Trumpit, për të arrit marveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndosht krejt në dëm tonin, por në planin strategjik që Serbinë ta largojn nga Rusia dhe Kina, dhe pasi të kryhet edhe ky “plan” me strategjin edhe në mbështetje të Presidentit Thaqi, dhe pasi ta formojnë Qeverinë e re, qoft edhe kundër kushtetutës, kjo qeveri do jetë deri sa të realizohet plani, e më pas do ta pësoj sikur Qeveria Haradinaj me demarkacionin me Malin e Zi, deri sa u ratifikua në parlamentin e Kosovës,ku më pas ajo u antarësua në Nato, pikërisht me ato pikat strategjike të Çakorit, Kullës e Kuqishtes në mallet e nalta të pjesës së Kosovë, që më tani janë në anën Malazeze. Më pas ai i vuri kurth vetes me taksen prej nga u shkarku edhe nga Qeveria për një “ftesë në Hagë”, për tu këthye tash prap në koalicion me LKD-ën, NISMA-në, dhe minoritetet pa dyshim këtu hynë edhe Lista Serbe pa të cilët nuk do mund të krijohet as qeveria as numrat, kurse PDK-ja do rri largë opinioneve për arësye të veta, e në fakt është po ashtu në skenarin e këtij plan, kush e di sa i keq për ne, Fatkeqësisht nëse vje deri te ndonjë ratifikim dhe miratin në Kuvend, me 80 vota që u rrëzua Qeveria Kurti, mund shumë leht të ratifikohet cdo marrëveshtje me Serbinë, dhe populli vetem sa mund të konfrontohet kotë së koti, sikur ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, me gënjeshtën se do ju jipen Kosovës liberalizimi i vizave.

Sot ajo është një Qeveri në detyrë, edhe pse e stërngarkuar me problemin e pandemisë, ajo do ballafaqohet edhe me trysni politike, edhe më të mëdha, deri sa Presidenti nuk po e lenë rahat mi kry detyrat e një qeverije në detyrë, por po i kërkonte mandatarin, thuaja se për çdo tre ditë, edhe pse shumë here tentoj dhe provoj të shkoj drejt në formimin e qeverisë së re, por që ja adresoj së paku nja katër letra për emërimin e mandatarit të qeverisë, duke mos e shkelur kushtetutën e cila po i referoheshin shumë analist dhe këshillëtar të ndryshëm nga të gjitha anët e taborreve për dhe kundër, ky skenar do realizohet se nuk bëhet, sepse vjen nga lart, dhe LVV-ja do vazhdoj ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, edhe pse shumë pak gjasa do të ketë në këtë drejtim duke e marrë për bazë sepse, po kjo Gjykatë ka shkel Kushtetutën disa here me aktgjykimet e saja në favor të Presidentit, dhe tash po ashtu mund të shkilet, po ashtu si u shkel edhe nga vet Qeveria Kurti me masat e lëvizjes së lirë të qytetarëve në rastin e pandemisë. Pra kushtetuta si po duket u kriju me shkel kush të mujnë, për ndryshe kjo kushtetut kështu duhet ndërru pa tjetër nëse mundemi naj here.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat