Marrëveshja e ashtuquajtur finale dhe Gjykata Speciale

Opinione

Marrëveshja e ashtuquajtur finale dhe Gjykata Speciale

Nga: Shaip Jashari Më: 19 prill 2020 Në ora: 22:02
Shaip Jashari

Kur u themelua Gjykata Speciale, deklaratat e  udhëheqësve të disa partive, të disa deputetëve e shumë tjerëve se nuk kanë frikë nga kjo gjykatë dhe se do i përgjigjen ftesave të mundshme e do ta mbrojnë pastërtinë e tyre e të luftës, me këtë do i largojnë të gjitha dyshimet për krimet e mundshme që i  m‘vishen UÇK -së. Në po atë kohë vërehej edhe një lloj disponimi shumë i mirë në kryesinë e LDK , tek deputetët e sajë, atë kohe që me zë kërkonin që gjykata të merret edhe me vrasjet e pasluftës, kjo do të bënte zbardhjen e vrasjeve misterioze politike të figurave të spikatura të LDK-së , personalitete që atë kohë në rang të LDK-së ishin menjëherë pas presidentit Rugova, pra ishin të destinuar që të marrin rolin prijës në LDK pas Rugovës. 

Nuk zgjati shumë e deklaratat e fuqishme të udhëheqësve të lartë, presidenti Thaçi të PDK, AAK, NISMA u vetë demantuan kur filluan nismën në kuvendin e Republikës për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Reagimi i LDK-së ishte shumë i fortë kundër, në ballë të këtij kundërshtimi ishte Vjosa Osmani dhe grupi i politikanëve të rinj të LDK-së, këtë nismë e patë kundërshtuar edhe LVV. Ishte natë alarmante u mobilizuan ambasadat e Kuintit, e me siguri lajmi ka mbërri atë natë edhe në Shtëpinë e Bardhë. Ky dështim i ka bërë me dije akterët politik që me rrugë institucionale nuk zhbëhet gjykata (të cilën e kanë votuar vet), andaj kanë vazhduar të kërkojnë rrugë tjera. Tentimi i radhës që gjykata të zhbëhet para marrëveshjes finale me Serbinë, ishte letra e Thaçit drejtuar Pompeos, ku i kërkonte të zhbëj Gjykatën Speciale. Përgjigjja e Pompeos ishte kategorike dhe e prerë kundër. 

Logjikisht mundësia e fundit që u ka mbet këtij grupi është pranimi i çfarëdo marrëveshje të ashtuquajtur  finale me Serbinë në këmbim të amnistisë për krimet e supozuara me të cilat është duke u marrë gjykata përfshi edhe vrasjet e pas luftës të figurave te LDK-së, (deklarata e Vjosa Osmanit në Desku KTV, se nga burime diplomatike iu është thanë që është negociuar amnistia, përfshi edhe vrasjet e pas luftës). Kjo shpjegon mobilizimin e madh, afrimin e madh prapë të presidentit PDK, AAK, NISMA-së, AKR e për çudi edhe të LDK-se ? Me qëllim marrjen totale të pushtetit, për të mbyllë sa më shpejtë marrëveshjen e ashtuquajtur finale me Serbinë që sipas gjërave që kanë rrjedhë ajo parasheh këmbim territoresh, asociacion për komunat serbe, extrateritorialitet për kishën serbe, marrëveshje e dëmshme për Kosovën, por e favorshme për grupin e bashkuar të partive e presidentin ngase me këtë amnistohen nga Gjykata Speciale. 

Kur krejt kjo analizohet nga këndvështrimi i akterëve të përfshirë në punë të ndyta, jo vetëm gjatë luftës , po pas saje dhe gjithë të këqijat e bëra vendit deri ne tetor 2019, kuptohet që rruge dalje tjetër nuk u ka mbete!  Pyetja dhe e panjohura më e madhe është bashkimi edhe i LDK-së në krejt këtë aferë, cila mundë të jetë arsyeja që edhe LDK të marr anën e grupit për zhbërjen e Gjykatës Speciale?  Tejet indikative është zgjedhja e MPB nga Isa Mustafa në ndarjen e ministrive me LVV-në, siç është tejet indikativ edhe roli i Skender Hysenit i cili sa ishte ministër i punëve të brendshme pritej të zbardhte vrasjet e bashke partiakëve të tij, po që për habi nuk ndërmori asnjë veprim, tani të njëjtin e gjejmë në rolin kryesor të përafrimit të Isa Mustafës me presidentin Thaçi dhe PAN-in.

Në fund, a do i lejojmë ne bartësit e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, pra në POPULLI i Kosovës që të realizojnë qëllimin..., me 6/10/2019, kemi thënë JO, mbete vetëm ta mbajmë këtë JO me çdo çmim. Vendosim ne për fatin e të ardhmen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat