Pse po heshtë shkenca e mjekësisë?

Opinione

Pse po heshtë shkenca e mjekësisë?

Nga: Ismail Muçiqi  Më: 20 prill 2020 Në ora: 17:46
Ismail Muçiqi 

Njerzimin e ka goditë një Pandemi (Virusë) me përmasa Botërore.

Kjo Pandemi po merr jeta njerzish dhe e ka bllokuar jetën në gjithë globin, duke goditur ekonominë botërore dhe rrjedhën e komunikimit të njerzimit.

Në shekullin e 21 njerzimi ka hyrë në karantin për ti shpëtuar kësaj (murtaje) të cilës nuk po i dihet gjeneza e as ilaqi për tu mbrojtur, apo vakcina si përventi kundër këti fenomeni. Njerzimi është i shqetësuar dhe në panik se si të shpëtohet dhe kur do ti kthehet normaliteti jetës.
Pandemia e Koronavirusit të cilën po e quajn mjekët, e kaplojë gjithë Planet e Botës dhe ende askush nga shkenca e mjeksis apo Institutet Botërore të Shëndetësisë nuk dhanë asnjë teori bindëse se si erdhi dhe si u shkaktue kjo Epidemi.

Askush nuk tha dhe nuk po tregon se si ndodhi që e gjithë planeta të kaplohet nga ky mister. Kjo që po ndodhë na thotë mendja se kjo goditje erdhi nga fuqia mbi natyrore (Zoti) i cili vetëm aj ka forcë,fuqi dhe mundesi të bëjë një gjë të tillë.
Mos vallë kjo është sinjal apo paralajmrim për vedisimin e njerzimit.

Sinjal për korigjimin e njeriut për sjellje dhe veprimet e përditshme të cilat i bënë me vetëdije apo pa të.
Mos vallë njerzimi ka filluar të devijoj nga e drejtë duke u largue nga vlerat humane universale të njerzimit si qenja më e përsosur. Këto vlera ka kohë që janë shkelur dhe përdhosur nga klasat feudale të aristokracis të cilat gjdo ditë i shkelim parimet e drejtësis dhe të drejtën elementare të njeriut.

Sot paraja dhe kapitali janë shëndrrue në interesë global, duke mos zgjedhur mënyra për tu pasuruar sa më shumë duke tejkaluar dhe atakue vlerat humane morale të individit dhe shoqëris. Luftrat dhe konfliktet e Botës si rrjedhojë apo motivë kanë shfrytëzimin e pasurive dhe resurseve natyrore të cilat janë të pa shfrytëzuara nëpër vende të ndryshme.
Këto luftra apo konflikte kanë sjellë dhimbje dhe humbje të mëdha të njerzimit.

Ekuilibrin shpirtëror për njerzimin qetësin dhe idealin për të ardhmën pa dyshim ai mbanë e ruanë dhe e kultivon vetëm drejtësia e vërtet si normë universale e rregulluar edhe me ligjet ndërkombëtare të organizatës së përgjihshme të Kombeve të Bashkuara.

Situata e tanishme po tregon se shkenca e mjeksis e mos të themi është e traumatizuar dhe jashtë realitetit që po ndodhë.
Nuk është shkenc apo teori e mjaftushme këshilla që njerzimi të qëndroojë apo të izolohet në shtëpi.
Kjo këshillë ka afat të limituar, njerzit duhet të punojnë për ta siguruar ushqimin për familjet e tyre të cilat kanë mbetur të mbyllura pa pasur rezerva dhe bazë materiale.

Në fund mendojë se viti 2020 në të cilin po jetojmë do ta ndryshojë rendin Botëror duke sfiduar njerzimin për tu përballur me kriza të ndryshme për një jetë më normale duke i eliminuar aspiratat dhe mundësit për tu krijue kapitalë personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat