Paradoksi i politikës kosovare

Opinione

Paradoksi i politikës kosovare

Nga: Skender Musliu Më: 20 prill 2020 Në ora: 20:26
Skender Musliu

Me kalimin e kohës po demaskohen dhe po dalin në shesh « arsyet » e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Arsya e parë ishte shkarkimi i Agim Veliut, që nuk ishte arsye por pretekst, sepse në qeveritë e vendeve demokratike ky është një proçes i pandalshëm, shembull  presidenti Trump gjatë tre viteve të mandatit të tij ka shkarkuar njerëzit më të fuqishën në poste shumë të rëndësishme, sikur  ministrin e mbrojtjes, ministrin e drejtësisë, kryeprokurorin e shtetit, drejtorin e intelegjencës …

Arsya e dytrë ishte heqja e tarifës ndaj produkteve serbe dhe zavendësimi  me parimin e reciprocitetit, që ishte premtuar në fushatën zgjedhore të LVV dhe LDK-ës si dhe u bë pjesë e Marrëveshjes për qeverisjen e ardhshme, e përkrahur pothuajse nga të gjitha shtetet e Europës, përpos SHBA-ve. Tani, përnjëherë pa kurfar arsyetimi, reciprociteti u bë shkak për rëzimin e Qeverisë.
Arsya e tretë ishte se Qeveria Kurti po i prishë raportet me SHBA-të, edhe kjo nuk ishte arsye por vetëm pretekst, sepse së pari Hashim Thaçi i luhati këto raporte duke kërkuar nga amerikanët anulimin  e Ligjit mbi  Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale, dhe vetëm pas një letre të ashpër të Sekretarit amerikan të Shtetit drejtua Hashum Thaçit, ai u zbraps. Raportet me SHBA-në po ashtu i luhati Ramush Haradinaj me vendosjen e tarifës 100% ndaj mallrave serbe, edhe pse ishte një vendim i domosdoshëm. Administrata amerikane pat insistuar me muaj të tëra që të hiqet taksa duke kërcnuar Kosovën me sankcione, por askush në Kuvend nuk ngriti  mocionin e mosbesimet. Tani qenka Qeveria Kurti që po i prishka këto marrëdhënie ma SHBA-në, këto janë gjepura dhe askush nuk i beson më.

Arsyet e vërteta për përmbysjen e Qeverisë Kurti janë krejtësisht tjera. Së pari, Hashim Thaçi në bashkëpunim me opozitën dhe klikën e inkriminuar të  Isa Mustafës duan  të formojnë një Qeveri të re, pa Vetvendosjen, rrjedhimisht me një mazhorancë  të re parlamentare, më mirë me thënë me një mazhorancë të re partiake, e jo të sovranit.  Me formimin e kësaj Qeverie, sër pari  do të anulohet vendimi mbi reciprocitetin me qëllim që ti hapet rruga « dialogut », edhe pse dialog nuk  ka, por kontrabandimit të një  Marrëveshje të dhimbshme Kosovë – Serbi ashtu siç e kanë dizajnuar Thaçi dhe Vuçiqi. Së dyti me instalimin e Qeverisë së re kryeministër do të bëhaj  Isa Mustafa kurse Thaçit do t’ia mundësonin një mandat i dytë.

Kujt dhe pse po i shpejtohet ?!  Presidenti Thaçi  me veprimet e tij antikusshtetuese ka zgjedhë rrugën e konfliktit dhe krijimit të një krize politike të pakthyeshme, duke mos menduar se ai i pari mund të jet viktimë e kësaj. Kurse opozita me përkrahjen e këtyre veprimeve  të papërgjeqshme do të shkojë në  opozitës për shumë mandate. Sepse është e palogjikshme, e papërgjegjme dhe e pamoralshme me e sjellë opozitën dhe Isa Mustafën në pushtet duke ditur se pikërisht këta kanë shkatërruar Kosovën për dy dekada. Si mund të vijnë prap në pushtet ata që nënshkruan Marrëveshjen për  Associecionin e komunave serbe të ashtuquajtur »zajednicën », ata që miratuan Ligjin mbi Demarkacionin me Malin e Zi, ata që cënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, Rendin Kushtetues dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, me ata që janë fajtorët kryesor për mosliberalizimin e vizave, sepse Kosova është i vetmi shtet në Europës që nuk ka lëvizje të lirë, me ata që kanë vjedhur Fondin « Vendlindja Thërret » dhe 3 përqindshin, me ata që nuk mundën t’a anëtarsojnë Kosovën në UNESCO dhe në Interpiol , me ardhë në pushtet ata që sovrani i çoi në opozitë për keqeverisdje, me ata…

Qeveria e re do t’i merr në mbrojtje të paprekshmit, hajnat,milionerët, tradhtarët, mashtruesit, ata që janë peng  i strukturave  kriminale serbe dhe ata që pamëshirshëm plaçkitën pasuritë e Kosovës .

Politikisht dhe njerëazisht është e pamoralshme që LDK-ja  bënë pazare politike me ata që deri dje  i ka quajtur hajna dhe kriminel, që në fushatë parazgjedhore si sllogan kishin shkarkimin e Thaqin, duke harruar se vet ata e bënë Thaçin kryetar, kjo tregon se politika nuk ka as turp, as moral e as parime, por ka përfitime, dhe vetëm përfitime në korriz të popullit.

Opozita dhe LDK-ja në vend që ti bashkangjiten Qeverisë dhe t’a ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit, ata  fatkeqësisht po pengojnë punën e Qeverisë dhe po bëjnë obstrukcione edhe në Parlamentin e Kosovës duke penguar votimin e ligjeve që ndihmojnë  në përballjen me covid-19.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti si kandidat për kryeministër, në fushatën parazgjedhore patën premtuar se nëse vijmë në pushtet  do të luftojnë kundër korupcionit dhe krimit të organizuar. Tani, opozita dhe  pjesa e inkriminuar e LDK-ës po bëjnë ç’mos për t’a grabitur pushtetin me qëllim që të mos luftohen këto dy fenomene  duke dashur t’i ikin drejtësisë, kurse populli po kërkon që të dalin para drejtësisë të gjithë ata që abuzuan me pushtetin.  LDK-ja pa kurfar konsiderate dhe paturpshëm shkelë dhe manipulon me vullnetin e sovranit duke bërë pazare politike për qëllime personale dhe klanore.

Iniciatorët dhe zbatuesit kryesor  të kësaj skene dhe  krize politike janë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, respektivisht  Fondi Vendlindja thërret dhe 3 përqindshi që ndërtuan strukturat e krimit të organizuar në Kosovë dhe tani bëjnë ç’mos për t’a penguar Qeverinë Kurti në krijimin e shteti të së drejtës ku do të sundonte ligji dhe e drejta.

E gjithë kjo po ndodhë kundër një qeverie e cila filloi t’ua nxjerr në shesh keqpërdorimet, vjedhjet, manipulimet, korrupcionin, krimin e organizuar dhe strikturën e organizuar që kanë kapur shtetin. Tani nga frika se do të dalin para drejtësisë duke i humbur privilegjet, ata po bëjnë ç’mos që t’a largojnë këtë Qeveri e formuar nga një gjeneratë e re.

Do të ishte një zgjidhje e domosdoshme për ardhmërinë e Kosovës që të gjitha partitë politike t’i largojnë nga rradhët e veta të gjitha personalitetet e larta dhe zurtarët që janë në skenën politiki që nga pas lufta e gjer më tani. Pa e bërë pastrimin e partive politike nga keqbërësit, zhvatësit, strukturat e inkriminuara, nga njerëzit e nëntokës, Kosova asnjëherë nuk do të jet shtet i lirë dhe demokratik.

Mënyra më e mirë  për zgjidhjen e kësaj  krize politike, të provokuar nga aleancat kriminale, është që Qeveria Kurti të qeverisë deri në krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme,  sigurisht pas krizës sanitare, sepse çdo zgjidhje tjetër do të provokonte  situata jo stabile në gjendje pandemie.

Nëse Thaçi, Isa Mustafa dhe opozita nuk zbrapsen nga kjo e keqe,respektivisht nëse insistojnë në krijimin e një Qeverie të re kundër vullnetit të popullit,  atëre popullit do t’a thot fjalën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat