“Të ndalet gjuha fyese, ne si shoqëri s’jemi të tillë”

Opinione

“Të ndalet gjuha fyese, ne si shoqëri s’jemi të tillë”

Nga: Alban Berisha Më: 20 prill 2020 Në ora: 20:52
Alban Berisha

Ne fakt shume gjera kane ndodhur ne sferen publike gjate ketyre diteve sa jemi ne karantine, e poashtu shume gjera kane mundur te shkojne me mire se qe kane shkuar, pa çka se shume gjera nuk varen nga ne.

Por ajo qe te qon neverine me se tepermi nuk eshte as skena politike dhe politikeberja, as nuk eshte Pandemia dhe vetizolimi, sepse te tilla ngjarje ndodhin edhe ne vendet tjera, e mos te flasim per pandemine qe quhet si e tille, sepse tani me eshte problem global.

Por neveria me e madhe e cila te mberrine deri aty sa qe te gerdite çdo gje, eshte kultura jone shoqerore, edukata jone e nivelit shume te ulte.
Vetem shikoni si fyejme ne ne komente njeri tjetrin, vetem shikoni se si e fyne nipi dajen, miku dhendrrin, apo shoku shokun per gjerat me banale. E ku ka me banalizem se te komentojme duke fyer njeri tjetrin per politike ditore, thua ti se paska mbet rregullimi i rendit boterore ne komentet tona imorale.

Njerez, ndaleni kete gjuhe gerditese, ndaleni, sepse politikanet shkojne e vine, sot eshte Albini neser vjen tjetri, pasneser mund te jesh ti apo dikush tejter, por familja e cila te ka mbeshtetur edhe atehere kur ke qene ndoshta gabim, e shoqeria qe te ka respektuar çdo dite te jetes tende, nuk jane lecka qe gjuhen e pshtyhen sa here qe ty te del nje interes perfitimi ne ndonje parti politike.

Ndaleni njerez kete gjuhe ne komentet qe po beni, sepse ajo perveç qe eshte gerditese, po na prishe edhe çdo raport normal familjar e shoqeror, e po na bene te dukemi çka nuk jemi, e per me teper po na kthen vite mbrapa duke e shkruar keq, shume keq te ardhmen tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat