Knaqu Isë!

Opinione

Knaqu Isë!

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 21 prill 2020 Në ora: 11:12
Isa Mustafa

Koranavirusi kovid 19, po na kaplon të gjithëve edhe vendin tonë Kosovën, sikur po e përbinë tërë qenjën njerëzore pa dallim, duke e hapë përditë gojën, e ti, sikur një grabitëqar i pa ngopshëm me ato dredhitë e vjetra e dhelpërake vazhdon lojën për pushtet, thuase nuk po ndodh asgjë me popullin e këtij vendi dhe thuase tani është momenti më i volitshëm për të treguar muskujt e lodhët që përdor për të grabitë pushtet në këto ditë pandemie.

Kuptohet se je bërë imun, sepse thojnë, nga helmi gjarpërit fiton imunitet (për pushtet), që dikush po kujdeset aq shumë për ta mbajtur shëndetin tënd dhe po ta jep forcën, që të dukesh në skenë përditë e më i fortë, dhe të dukesh gjithnjë më ri, më i freskët dhe më serioz ndaj adhuruesve, për të fituar edhe duartrokitje të pa frenuara këto ditë gjatë kremtimit për fitoren e qeverisë së re.

Ja tani edhe kryetari i shtetit z.Thaçi, po ta lëshon në dorë qeverinë, i cili ka shprehë vullnetin si gjithëherë ma parë për LDK, që ju me njerëzit e tu, që i ke për qejfin tënd, ta merrni mandatatin e udhëheqjes së këtij vendi, i cili është bërë sikur një «treg tugjarësh» ku, cili jep më shumë apo është më i zoti, e fiton bajrakun, nuk mirret parasysh se, a e dojnë njerëzit, apo çfarë mendojnë për të.

Por, mos harro Isë, ujdinë që keni bërë me Hashën, duhet ta respektoni, sepse ky nuk është Albini, ky të futë në llugë dhe ta banë mjegull, edhe nëse e kthen mbrapësht jakën me u kthjellë, ky të gjuan pa prekë për tokë, prandaj, ujdinë që e keni bërë, mos harro, se ia ke borxh edhe një mandat për president ,  dhe mos harro edhe diçka se, bash kur të mendosh se je rehatuar me pushtet, hasha ka me ta punue dhe ka me ta gjetë vegëzën sikur herave tjera.

Por, si do që të jetë, Isë, gëzohu dhe kënaqu, se të ka ardhë dita e jote me u kënaq, sepse edhe Albinin e hoqe prej qafe me mjeshtëri dhe me ndihmën e « grenellëve » të fortë, por nuk është e rëndësishme se edhe me luajt koqe me këtë popull, ska dert, e hanë pazari, sepse ky popull është mësuar kështu edhe pse nuk është momenti dhe koha, ti shfrytëzoje, se po të mos qëndronte kjo situatë e pandemisë, ndoshta kishe me pasë pengesa prej kallabollëkut të njerëzve në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat