Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po sillen sikur jetojnë në një dimension tjetër

Opinione

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po sillen sikur jetojnë në një dimension tjetër

Nga: Kimete Berisha Më: 23 prill 2020 Në ora: 00:42
Kimete Berisha

Paradoksi është se të gjithë janë bërë bashkë kundër Tyre, e ata janë veç e veç.

Nuk është me rëndësi se 'ju e keni mirë', e ata 'e kanë keq', me rëndësi është se të 'kqijt' janë organizuar e ju 'të mirët' keni mbetur vetëm.

Ju nuk mund t'i ndaloni njerëzit të bëhen bashkë kundër jush.
As ta ndaloni Presidentin të takohet me kë të dojë. Mbasi që takimi i sotëm i Presidentit ishte antikushtetues, pse pra mori pjesë në të Albulena.

Ju nuk bën të idhnoheni me 'ata' e ti shani veç pse janë kundër jush.
Merruni me vetminë tuaj dhe pyeteni veten 'Pse'.

Pse Ju keni mbetur vetëm dhe të braktisur.
Ky është problemi juaj. Pra, vetmia politike.
Asnjë kushtetutë nuk ju shpëton nga vetmia.

Me gjuhën sa krahu, hiç se hiç.

Me Albin Kurtin sot askush nuk do të bëjë qeveri (arsyet nuk janë me rëndësi), ndërsa Vjosa Osmani edhe më keq, as andej, as këndej, nuk ka as parti.

Trimneshë patjetër, por as s'është e zonja të largohet nga partia që e mohon, as të rri në partinë ku e mohojnë.
Thjesht, s'di kah t'ia mbajë.
Dhe, në këso situatash (në vend se ti thotë kryetarit të saj), i thotë Thaçit mos t'ia përmend emrin, pa ia përmend Thaçi emrin hiç, dhe pa llogaritur në të.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet ta pranojnë realitetin.
Të qetësohen. U kry tashc u rrëzu qeveria, nuk zhbëhet.
Dhe sidomos të mësojnë nga 'klasikët' dhe 'veteranët' që nga 'padija' e madhe, e mbajnë pushtetin qe 20-të vjet.

E jo Albin Kurti të flas për 'trenin e fundit' të Hashim Thaçit, pa e kuptuar se ka njerëz që jetojnë 'sot për sot' dhe as nuk e presin 'trenin e fundit', dhe këta janë ata që ta 'ftohin' jetën.
Këtë 'trenin e fundit', gjithmonë e kam pas mërzi.

P.S. Nesër lexo: 'Albin Kurti ma kujton vetminë e gjimnazit'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat