Rekomandim për Kryeministrin Kurti

Opinione

Rekomandim për Kryeministrin Kurti

Mr. Sc Shpend Salihu Nga Mr. Sc Shpend Salihu Më 23 prill 2020 Në ora: 19:47
Albin Kurti

I nderuar Kryeministër edhe pse nuk jam në asnjë tabor, politik, e as nuk dua të jem, ju kisha rekomanduar që mos të bieni në kurth të katundarëve komandanta, në krye me këtë Presidentin, të cilin shumë prej nesh e kemi përkrahuar, edhe pse ai dhe njerëzit e tij kanë bërë çmos të na varfërojnë, të na përçmojnë e nënshtrojnë por nuk ia kanë arrit as nuk do ia arrisin kurrë. Qëllimi I këtij Presidenti, është që përmes minoritetit romë, turk e boshnjak, pasiqë siç dihet ky dhe Edi Rama, babë e kanë atë të mjerin Rexhep Taip Erdogan, me të cilin bëjn biznese rregullisht edhe KEDS edhe Bechte Enkelenka, e shumë biznese i kanë me atë idiotin Rexhep Taip Erdogan që dëshiron ta bëj sulltanat Ballkanin, të mos bieni pre e provokimeve të tyre.

Është evidente që dhënia e mandatit subjektit të dytë konkretisht LDK-së, bëhet për disa qëllime, një që VV ta largojnë nga skena politike, dhe e dyta se janë mëse të vetëdijshëm se në koalicion me LDK-në, do arrijnë ta bindin Isa Mustafën, të ndalë persekutimin dhe hapjen e dosijeve të komandantëve e ushtarëve të tyre në Gjykatën Speciale. Gjatë vitit 2004 nëse nuk gabohem, një grup i madh i prokurorëve dhe hetuesve të UN e interpolit, kishin mbledhur me mijëra argumente për krime lufte të këtyre komandantëve, por për fat të keq siç e përshkruan një prokuror Italian i misionit të UN në Kosovë, në librin e tij, kishin ardhë marinsat Amerikan, që i kishin marrë këto dosije, duke i markuar si Top Sekret, dhe i kishin zhvendosur në Bondstil.

Duhet kërkuar nga Departamenti i Shtetit, dorëzimi i këtyre dosijeve Gjykatës Speciale, e nëse do e mohojnë një gjë të tillë, të kërkohet nga OKB, si dhe nga BE, që të hetohen hetuesit dhe prokurorët e OKB-së, që kanë punuar në Kosovë atëbot, që të japin deklarata mbi ato dosije. Gjëja tjetër çfarë do iu propozoja Kryeministër, edhe nëse në mënyrë anti-kushtetuese do formohet qeveria e komandantëve me Isën, mos kërkoni të dilet në zgjedhje të parakohshme sepse është epoka e pandemisë, e mund të infektohen shumë, si dhe mos të shkaktohen incidente, sepse tendenca e këtyre komandantave dhe klyshëve të tyre, është që ju Kryeministër të thirrni në rebelim të simpatizantëve tuaj, dhe eventualisht në revolucion, e atëher ky President gjarpër dhe komandantët si Ramushi e Limaj, të kërkojnë nga ndërkombëtarët që VV dhe ju të shpalleni nga shtetet e QUNT, si parti dhe lëvizje terroriste, e më pas edhe të iu arrestojnë, si dhe të iu ndalet veprimtaria politike. Këtë lojë më parë e bën me Fatmir Sejdiun, të cilin e manipuloi, djali i tij i axhës në PDK Pleurat Sejdiu, e vendosen President, u tallën komandantët me te, e më pas e shkarkuan, si dhe me Isën kur e bën kryeministër e shpallën Thaqin President, e ndalën hapjen e dosijes së komandantëve për Speciale, përmes Isës e më pas e rrëzuan. Andaj i nderuar Kryeministër iu propozoi, mos bini në kurth të gjarpërit bëhuni më të zgjuar, e qëndroni përkohësisht në opozitë, duke qëndruar në opozitë, urgjentisht kërkoni përshpejtimin e procedurave për ndriçimin e krimeve të luftës, si dhe kërkoni nga Gjermania e BE, që të gjitha dosijet para dhe pas luftë të këtyre komandantave dhe njerëzve të tyre, për të cilët kanë informacione si nëpër Europë ashtu edhe në Kosovë, të u dorëzohen autoriteteve Kosovare, e gjithashtu kërkoni, nga BE, pasiqë të gjithë e dijmë se pjesën dërmuese të Gjykatësve dhe Prokurorëve në Kosovë, këta komandanta të partive të ndryshme politike, i kanë emëruar, andaj kërkoni nga BE, që për hir të drejtësis, të formoi një Task-Forcë Evropiane, për hetimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe nepotizmit në Kosovë, kjo Task-forcë të hetojë këto krime, sidomos të peshqve të mëdhenj.

Në fund mbledhni informacione mbi kapitalin e tyre të kundërligjshëm, si dhe llogarit nëpër banka të ndryshme Europiane e depononi në Gjykata vendore, edhe nëse ata nuk do bëjnë gjë, ruani kopjet e informacioneve e nëse formohet Task Forca Evropiane, ua depononi atyre. Me këto masa do u jepni shpejt fund komandantave, dhe kurthën që po ua kurdisin juve ata do bien vet në te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat