Ballafaqimi me dy epidemi të rrezikshme

Opinione

Ballafaqimi me dy epidemi të rrezikshme

Nga: Ejup Berisha Më: 23 prill 2020 Në ora: 19:48
Ejup Berisha

Virusi që e goditi kohëve të fundit mbarë botën e mban emrin Korona apo Covid 19. Për të thuhet se është shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe për jetët e njerëzve në mbarë botën. Gjat disa javëve rrjesht në opinion u raportua se nga Korona janë infektuar me miliona njerëz dhe disa mija të tjerë e kanë humbur jetën. Rreziku nga Korona

Virusi thuhet se akoma është prezent dhe rekomandohet që njerëzit të jenë akoma të kujdeshëm dhe të ndërmirren masa që të ruhen prej këtij Virusi.Sipas disa interpretimeve të mija imun nga Virusët nuk është as politika apo as ky aktivitet kompeks shoqëror dhe njerëzor. Derisa siç e dime dhe së fundmi siç po e shohim se si pasojë e virusit Korona shumë njerëz ndërruan jetë edhe virusët në politikë janë shumë të rrezikshëm për jetët e njerëzve bile si pasojë e aktivizimit të tyre siguria e shumë njerëzve mund të sillet në rrezik e nëse situatat politike si rezultat e veprimeve dhe aktiviteteve të pamatura të politikanëve dalin prej kontrolli egziston rrezik shumë i madh që të vriten shumë njerëz. Korona meqë u përhap shumë u shpll gjendje Pandemie në tërë botën. Meqë edhe në politikë kanë fillluar të paraqiten situate shumë të rrezikshme si rezultat i acarrimit të raporteve politike pra edhe në këtu definitivisht duhet shpallet Pandemia e t Power 1. Kjo Pandemi më së shumti është e përhapur në sferën e funkcionimit të Partive politike. Kështuqë e njëjta duhet të njihet si Pandemi e Partive politike. Kjo ndryshe njihet si lakmi per pushtet dhe për shtrirje sa më të madhe të ndikimit në skenën apo në ambientin politik. Këto gjëra Partitë Politike i bëjnë duke mos zjedhur mënyra, metoda dhe mjete me qëllim që të vijnë në pushtet apo në shkallë më ekstreme këto mund të përcaktohen që të përdorin edhe dhunë vetëm e vetëm për ti arritur qëllimin e tyre për tu instaluar në pushtet . Prandaj nëse i tillë perhapet shumë në mesin e politikanëve i njëjti mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe mjaft vdekjeprës për njerëzit. Nëse vend më i goditur në Europë nga Virusi Korona është Italia në Ballkanin Perendimorë vend më i goditur nga Virusi Power-1( P1) është Republika a Kosovës, pas këtij këtij shteti më e goditur është Republika e Shqipërisë dhe në vendin e fundit ndodhen vendbanimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të banuar me shumicë shqiptare. Simptomet e këtij virusi që unë e kamë emëruar si Power-1 janë ashpërsim I fjalorit politik, acarrim i raporteve politike,ndërsa ajo që është më e keqe dhe më e rrezikshme janë vendimet për ndërmarrjen e akcioneve konkrete që kanë të bëjnë me marrjen në mënyrë kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme të pushtetit me përdorimin e forces. Të gjitha

Partitë politike e duan pushtetin në fakt duhet thënë se partitë politike egzistojnë për zgjedhjet si mënyrë më e përshtatshme për të ardhur në pushtet. Dhe do të theme se këto subjekte politike jetojnë vetëmse gjatë kohës sa janë në pushtet ndërsa nëse dalin në opozitë dhe qëndrojnë një kohë të gjatë larg pushtetit ato në disa shtete me demokraci të dobët mund të vdesin klinikisht Kur paraqitet Epidemia e Partive politike P-1?, Kjo pra paraqitet kur Partitë politike fillojnë ta humbin legjitimitetin e tyre, Sa zgjatë Epidemia e Partive politike ajo sipas disa teorive dhe analizave mund të zgjasë gjatë kohë apo derisa Partitë politike nuk e kthejnë legjitimitetin e tyre. Në kushte më ekstreme kjo epidemi mund të zgjasë me dekada apo më sakt derisa disa prej politikanëve nuk largohen nga politika apo derisa Parti të caktuara politike të shpërbëhen. Siç përmenda më lartë shtet më së tepërmi I goditur nga Epidemia Power-1 është Republika e Kosovës.

Kjo Epidemi këtu po zgjatë gati dy javë dhe ate që nga dita kur Kuvendi i Republikës së Kosovës e votoi mocionin për shprehje të mosbesimit ndaj Qeverisë së re të Kosovës e cila u formua pas fitores së koalicionit mes Partive politike Lëvizja Vedvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës subjekte këto të cilat dolën fituese në zgjedhjet e fundit të jashtzakonshme Parlamentare që u mbajtën në RKS në muajin tetot të vitit të kaluar. Ky virus në raste më ekstreme në politikë e vret vullnetin e qytetarëve për të bërë zgjedhjen që duan ta bëjnë qytetarët votues në zgjedhjet e ndryshme qofshin ato parlamentare,lokale apo dhe Presidenciiale.Duhet të thuhet se Republika e Kosovës ndodhet në pikun e Epidemisë P-1 si rezultat i tentimeve të Partive opozitare për të formuar Qeverinë e re që do të paraqet akt të pastër dhe shumë të rrezikshëm jodemokratik sepse i njëjti paraqet veprim të shkeljes së vullnetit të shumicës së qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e gjashtë tetorit të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat