Riciklimi i hipokritëve

Opinione

Riciklimi i hipokritëve

Nga: Agim Vuniqi Më: 24 prill 2020 Në ora: 07:31
Agim Vuniqi

N'Kosovë veç partiakët e Kosovës janë të djathtë, populli është lakue n'ekstrem ne t'majt-eshte në asistencë sociale.

Shumë nga dilemat etike të vështira lindin në marrëdhëniet në mes jetës personale dhe publike të një politikani. Cilat dilema etike  janë ngritur nga sjellja personale e një politikani? Njëra është "pamaturia rinore." Nëse psh. një zyrtar publik ka vjedhur pula kur ka qenë i ri, a është ai i përshtatshëm për pozitë zyrtare të rëndësishme me karakterin e tij të tanishëm? A është kjo një temë e përshtatshme për diskutim publik? Çfarë ndodh nëse ishte vetëm pamaturi, ishte vjedhës si i ri, apo ka pasur paradispozita rrugaqërie si i ri, te rrospillanit, të bixhozgjiut...? Kishte ndonjë pabesi martesore? Disa udhëzime që mund të ndihmojnë në përcaktimin e "statutit të kufizimeve" të pamaturive të tilla do të jenë:

1. A është i lidhur politikani akoma me këto sjellje?

2. A ishte politikani hipokrit? Për shembull zbulimi i një afere është më e dënueshme për politikanin, sesa mbështetja që ka pasur për "virtytet familiare" gjatë fushatës. 

3. A ka ndodhur që sjellja të krijojë një konflikt interesi me detyrat zyrtare?

4. A ka ndonjë efekt të dukshëm miresjellja në ngritjen e klimës më të madhe të moralit?

Politika dhe biznes-patriotizmi profesioni me profitabil per t'u bere milionere, pa investuar asgje... Plackitesit profesionist rrezikojne jeten dhe burgun e rende shumevjecar duke plackitur bankat, derisa biznes-patriotet shperblehen me "vitra" duke plackitur vendin...

Me lire kishte me i kushtue Kosoves nje kryeminister "jabanxhi" i Evropes-Europes..., se edhe ashtu per cdo gje po i konsultojne ata..., s'kishim pas nevoje as per parlament, as per qeveri, as per gjykates, as per avoketer, as per RTK, diqysh jabanxhin e kishim bajte...se kaq shume qelepirxhi vendore veshtire me i ushqye, i ka shumue Thaçi shumë shpejt...edhe pak kane me u perbe n'kry t'tij... Pasha Thaçinnnn...

N'Kosove veç partiaket e Kosoves jane te djathte, populli eshte lakue n'ekstrem ne t'majt-eshte ne asistence sociale...krejt Evropa po kethehet kah e majta keta tonet po qenderzojne nga korneri...n'te djathte..."pashallaret" e vilajetit te Kosoves...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat