Gjuetarët e karrigeve

Opinione

Gjuetarët e karrigeve

Nga: Korab Blakaj Më: 24 prill 2020 Në ora: 14:02
Korab Blakaj

Avdullah Hoti

A është vërtetë provë se një burrë shteti qenka vërtetë i paaftë nëse nuk arrin të fitojë shumicën e votave që mbështesin politikën e tij në një asamble që është e mbledhur si rezultat i një sistemi elektoral të administruar jo gjithmonë në mënyrë të ndershme?
A ka pasur raste kur një asamble e tillë ka vlerësuar një koncept të madh politik para se ky koncept të vihej në zbatim dhe madhështia e tij të tregohej hapur përmes suksesit të arritur?
Në këtë botë , a nuk është vepra krijuese e gjeniut politik gjithmonë në kundërshtim me inercinë e masave?
Çfarë duhët të bëjë një burrë shteti nëse nuk ka sukses të bindë shumicën parlamentare që ti japë pëlqimin për politikën që kërkon të ndjekë ?Mos vallë duhet ta blejë këtë pëlqim me ndonjë lloj shpërblimi?
Në rrethana të tilla ,një njeri me karakter a nuk e gjen vetën përballë një kondradikte pa zgjidhje mes pikëpamjeve të tij politike nga njëra anë dhe ndërshmerisë morale apo më mirë ndjenjën e ndërshmerisë morale nga ana tjetër?
Ku mund ta heqë vijën mes detyrës publike dhe nderit përsonal?
A nuk duhët që lideri i mençur të heq dorë nga ideja e uljës së vetës në nivelin e politikanit që shpërdoron detyrën?
A nuk e ndjen çdo shpërdorues dëshirën e madhe të „luajë politikë“ , duke parë që përgjegjësia perfundimtare nuk I ngelet atij përsonalisht, por njê mase anonime të cilës nuk mund ti kërkohët llogagari për veprimet e saj?

Avdullah- a duhët që parimi ynë parlamentar I qeverisjës nga shumica numërike të çojë domosdoshmërisht në shkatërrimin e lidershipit?
A nuk është e vërtetë që sot më tepër se kurrë , truri krijues i individit është mëse i domosdoshëm?

Sa më e ngushtë të jetë aftësia mendore dhe sa më e varfër sasia e njohurisë se një politikani që shpërdoron detyrën, aq më i kujdesshëm është vlerësimi i tij për familjën e vet politike dhe në këtë mënyrë ,do të jetë më i prirur të vlerësojë një sistem që nuk kërkon aftësi krijuese apo talent të klasit të lartë.
Një njeri me aftësi të vërteta politike nuk do të pranonte të jetë roja i një tufe llomotitësish të pavlerë ,kurse ata nga ana e tyre duke qenë përfaqësues të shumicës kokëtrashë- asgje nuk urrejnë më tepër sesa një mëndje superiore.
Për deputetët e pavlerë përbën gjithmonë ngushëllim fakti se udhëhiqën nga një përson,intelekti i të cilit është në një nivel me të tyrin.Prandaj çdokush ka mundêsi të shkëlqejë në debate mes dëbillësh të tillë dhe mbi të gjitha çdonjëri nga ata debillë e ndjen se një ditë mund të arrijë majën!
Kjo shpikje e re e demokracisë , lidhet ngushtë me një fenonmen të veçantë që kohën e fundit LDK ja me mos rezistencë e ka përhapur me shtrirje shkaterimtare- rritjen e ambicieve të çdo idioti e krimineli për të mbushur ulset e Kuvendit dhe për të drejtuar vendin!
Kurdo që merren vendime të rëndësishme falë kësaj shpikje „liderët e vërtetë „ - orkestruesit, fshihen pas kurrizit të atyre që quhen „shumicë“!
Duke vezhguar njërin nga këta manipulatorë që në rastin konkret e kemi President, vërëj që ai I bën lajka shumicës, në mënyrê që të marrë mbështetje e të fshihet pas saj për veprimet që merr!Atij I leverdis të ketë bashkëfajtorë për të shkarkuar përgjegjësinë e tij mbi supet e të tjerve, ashtu siç bëri me „Profen ISË“ e me mujsharin Ramush në rastin e DEMARKACIONIT.
Avdullah, unë nuk të dua ty dhe arsyeja kryesore është aktiviteti yt I nevëritshëm politik për qytetarë si unë që kanë karakter e kurajo.Ty të duan tipat e ulët që për veprimet e tyre gjithmonë kërkojnë të mbulohën nga dikush- nga diçka andaj dhe po të bëjnë Kryeministër!

Një e vërtetë e cila është e ngulitur në mendje është se „shumica „ nuk mund ta zavendësojë kurrë individin.Shumica perfaqeson jo vetëm injorancën por edhe burracakërinë.Dhe ashtu si njëqind kokëtrashë nuk mund të barazohën me një njëri të zgjuar ashtu edhe njëqind frigacakë janë të paaftë për të ndjekur çdo linjë veprimi politik që kërkon fuqi morale dhe burrëri!

Abdullah, ti me paburrat përreth jeni vërtetimi i nocionit absurd,se njërzit gjenialë mund të nxirrën përmes votimit të përgjithshëm.Më parë kalon deveja përmes vrimës së gjilpëres sesa zbulohët ndonjë burrë shteti nga procesi i zgjedhjeve!
Dhe Rugova pas të cilit ju fshiheni e vërtetoi që ishte mbi mesatarën vetëm nga forca udhëheqse e përsonalitetit të tij!

Por Avdullah, ne e shohim që niveli imbicil i parlamentarizmit e funksionimit të shtetit në interpretim ad hock të normave kushtetuese juridike e ka rrezikuar në palcë dhe ia ka humbur forcën kombit shqiptar në Kosovë.

FALENDEROJMË ZOTIN, që shpirti i brendshëm i demokracisë sonë ua pret rrugën karrieristêve,të cilët nga ana intelektuale mund të jenë pa vlera dhe të shthurur moralisht dhe që duan të ngjitën me dredhi në poste nga ku mund të qeverisin bashkëkombasit e tyre.
Por edhe nëse ndodh që një përson i tillë të futet tinëz, është tepër e lehtë të njihet dhe ti thuhet:Largohu ti mashtrues!Ty do të themi largohu.Mos i ndyej këto shkallë me këmbët e tua prej sabotuesi, pasi këto shkallë të çojnë në Portat e Historisë , nuk u përkasin gjuetarëve të karrigeve si ti por burrave me karakter fisnik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat