A po kthehen prapë në pushtet ata që e degraduan shtetin e Kosovës

Opinione

A po kthehen prapë në pushtet ata që e degraduan shtetin e Kosovës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 24 prill 2020 Në ora: 16:23
Ismail Muçiqi

Politika ne Kosovë ka kohë që ka humbur qdo parimë dhe u shëndrrue në komedi nga figurat e tejkaluara.

Liderët e të ashtuquajturave "parti" apo grumbull i familjarve dhe klaneve të bashkuara rreth shtabeve të ngushta për interesat në luftën për pushtet nuk dallojnë shumë nga metodat dhe veprimi i sistemit monistë qëndrimet-vendimet të cilat mirrën në emër të subjektit politik nuk dallojnë nga qendrimet e dikurshme të komitetit krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.

Figurat udhëheqse të ish sistemit të LKJ-së kan qen të previlizuara dhe gjithmonë të zgjedhura nga furomet e partisë.

Metodat dhe mënyra e konceptetit në zbatimin programor që kan dalë nga udhëheqja e Lidhjës së Kumonistëve kanë qenë të pa kontestushme dhe të inponuara karrshi antarsis apo elektoratit kush do qoftë që ka patur mendim tjetër ndaj qështjeve programore, është kritikue dhe demaskue nga kreu i partisë apo edhe nga forumi i Lidhjës së Komunistëve duke e ekualifikue me epitete ekstremistë, ndaj sistemit të atëhershëm socialistë.

Na kujtohet edhe dukuria e atijë sistemi se në organet e partisë kan qenë të njëjtat figura deri në vdekje pa marrë parasyshë gjendjen shëndetsore mentale apo fizike i përmendëm këto të dhëna me qëllim të krahasimit të sistemit monistë dhe të zhvillimit të plorualizmit dhe të demokracisë pas ramjës së komunizmit në Shtetet e Lindjës dhe në ato me sistem Kumonist.

Në Kosovë u fërmuan partitë politike të cilat vetëm formalishtë kan demokraci të brendshëm.

Këto parti qenga themelimi udhëheqin nga liderët e njëjtë disa nga ata subjektet politike i trajton si pronë private të tyre.

Këta liderë(komandantë)thirrën në kauzën e UQK-së si shpëtimtar të Kosovës këta pas lufte i shfrytëzuan të gjitha privilegjet nga qeverisja me Pushtetin deri te pasurimi i pa justifikushëm i tyre, familjarve dhe pulenve të tyre.

Edhe pas shumë vitesh këta liderë nuk po dijnë apo nuk don tgë ndalën për të lëshuar rrugë gjeneratve dhe idejave të tjera të cilat dallojnë në të gjitha aspektet nga veprimtaria e paraarsve tyre.

Pas Zgjedhjeve Nacionale të 6 Tetorit të vitit që shkojë populli ju tregojë vendin duke i largue nga instuticionet e Shtetit për të shkuar në opozitë pas kësaj me vështirsi të madhe mezi u arrit marveshja për bashkqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ky kualicion i cili u arrit në shumë hile dhe prapaskena ngjalli shpresën se më në fundë Kosova do të bëhet Shtet normalë ku do të mbisundojë puna, vlera dhe sundimi i ligjit.

Por mjerishtë nuk ndodhi ajo që pritej nga Elektorati sepse po këta liderë tani më të konsumuar skajshmërishtë u bashkuan në momentin më të ështirë kur Pandemia Koronavirus e goditi edhe Republikën e Kosovës në vendë që liderët dhe partit politike të bashkohën për ta luftue Pandemin për ta mbrojtur shëndetin e popullit këta u bashkuan me maska në fëtyrë të rrëzu Qeverinë.

Ky veprim do të mbahet në mendë shumë gjatë në historinë e politikës Parlamentare të Kosovës këta nuk lanë më shumë se 50 ditë afat Qeverisë e cila u zgjodhë nga vota e popullit në mënyrën më Demokratike dhe kishte përkrahje dhe mandat të plotë se me të vërtet disa politikajve Kosovëarë nuk i beson më askushë nuk don komentë këta liderë nuk kan parime nëse ndonjëhere i qfaqin ata nuk skuqen fare për ta bërë të kundërtën.

Me 13 Gusht viti 2019 Kryetari i Lidhjës Demokratike Isa Mustafa u deklarojë Gazetarve se me partit e panit nuk do të ket bashkpunim apo kualicion ai jojo ata që kan kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftonë asnjërën as tjetrën veq mund ta reformojnë dhe ri organizojnë për nevojat e veta.

Ata që lidhën kontarata të dyshimta dhe të dëmshme me Telekomin., Ata të aferës së pasaportave., Ata të vjedhjës së dhomës së dëshmive., Ata që i mbushën Kompanit publike me njerzë partiak., Ata që Fabrikuan dhe nënëshkruan vërtetime të rrejshme për veteran e luftës., Ata që katandisën paran publike., Ata.. duhet të shkojnë në lavazhë të pastrohën mirë brenda e jashtë e jo të Qeverisën me Kosovën.

Këto ishin fjalët dhe qëndrimi i liderit të Lidhjës Demokratike të cilat i tha para Opinionit me 13 Gusht 2019.

Tani po ky i njëjti liderë bashk me Shtabin e tijë partiak organizojë mocion dhe e rëzojë Qeverinë aktuale për tu kthye prapë te partit e panit të cilat i kritikojë dhe u premtojë qytetarve se nuk do të hyjë në bashkqeverisje me ata të cilët i kan sjellë dëme popullit dhe Shtetit të Kosovës. Në fund po theksojmë se njeriu normalë duke parë karakterin sjelljën dhe veprimin e kësaj kaste politike nuk mundë të mos skuqet dhe të turpërohet para ekranit televizivë në shtëpin dhe familjën e tijë ky është morali dhe veprimtaria e politikës Kosovare .!..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat