Çdo të ndodhë me LDK, pas hyrjes në valle për formimin e qeverisë kukull?!

Opinione

Çdo të ndodhë me LDK, pas hyrjes në valle për formimin e qeverisë kukull?!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 prill 2020 Në ora: 11:41
Sherif Ramabaja

Befasia më e madhe ndodhi.Zoti Isa Mustafa nuk u kandidua për kryeministër. Këtë vështirë ta besoi dikush, kur dihen pretendimet e tij karrieriste.

 Si viktimë e gjith këtij zirku ra zoti A. Hoti. Nga ai ndoshta shumë kush ka pritur, reformimin e LDK, po ndoshta edhe ai është i verbuar nga karriera politike dhe e pranoi postin kukull të kryeministrit.

Hoti për momentin, nëse Gjykata Kushtetuese ia jep dritën e gjelbërt, do t´ia arrij qëllimit ta marr këtë post, po shtrohet pyetja me çfarë çmimi?! Cilët janë hapat që mund t´i ndërmarr?

Të vrapoi dhe ta nënshkruaj marrëveshjen Kosovë - Serbi, ta tërheq reciprocitetin dhe karriera e tij me kaq e pat...apo nëse nuk i pranon kushtet e paraqitura nga padroni, po ashtu përfundon karriera e tij, akoma pa filluar mirë.Kështu veprojnë edhe fëmijët : kukulla hudhet, nëse si shërben tutje.

Kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes, po sfida më e madhe do të jetë çfarë do të ndodh tutje me partinë, dikur më të madhe në trojet shqiptare, LDK e Rugovës.

 Edhe sa kohë, paria e kësaj partie me strukturat e saj të vjetra në krye me zotin I. Mustafa, që dyshohet të jenë të kriminalizuara, mund t´u hedhin hi syve anëtarsisë së saj.

 Edhe sa kohë do ta shtypin krahun reformator të kësaj partie që përpiqen për t´ia kthyer namin që e kishte dikur LDK.

Çdo kund në Evropë si formë demokratike, zgjedhjet brenda partisë bëhen me votën e fshehtë, kurse klanet e vjetra të kësaj parti nga frika se i humbin pozitat, praktikojnë metodat envero - staliniste me votime të hapura. Voto kundër, nëse ta mban !

Metoda të tilla kanë zbatuar dhe zbatojnë vetëm sistemet diktatoriale. Njejtë ishte vepruar edhe me shqiptarët e kososvës,për t´i anuluar vendimet e Konferencës së Bujanit : fjala ishte të vendosej:Kosova t´i bashkohej Shqipërisë, që ishte e drejtë natyrale, apo Jugoslavisë.

 Ata që kishin ngritur gishtin t´i takonte Shqipërisë, nga UDB ishin nxjerrur jasht dhe aty për aty ishin pushkatuar. Gjëra të tilla nuk mund të ndodhin tash në LDK, po atyre që votojnë kundër po u kushton me karrierë.

Tash për tash, brenda strukturave të LDK kemi disa të guximshëm që e ngrisin gishtin, po të tjerët heshtin dhe i bashkohen klanit udhëheqës duke duartrokitur në kor, sikur në Korenë Veriore apo Kinë,për prijësin e pavdekshëm të partisë. Pra kjo metodë staliniste akoma praktikohet nga strukturat klanore të LDK për t´i frikësuar reformatorët dhe ruajtur pozitat e tyre.

Është pritur gjatë, kupa si duket është mbushur dhe tash pritet vetëm shpërthimi i saj. Anëtarësia e LDK duhet ta thot fjalën e saj.

Nëse mendohet të ndërpritet trendi i rënjes së thellë të partis, duhet vepruar. Nuk është e thënë, të ndahet partia, apo të përçahet.

 Duhet kërkuar të aktivizohen forumet dhe organet partiake për zgjedhje të reja në parti. Të paraqiten ata që duan t´i prijnë partisë dhe të organizohet votim i fshehtë.

 Kjo është rrugë demokratike, e thjeshtë, praktike dhe zbatohet gjithkund në shtetet perendimore. Pse të privohet LDK nga kjo e drejtë. Kosovës i duhet një LDK e fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat