SHBA, BE dhe udhëheqësit e Kosovës s’bënë gjë për të pagjeturit

Opinione

SHBA, BE dhe udhëheqësit e Kosovës s’bënë gjë për të pagjeturit

Nga: Rexhep Torte Më: 26 prill 2020 Në ora: 12:30
Rexhep Torte

Qeverisë aktuale i mbetet obligim njerëzor e kombëtar që në prioritetet e saj ta vendos zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që i rrëmbeu Serbia, si edhe nxjerrjen e kriminelëve serbë para drejtësisë.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia ajo që në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal ndaj Kosovës, duke abgazhuar 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë, me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë e të armatosur gjer në dhëmbë.

Serbia në këtë agresion tejet makabër vrau, masakroi, dhunoi mijëra[1] shqiptarë tëpafajshëm, dhe rrëmbeu 1650 persona fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia këtë agresion gjenocidal e ka përgagatitur, duke bërë plane dhe projekte ogurzeza për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Këto plane dhe projekte me siguri ekzisojnë në Serbi.

Nuk ka gjë më prekëse, më përvëluese, më trishtuese dhe më tronditëse sesa kujtimet e hidhura të agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, ku ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë futeshin papritur në familjet shqiptare, vrisnin, masakronin dhe e dhunonin popullatën e pafajshme shqiptare.

Gjatë këtij agresioni gjenocidal të Serbisë në Kosovë u rrëmbyen edhe 1650 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve nuk është zbardhur edhe sot e kësaj dite.

SHBA, BE dhe as organizatat e tjera humanitare ndërkombëtare nuk patën guximin, dëshirën dhe vullnetin, ta detyrojnë Serbinë agresore gjenocidale që ta zbardhën fatin e këtyre shqiptarëve të rrëmbyer.

Një sjellje e këtillë indiferente e turpëron, e poshtëron demokracinë ndërkombëtare, dhe e pasqyron krizën morale të kësaj demokracie.

Presidentët dhe qeveritë e derisotme në Kosovë në 20 vitet e kaluara, nuk u interesuan fare për zbardhjen e fatit të këtyre personave të pagjetur shqiptarë, të rrëmbyer nga Serbia në mënyrën më shtazarake dhe më çnjerëzore.

Presidentët dhe qeveritë e derisotme të Kosovës pas çlirimit e pavarësimit të Kosovës, u përfshinë në krime, korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe nepotizëm, duke e lënë mënjanë këtë plagë të rëndë të Kosovës, e cila se vjen zmadhohet, thellohet dhe lëngon më shumë.

Është e çuditshme, paradoksale dhe e papranueshme që Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në 20 vitet e kaluara nuk bënë asgjë për personat e pagjetur, ndërsa për interesa të tyre për ta kapur pushtetin, në mars 2020 e rrëzuan në formë komploti Qeverinë e Albin Kurtit, qeverinë më të pastër e më të ndershme derisot në Kosovë.

Tani në prill të vitit 2020 udhëheqësit e sipërtheksuar janë duke përdorur mënyra të ndryshme kundërkushtetuese për të themeluar një Qeveri të Re gjithnjë bazuar në interesat e tyre të ngushta, dhe jo në interes të popullit të Kosovës.

Mosinteresimi i këtyre udhëheqësve të sipërpërmendur të Kosovës për fatin e shqiptarëve të rrëmbyer e të pagjetur në luftën e fundit në Kosovë, është një mëkat dhe tradhëti shtesë që këta udhëheqës ia bënë popullit të Kosovës.

Mesazhi fisnik i z.Bajram Qerkinaj nga Qendra Burimore e Personave të Pagjetur i Shoqatës “Zëri i Prindërve”.

Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve më 23prill 2020, patëm rastin ta lexojmë tekstin me titull “20 vjet në terr, fiki dritat në shtëpi dhe ndjeje dhimbjen e familjeve të personave të pagjetur”.

Në këtë tekst, mëtej shkruan se, familjet e personave të pagjetur 27 prilli do ti gjejë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të Pandemisë së Coronavirusit.

Këto familje kërkojnë nga të gjithë qytetarët që me 27 prill në ora 20, ti fikin dritat 2 minuta, për ta shënuar ditën e personave të pagjetur.

Ky apel bëhet që në këto kushte të krijuara të sensibilizohet çështja e personave të pagjetur.

Tash e 2 dekada familjet e personave të rrëmbyer gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë 1998/99 nëKosovë, presin zbardhjen e fatit, të më të dashurve të tyre.

Ata janë në pritje të ndonjë lajmi për fatin e personave të zhdukur, mungesa e të cilëve këto familje i ka lënë në errësirë shpirtërore tashmë 20 vite.

Kërkesat e tyre drejtuar institucioneve të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar kanë mbetur vetëm në premtime boshe.

Familjet e personave të pagjetur vazhdojnë të presin në ankth.

Sivjet këto familje 27 prillin do ta shënojnë nëpër shtëpitë e tyre, e jo pranë obeliskut te Kuvendi i Kosovës, për të bërë homazhe duke vendosur lule të freskëta.

Zoti Bajram Qerkinaj tregon për dhimbjen që ndjen secila familje në kërkim të zbardhjes së fatit të të zhdukurve.

Bajram Qerkinaj thotë se familjet e personave të pagjetur janë gjithmonë në terr.

Na tingëllon në vesh zëri i fëmijëve dhe të afërmve tanë, të cilët i rrëmbeu Serbia, thotë në fund z. Bajram Qerkinaj.

Zoti Bajram Qerkinaj është shumë i zëshëm ndaj institucioneve të Kosovës dhe ato ndërkombëtare që janë përgjegjëse për zbardhjen e fatit te personave të pagjetur.

Ky shkrim i yni bëhet me shpresë se do të jetë një këmbanë e fuqishme në solidaritet me familljet e personave të rrëmbyer e të pagjetur, për të trokatur në ndërgjegjen e institucioneve të Kosovës dhe ato ndërkombëtare me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat