Nektari i lirisë dhe “Pavarësisë së Kosovës” është përmes UÇK-së: Të gjykohen linçuesit e Beogradit dhe të Moskës!

Opinione

Nektari i lirisë dhe “Pavarësisë së Kosovës” është përmes UÇK-së: Të gjykohen linçuesit e Beogradit dhe të Moskës!

Nga: Luan. A. Dibrani Më: 26 prill 2020 Në ora: 12:32
Luan. A. Dibrani

Populli ynë është aq i mençur që edhe se nuk i ka shkruar më kohë disa gjera në të kaluarën, fatmirësisht kemi edhe njerëz të shtyrë në moshë që e mbajnë mend edhe luftën e dytë botërore në1945. Po ashtu edhe për ngjarjet e pasme e lere luftën e fundit ,që se cili e dimë për secilin se kush ishim,kush jemi, kush duhet të jemi dhe ku e kemi vendin... Po shihet se prapa këtij aktrimi në vet brendësinë e UÇK-ës ka veprua armiku i ashtuquajtur sigurim serb, prandaj krejt ata "Sigurimsat"kanë gëzuar privilegje edhe ne shtetin tonë pa u hetuar! Nga komunist, inspektor të udbës dhe shërbëtor të Serbisë u futen në vende kyçe qe edhe sot janë fatkeqësisht!?... Kjo vjen nga vet shqiptarët dezertorë, dhe bashkëpunëtorët e okupatorit. Një fjalë popullore thotë "Qeni i keq ta sjell ujkun në oborr" edhe kësaj si thuhet ndryshe.

Deklaratat skandaloze nga këshilltari i zotit Albin Kurtit nga rastësia që u fut në brendësin e qeverisë Kurti ,alarmoj shumë keq në spektrin politik brenda Kosovës, po edhe jashtë!.Për çudi opozita aktuale, sikur iu gëzuar këtij përçmimi qe iu bë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë “për krime luftë përmes një ish bashkëpunëtori apo nga një injorant politik”!?

Mediat serbe Shkëlzen Gashin e quajtën shqiptar të ndershëm sikur Ali Shukriun, Rrahman Morinen në kohën e ish-Jugosllavisë!

Në këto momente Kombi i ka disa divergjenca qe nuk duhet te sajohen nga këndi politik,por ato janë kombëtare siç është rasti i UÇK-së?. Nuk duhet skandale të tilla ta gëzojnë as opozitë,as pozitën,por kjo duhet të dënohet nga te dy palët një zëri,sepse “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” është kombëtare, edhe e pozitës edhe e opozitës.Nektari i lirisë dhe "Pavarësi së Kosovës" është përmes UÇK-së :Kush e mohon është baras me mohuesit e Beogradit dhe të Moskës kundër vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!!!

UÇK-ja është emblemë e lirisë së Kosovës me te cilën njerëzit e tille si Shkëlzen Gashi me deklaratat e tij,fyeu luftën heroike të popullit shqiptar ne krye te se cilës ishte i madhi Adem Jashari me familje qe sakrifikoj afër 30 anëtar të familjes!!!

Deklaratat të tilla e rrisin propagandën serbe qe akoma nuk po e ndal kundër Ushtria Çlirimtare e Kosovës edhe vlerave të saj, siç ndodhi edhe me këtë rast!.

Mediat serbe Shkëlzen Gashin e quajtën shqiptar të ndershëm sikur Ali Shukriun, Rrahman Morinen në kohën e ish Jugosllavisë.

Me këtë rast,qoftë ne forme personale, qoftë partiake, apo edhe nga pozicioni i opozitës ti gëzohet apo te përkrahet dhe nuk distancohet nga ky sahanlëpirës i sllavizmit radhitet dhe kalon në oborrin e tradhtareve në shërbimin e armiqve.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës kërkonte ndarjen e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) dhe Serbia gjatë viteve 1990 e cila e filloi në fund të viteve 1980 –ta rezistencën e armatosur ndaj policisë dhe ushtrisë serbe.

Vet fakti që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës pati një betejë të sfidave të ndryshme ngaqë edhe e fitoj . Ajo diti dhe menaxhoj strategjinë ushtarake dhe me vet mohimin e vet e fitoj betejën nga okupatori serb, që terrorizoj dhe bëri gjenocid mbi këtë popull. Ajo sipas zhvillimeve të mëtejme pati edhe vështirësitë e veta nga faktorët e brendshëm të spiunazhit dhe bashkëpunimit me okupatorin nga individ të inskenuar si ushtarak, gjë që pati pasojat e veta edhe viktima në ushtarë, dhe popull. Kjo po e tregon ma së miri , ngase kudo nga veteranët dëgjohen ankesa, reagime dhe protesta për keqpërdorime, falsifikime dhe mashtrime.

Prandaj duhet demaskuar dhe dënuar te gjithë aktorët qe e dëmtuan UÇK-në, në atë periudhë lufte, pas saj ,po edhe shantazhimet dhe cenimet qe po i bëhen edhe sot, si ky rasti aktual qe nuk po munden ta harrojnë kumbarinë me okupatorin???.

Image

- Vet po i kurdisin karthat nga radhët e "shqiptarëve"popullit tonë heroik dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje janë akorduar, gjërat sa që janë detyruar ta themelojnë edhe "Gjykatën Speciale kundër vlerave të UÇK-së !!!.Shiheni Kosovën se në çfarë gjendje ka ardhur?.

-Kosova kurrsesi s'ka guxua me qenë këtu ,ku është tani ?. Nga disa demagogë dëgjohen shprehje me plotë gojën luftë , me plotë gojën dëshmor, patriot , luftëtarë dhe trima .Tash kur populli me pa durim po dëshiron t'i njeh dëshmorët e vet dhe veteranet e luftës, sot po përballët me një terror psikik nga injorimi dhe keqpërdorimi i vlerave të UÇK-së, duke i shndërruar tradhtarët , dezertoret dhe spektatorët e luftës në "heronj dhe patriot" brenda nate nëpër kafe dhe duke e njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me vlerat e veta dhe me një histori të lavdishme, qe edhe vetëm 24 ore nëse ka qenë pjesëtar i UÇK-së në luftë kundër Serbisë ka vlerat e veta !?. Lavdia dhe heroizmi i UÇK-së duhet te shkruhet me shkronja të arta ,prandaj përmes saj t’i nderojmë figurat ma të çmuara qe ranë dëshmorë për lirinë tonë dhe Republikën e Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat