Absurditetet tona

Opinione

Absurditetet tona

Nga: Ismet Rashiti Më: 26 prill 2020 Në ora: 14:22
Ismet Rashiti

Bota po kalon kohë të vështira pandemie. Më shumë se kaq, ne shqiptarët, po jetojmë kohë absurditetesh që po na e zënë frymën gjithnjë e më shumë. Ka vite që si qytetarë jemi infektuar me virusin  e përqarjes politike, i cili tashmë ka shkaktuar pasoja pothuaj të pariparueshme në shoqërinë tonë. Ky degradim moral ka ardhur nga udhëheqësit më të lartë shtetëror, duke keqpërdorur çdo vlerë institucioneve shtetërore për interesa thjesht personale apo partiake.   

Ndryshe  nuk mund të kuptohen të gjitha këto ndarje e përçarje në mes krerëve më të lartë shtetëror e partiak. Për njohësit e rrethanave politike të gjitha këto ndarje, më tepër lidhen me inate primitive personale, se sa  për ndonjë kauzë reale shtetërore apo kombëtare. Kjo mënyrë e sjelljes së papërgjegjëshme e udhëheqësve shtetëror e politik, e ka shkatërruar zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për më tepër i ka degraduar në masë të madhe të gjitha vlerat individuale, morale e  kulturore të shoqërisë sonë. 

Askush nuk ka mundur t’a imagjinoi se jemi kaq mjeshtër të mëdhenjë të gënjeshtrave që t’i gënjejmë e mashtrojmë për çdo ditë, e për çdo gjë, qytetarët tanë, thjesht për interesa personale, karieriste. Më bëhet se tashmë e kemi fshirë kodin e vjetër, të vjetër  sa vet njerzimi të mirësjelljes njerëtzore shqiptare dhe të vlerave të mirëfillta politike, ekonomike e kulturore të një shoqërie nërmale.

Të sëmuar nga virusi përqarës si duket po i keqpërdorim së tepërmi vlerat e një shoqërie demokratike, ku njerzit sillen sipas një rregulli të pashkruar të qyterimit.

Të nxitur nga egot personale, sigurisht në mungesë të vetëdijes shtetndërtuese, është shpërfaqur kudo elementi servil  para mikut, para shefit të partisë, para të gjithëve kur është në pyetje vetëm interesi personal.

Poashtu, damari përçarës ka shkuar deri atje sa bashkëveprimtarët e çështjes kombëtare, të burgosurit politik, pjestarët e UÇK-së, bashkëfshatarët, deri te pjestarët e ngushtë të një familje, të jenë të përqarë, për ide partiake, apo për bindje politike të cilat në fakt nuk janë gjë tjetër përpos një kopsht  mendimesh për gjetjen e rrugës ciklike më të mirë të përkrahur nga një shumicë si vlerk demokratike e civilizuese! Kjo pozitë ku kemi degraduar është e papranueshme. E dhimbëshme sa s’bëhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat