Betejat e subjekteve politike, të ndihmuara nga presidenti, u zbërthyen në beteja armiqësore

Opinione

Betejat e subjekteve politike, të ndihmuara nga presidenti, u zbërthyen në beteja armiqësore

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 26 prill 2020 Në ora: 19:59
Hashim Thaçi

Akademikut të ndjer, shokut tim, Esat Stavilecit, i bëheshin shum pyetje, në të cilat ai përgjigjej. Në këtë moment po i veqoj dy.

  1. Përse nuk po e kritikon shtresen politike, ishte pyetja. Shtresa politike është tejet alerxhike në kritika, përgjigjej akademiku.
  2. Në se politikajt do paguheshin sipas kontributit, sa do të fitonin? Sëshpejti ata do bëheshin raste sociale, ishte përgjegjëja.

Ndoshta, tani, unë do ia shtroja edhe pyetjen se çfarë gjaku kanë, a kanë gjak të kombit këta politikaj apo jo.

E tani, a nuk është e vërtetë se politikajve, fjala, sygjerimi apo mendimi ndryshe, nuk ua le shenjë, nuk u shkon në vesh dhe, mendimi ndryshe fare nuk egziston. Në anen tjetër, po e vejm anash kontributin, nga se ai nuk shifet fare, por, shum e sigurt është se, politikajt nuk bëhen raste sociale por përkundrazi, pasurohen paskajshmerisht, falë popullit të shkretë. Po e thëm kalimthi, shum herë lexoi për drekat, darkat dhe mëditjet e përfaqsuesve në Kosovë. Ishte befasi dhe e pakuptueshme kur e pyeta edhe Senatorin, shokun tim, dhe kongresisten, të cilët vazhdimisht levizin në relacionin Woshington - CT, por askush nuk ua pagun as dreken as darkën dhe as meditjen.

Çka bëri shtresa politike që nga përfundimi i luftes apo shpallja e pavarsisë?

Për të mirat personale bëren mjaft. Liderët e subjekteve politike, pozitat i kanë marrë me tapi, janë të pazavëndësueshëm dhe vazhdimisht janë në përbërjen e shtreses politike të shtetit. I kanë formuar klanet e ngushta dhe, në atë mënyrë e mbajnë, situaten, nën kontrollë, vendosin se kush, ku do të zgjedhet, se kush do të zgjedhet deputet e kështu me radhë. Me fjalë tjera, të gjith të zgjedhurit janë dorë e zgjatur e liderëve dhe klaneve të subjekteve politike por jo edhe përfaqsues që kujdesen apo angazhohen për interesat e popullit.

Lindja e demokracisë përfaqsuese apo rilindja e centralizmit demokratik

Ditë më parë, dëgjova dhe lexova se si njëri nga LDK, në mënyrë kategorike, insistonte se LDK e kultivon demokracin përfaqsuese. Më shkoj mendja në atë kohen moniste kur aplikohej ai sistemi i demokracis centraliste. Ajo që vendosin shtresat e ngushta politike, patjeter duhet ti rrespektonë dhe aplikonë e gjith antarsija, ajo që vendosë kryesija e subjektit apo grupi parlamentar, patjeter, duhet ti aplikojnë tëgjith prandaj edhe deputetët në Parlament. Me fjalë tjera, mendimi ndryshe, mendimi personal, nuk mund të shprehet. Demokraci se jo mahi. Në fakt, asgjë e re, nga se për 20 apo sa vite, a mos doli ndokush që ti rrezistoi apo kundërshtoi, po mendoj brenda subjektit politik, Hashimit, Kadriut, Ramushit…. Ndodhi që Vjosa, jo vetëm tani, të shprehë mendimin personal. Tani shifet se çka po ndodhë!!!

Po e përseriti se nuk kam qenë dhe nuk do antarësohem në asnjë subjekt. Më bënë kënaqësi çdo veprim pozitiv nga cili do qoftë subjekt, por shum pak apo fare nuk përjetojm kënaqësi. E kam simpatizuar LDK, falë Rugoves, madje edhe kam vepruar në formimin e LDK-s këtu në SHBA, por nuk jam antarsuar. Tani është fikë edhe simpatizimi. Për Hashimin më foli mjaft Zonja Albright madje, ajo shprehi edhe mendimin se shtresa e luftes nuk diti me bërë dhe udhëheqë shtetin. Shum e vërtetë. Për Isen po i veqoi disa momente.

Kur në diasporë filloi akcioni për ndihmen e Kosoves. Filloi 3 përçindëshi. Isa ishte minister i financave në egzil. Gjatë këti akcioni, njerzit filluan të shprehin mëllefin. Baca Luz, a din kush se kah po shkojnë këto pare, më pyetshin. Në një rast iu thash, shiqoni: nuk shkoj shum por kam qenë në kishë dhe në xhami. Njerzit atje napin edhe të holla. Unë nuk e dij kah shkojnë ato tëholla por njerzit i napin. Edhe këtu neve po napim ndihmë për Kosovë e ndoshta ndokush e shfrytëzon rastin dhe i keqpërdor. Si e tërë mërgata, edhe unë mbaj mendimin se ato tëholla janë keqpërdor dhe aty figuron edhe Isa. Ja edhe disa momente. Para disa viteve, kur Isa u zgjedh Kryeministër, nji antar i kabinetit, Jabllanoviqi, popullin e Gjakoves e quajti egërsirë. Më shqetsoi pa masë. Për herë të parë reagova, në Gazeten kombëtare Bota sot. Reagova në aspektin juridik se ai njeri bëri krim, duhet të largohet nga posti i ministrit, madje edhe duhet të përgjigjet për krim. Kuptohet, nuk u inicu ndjekja penale. Pak ditë më von, në Parlament, Isa, iu drejtu një deputeti që shtroi pyetje, në mënyrë arogante, me fjalët “kush je ti”. Reagova edhe për këtë rast dhe e pyeta Isen se a e pyeti Jabllanoviqin kush është ai me e quajt popullin egërsirë. Ditë më parë, lexova se Isa e quajti deklaraten e një deputeti apo deputete, deklaratë fashiste!! Shof për çdo dit se çka po ndodh në LDK. Bërën koalicion me VV, me plot vetëdije dhe qellim që të ndodh kjo çka ndodhi!! Ishte kjo nji kurthë e kurdisur me paramendim. Si mund të simpatizoj more.

Shtatëqind të zeza ndodhin por për shtetin nuk ndodhë asnjë e mirë

Që nga shpallja e pavarsisë, mjerisht, shteti, në vendnumron apo edhe dobësohet. A do e kuptoj, donjëherë, shtresa politike se, për bërjen, mbajtjen dhe zhvillimin e shtetit, kërkohet, para gjithash, një diapazon i gjërë i njohurive për shtetin, kërkohet ndërgjegje e nivelit të lartë, moral dhe vetëdije e plotë e përkatësisë së shtetit dhe kombit që i takon. Mbaj bindjen se, këto kritere, gjatë tërë kohes, nuk janë përmbush, prandaj, gjindemi aty ku gjindemi.

Shteti u shpall por, sovraniteti nuk u shtri, as sot e kësaj dite, në tërë teritorin e shtetit. Nuk ka shtet ku nuk ka sovranitet.

Në dijalog me Serbin, Kosova hyri, duke mos qenë e vetëdijshme, dhe, as sot nuk është, se për çka dialogon. Në çdo dialog duhet të rradhiten pikat për të cilat dialogohet. Dialogut është deshtë, ose duhet ti prij çështja e dëmeve të luftes, si pasojë e krimeve të Sërbis e pastaj të rradhiten çështjet tjera. Në postimin e fundit që ia dërgova ati far R. Grenell, përveq tjerash i sugjerova që të mos harron se ballafaqohet me dy pal - pala kriminale dhe ajo e dëmtuar.

Kushtetuta - nga nji herë po mendoj se a është Kushtetutë kushtetuta e Kosove apo Gjykata kushtetuese. Mbaj bindjen se për çdo çështje kontestuese duhet ti drejtoheni Gjykates. Përveq përmbajtjes, edhe ky fakt flet për mungesat e Kushtetutes. Kushtetuta egzistuese kërkon korigjime, madje edhe rrënjësore. Duhet të gjindet mënyra që, para gjithash, të korigjohet neni 65 pika 2, sipas të ciles, Lista serbe mundet me e blloku ndryshimin e Kushtetutes, dispozitë e turpëshme.

Ndoshta falë hyerjes së gabueshme në dialog, Kosova nuk të bënë me kuptuar se në sferen diplomatike, vepron si shtet. Shiqon se si mendojnë SHBA-t, Bashkimi europian etj. Definone more sëpari, poziten shtetërore të Kosoves e pastaj veproni. Çdo çështje, në sferen diplomatike, dhe jo vetëm, duhet të diskutohet me gjuhen e argumenteve.

Është parim politik që në sferen politike, çdo levizje duhet të ndërmirret në formë të duhur dhe në moment të duhur. Ajo që aktualisht ndodh apo zhvillohet në Kosovë është më se e turpëshme. E tër bota ballafaqohet dhe përqendrohet në betejen kundër virusit aktual, në betejen për mprojtjen e jetes së qytetarëve. Në Kosovë zhvillohet një betej politike, e cila e le anash sigurin shëndetësore të qytetarëve. Po kam frigë se, një ditë, beteja të shkon deri në betej armiqësore. Fjala e moqme thot, mjerisht, se çka ta ban i yti askush nuk ta ban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat